Një grua kishte tri vajza. Ditën e martesës i kërkonte secilës prej tyre t’i shkruante asaj për t’i treguar si shkonte jeta në shtratin martesor.
E para i shkroi dy ditë pas martesës.
Letra kishte vetëm një mesazh: “Nescafè”.
Mamaja në fillim u hutua, pastaj mori një reklamë të Nescafè në një gazetë.
Reklama shkruante: “Kënaqësi deri në pikë të fundit.” Mamaja u lumturua shumë.
Pastaj u martua vajza e dytë dhe pas një javë i shkroi një letër mamasë:
Kishte vetëm një mesazh: “Benson & Hedges”.
Mamaja lexoi reklamën e cigareve: “E bollshme, e plotë.” Mamaja përsëri u lumturua shumë.
Pas martesës së vajzës së tretë, mamaja ishte shumë në ankth për çupërlinën e saj.
U deshën tri javë që ajo të merrte letër prej saj. Letra shkruante: “British Airways”. Nëna u shqetësua. Mori me nxitim një gazetë ku pa reklamën e linjës ajrore:
“Tri herë në ditë, shtatë ditë në javë, në të gjitha drejtimet.”
Komentet