VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një djalë që ishte në vitin e katërt për mjekësi

February 6, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Na ishte një magjistar aq i mirë

Na ishte një magjistar aq i mirë saqë kur dilte në skenë, menjëherë hipnotizonte të gjithë sallën.

E tëra çfarë duhet të bënte ishte të thotë, “Qesh”, dhe të gjithë shpërthenin në të qeshura. E tëra çfarë duhet të bënte ishte të thotë, “Qaj”, dhe të gjithë shpërthenin në lot.

Problemi është se, një herë, kur doli në skenë, u pengua te kordoni i mikrofonit dhe tha, “Mut!”… dhe u desh një javë për të pastruar sallën!

Këndi i humorit: Mësuesja në klasë i pyet nxënësit

Mësuesja në klasë i pyet nxënësit:

“Leta, sa vjeç mendon se jam?”

“Rreth 40 vjeç, mësuese,” përgjigjet vogëlushja.

“Më fal, kjo është një përgjigje e pasaktë. Po ti, Gimi”

“32, mësuese,” përgjigjet Gimi.

“Gabim. Po ti, Pal, sa mendon se jam?”

Pali: “36, mësuese.”

“Mirë, Pal… por… si e llogarite?!” pyet mësuesja.

“Epo, e di… kam një kushëri 18-vjeçar që është… gjysëm idioti!”

Këndi i humorit: U takuan papritur në rrugë

U takuan papritur në rrugë:

“Antonio, a më mban mend? Dyzet vjet më parë, ishim në të njëjtën klasë!”

“Jo, nuk mbaj mend të kem pasur ndonjë shok klase tullac me mustaqe.”

Këndi i humorit: Dy vajza mikesha po bisedojnë

Dy vajza mikesha po bisedojnë:

“Sipas mendimit tënd, nga cilët burra ka më shumë gjasa të mos tradhtohemi? Nga flokëzinjtë, flokëverdhët apo nga flokëkuqtë?”

 

Tjetra përgjigjet: “Nga flokëthinjurit…”

Këndi i humorit: Në fshat, dy gra të pamartuara

Në fshat, dy gra të pamartuara, jo më të reja, shikojnë një pulë që ndiqet nga një gjel, vrapon nëpër rrugë dhe përfundon poshtë një kamioni.

“Shiko,” vëren njëri prej tyre, “ajo preferoi të vdiste!!!”

Këndi i humorit: Pas një mbrëmjeje të këndshme në një restorant

Pas një mbrëmjeje të këndshme në një restorant, një i ri shoqëron një grua të bukur për në shtëpi.

Ajo i pëshpërit: “Janë tri vende ku më pëlqen të më puthin.”

“Dhe cilat janë ato?”

“Parisi, Rio dhe Maldivet…”

Këndi i humorit: Dy plakushë kujtojnë kohët e shkuara

Dy plakushë kujtojnë kohët e shkuara:

“A ju kujtohet, në vitin ’49, kur ishim në ushtri dhe na vinin bromur në kafe që të mos na luante?”

“Po, më kujtohet… më kujtohet…”

“Epo, duket se po fillon të japë efekt…”

Këndi i humorit: Një gjirokastrit po lexon me zë të lartë nga një libër me proverba

Një gjirokastrit po lexon me zë të lartë nga një libër me proverba kur miqtë e tij papritmas e vënë re se hesht.

Të intriguar, ata hedhin një vështrim në faqe dhe shohin fjalët: “Heshtja është flori”.

Këndi i humorit: Gruaja i mburret të shoqit

Gruaja i mburret të shoqit:

“E di ti që unë kam diçka nga Monica Bellucci?”

Dhe burri i përgjigjet:

“Nëse ke diçka nga Monica Bellucci, unë duhet të kem diçka nga Andrea Bocelli, sepse nuk e shoh!!!”

Këndi i humorit: Një burrë debaton me një shofer i cili e quan atë brina

Një burrë debaton me një shofer i cili e quan atë brinar. Kur mbërrin në shtëpi, i bërtet gruas së tij: “Sa herë më ke tradhtuar që kur jemi martuar?”

Gruaja e habitur e këshillon të bëjë një dush për t’u qetësuar.

Pas një çerek ore, burri i kthehet gruas së tij: “Më fal, e dashur, isha nervoz; për t’ju shpaguar, do t’ju nxjerr për darkë.”

“Hesht,” përgjigjet ajo, “mos më shpërqendro… Po numëroj ende!!!”

Këndi i humorit: Polici i dashuruar shkon te babai i së dashurës së tij dhe i thotë

Polici i dashuruar shkon te babai i së dashurës së tij dhe i thotë:

“Zotëri, kam ardhur t’i kërkoj dorën vajzës suaj për martesë.”

“Për cilën e ke fjalën,” ndërpret babai i së dashurës, “për të madhen apo për të voglën?”

“Epo,” përgjigjet polici, “as nuk e kisha vënë re që njërën dorë e kishte më të madhe se tjetrën…”

 

Këndi i humorit: Në një pritje në Paris

Në një pritje në Paris, skenaristi i famshëm Henry Jeanson i tha një aktoreje të re:

“Sa të bukur ju bën shampanja, zonjushë.”

“Por unë nuk kam pirë asnjë pikë!” kundërshtoi ajo e habitur.

“Ju nuk keni pirë,” u përgjigj Jeanson, “por unë kam pirë shumë!”


Send this to a friend