Është nata e parë pas Përmbytjes Universale. Në Varkën e Noes, mbushur plotepërplot me kafshë të të gjitha llojeve, një kërkëllimë ngulmuese, e pareshtur nuk lë askënd të flerë, as vetë mbretin e pyllit.
As hungërima më e tmerrëshme nuk arrin të ndalë zhurmën e çuditshme që bën kërkëllima. Dikur, luani, tepër i tërbuar, e çon xhirafën të inspektojë katin e sipërm për të parë se kush po e lë gjithë Varkën pa gjumë.
Pasi bën inspektimin, xhirafa kthehet dhe raporton: “Naltmadhni, kam frikë se zhurma nuk do të pushojë gjithë natën e natës! Është shumëkëmbëshi duke hequr këpucët!”
Komentet