Një burrë shkoi tek avokati i tij dhe i tha: “Fqinji im më ka borxh 500 mijë lekë dhe ai nuk do të m’i paguajë. Çfarë duhet të bëj?” “A keni ndonjë dëshmi se ai ju ka borxh këto të holla?”- pyeti avokati. “Jo,” – u përgjigj ankuesi. “OK, kështu që shkruaji atij një letër duke i kërkuar 5 milionët që ju ka borxh,” – tha avokati. “Por ai më ka borxh vetëm 500 mijë”, u përgjigj ankuesi. “Pikërisht, kështu ai do të përgjigjet dhe pastaj ju do të keni dëshminë tuaj!”
Komentet