Në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar Adolf Hitler ishte i ftuar i përhershëm në sallonet e Mynihut ku të borgjezët e pasur dëfreheshin duke dëgjuar muzikë austriake.
Aty Hitleri i ri shpalosi për herë të parë idetë e tij antisemite për shfarosjen e hebrejve.
Kur vëmendja niste të zbehej ndaj tij, Hitleri përplaste kamzhikun në çizmet e tij të zeza për të tërhequr vëmendjen e të rinjve borgjezë të dehur.
Borgjezët e rinj ishin të mahnitur nga fjalimet gjithë patos të politikanit të ri që vishte uniformë blu dhe çizme të zeza dhe që më vonë do të organizonte puçin në kryeqytetin bavarez. Madje nuk shqetësohesih fare nga fiksimi i tij antisemitist, kujton historiani Sven Feliks Kellerhoff.
Një urrejtje antike
Në 1919 Hitleri kishte shprehur në një letër ushtarit Adolf Gemlich urrejtjen e tij të sëmurë kundër hebrenjve. “Fantazitë e shfarosjes duken qartazi në këtë letër, por edhe në librin Lufta Ime, manifestin e shkruan në burg në 1924 dhe i shitur në 12 milionë kopje”, thotë Kellerhoff.
Ai gjithashtu kundërshton idenë e kryeministrit izraelit Njetanjahu se Hitleri nuk kishte menduar shfarosjen e hebrenjve.
“Antisemitizmi obsesiv dhe teoria e pastrimit të Gjermanisë janë të dukshme në librin e tij”, shkruan Kellerhoff.
Kellerhoff thotë se ndalimi i shitjes së Mein Kampf për disa kohë bëri që të shtoheshin legjendat rreth Hitlerit dhe deformimi i fakteve për të.
Deliri i madhështisë
Kellerhoff thotë se janë lënë në hije shumë aspekte të jetës së Hitlerit duke mos paraqitur jetën e tij të vërtetë.
“Ai ishte një i ri i varfër. Jetoi momente të tmerrshme në Vjenë dhe Mynih. Përjetoi një luftë të tmerrshme uri dhe netët i kalonte në hotelet e të vrafërve. Madje në atë kohë u ndihmua ekonomikisht nga disa miq hebrenj. E vërteta është se i shpenzonte lekët e pensionit si jetim në kërkim të një jete prej bohemi. Që atëherë mendonte se ishte lindur për të bërë gjëra të mëdha”, thotë historiani i nazizmit.
Asnjë heroizëm
Kellerhoff mendon se duhen ridimensionuar “heroizmat” në luftë të Hitlerit pasi ka shumë të pavërteta.
“Ngritja e Hitlerit erdhi në betejën e Fiandrës. Plumba që fishkëllenin gjithandej dhe fraza epike e Hitlerit : Deutschland uber alles, Gjermani mbi të gjitha. Është e gjitha një fantazi”, thotë Kellerhoff.
“Në të vërtetë para përparimit të trupave francezë gjermanët u trembën dhe u shtirën si të vdekur për të shpëtuar. Hitleri bërtiti tre herë : në sulm, por askush nuk e ndoqi komandën e tij. Ai vetë u fsheh në prapavijë”, thotë historiani.
Por transformi i fakteve bëri që Hitleri të merrte Kryqin e Hekurt, nderimi më i madh në atë kohë për trimëritë në beteja.
E çuditshme, por togeri që insistoi që Hitleri të merrte medaljen, ishte një hebre, quhej Hugo Gutmann./Përgatiti Amarildo Lumani.
Komentet