Në mes të rrugës së kësmetit u takuan lopa dhe gomari. Dukeshin shumë të mërzitur dhe filluan t’i qajnë hallet mes tyre.
Fjalë pas fjale u kujtua gomari dhe e pyeti lopën:
-Për ku je nisur kështu?
-Unë jam nisur për në Indi, se atje lopët janë të shenjta dhe i trajtojnë mirë. Po ti për ku qenke nisur?
-Unë jam nisur për në Shqipëri, se atje të gjithë gomarët janë mbledhur në parlament.
Komentet