Një çift i moshuar shkon tek mjeku. Ky viziton së pari burrin:
-Duket se jeni shëndosh e mirë. Për çfarë ankoheni?
-Shiko, doktor, asgjë të veçantë, po kur bëj dashuri me gruan time për herë të parë, gjithçka shkon mirë. Ndërsa, kur bëj herën e dytë, djersitem shumë dhe kjo më vë në siklet.
Pasi e viziton edhe gruan, mjeku e pyet:
-Edhe ti je shëndosh e mirë, por yt shoq thotë se kur bën dashuri herën e parë është në rregull, ndërsa herën e dytë djersit shumë. Ti si e shpjegon këtë?
-Natyrisht, e shpjegoj. Hera e parë është në janar, ndërsa hera e dytë është në gusht.
Komentet