17 Nëntori është dita e 321-të e kalendarit gregorian (dita e 322-të në vitin e brishtë) – kështuqë deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 44 ditë.
Ngjarje

1603 – Shkrimtari, eksploruesi dhe oborrtari britanik Sir Walter Raleigh del në gjyq nën akuzat për tradhti. Ai kishte luajtur rol të rëndësishëm në kolonizimin e Amerikës. Por mbreti James e kishte inat pasi Sir Raleigh ishte favorit i mbretëreshës Elizabeth, dhe kur kjo vdiq, James e dënoi me burgim dhe më 1618, me vdekje.
1839 – Oberto, opera e parë e Giuseppe Verdit, shfaqet në la Scala të Milanos, Itali.
1869 – Në Egjipt, përurohet Kanali i Suezit, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Ky kanal ishte një nga projektet madhore të dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha për modernizimin e Egjiptit.
1903 -Në Rusi, partia Social Demokrate e Punës ndahet në dy grupe, në shumicë dhe pakicë (rusisht; bolshevikë, dhe menshevik).
1912 – Në përpjekje për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë, shoqata mbarë shqiptare e Amerikës, Vatra organizoi një takim në Boston, në të cilin Faik Konica ishte folësi kryesor. Ai pohoi dobësimin e Turqisë: “Turqia po bie, Shqipëria është e pushtuar dhe në rrezik për t’u copëtuar. Çfarë do të bëjmë ne si atdhetarë për të shpëtuar vendin tonë?” Pas këtyre fjalëve, pjesmarrësit miratuan vendimin që burimet financiare të Vatrës të përdoreshin për të shpëtuar Shqipërinë. Gjithashtu, telegrame iu dërguan fuqive të mëdha; Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Vatikanit, Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara me kërkesën që të ndalonin copëtimi i Shqipërisë.
1922 – Ish sulltani i perandorisë osmane Mehmedi VI shkon në mërgim në Itali.
1933 – Shtetet e Bashkuara njohin Bashkimin Sovjetik.
1944 – Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çlirojnë Tiranën nga nazistët gjermanë – pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv. Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra paraashutistë anglezë u hedhën në zonat midis liqenit të Ohrid dhe bregdedit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët. Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste kishin mundur të tërhiqeshin nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.(O. Pearson)
1947 – Shoqata amerikane e aktorëve merr vendimin që të gjithë anëtarët e saj, aktorë, regjisorë, skenaristë, të bëjnë betimin për besnikëri anti-komuniste.
1962 – Presidenti John F. Kennedy përuron aeroportin ndërkombëtar Dulles pranë kryeqytetit Uashingtonit.
1973 – Revolta e studentëve të Institutit Politeknik të Athinës kundër regjimit ushtarak përfundon në gjakderdhje.
1986 – Vdiq Kolonel-Lejtnant Neil Loudon Desmond McLean, i njohur si Billy McLean, oficer zbulimi i ushtrisë britanike, i cili udhëhoqi operacionet speciale në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të vitit 1943, Londra e caktoi Mcleanin për të udhëhequr një mision në Shqipërinë e pushtuar për të bashkërenduar luftën kundër nazizmit. Ai u hodh me parashutë në prill të vitit 1943 dhe ra në kontakt me partizanët, duke vendosur gjidhashtu lidhjen e parë me radiotransmetues me shtabin britanik. Ekipi McLean organizoi brigadën e parë partizane, dhe u kujdes për stërvitjen dhe armatimin e saj. Pas evakuimit nga Shqipëria në nëntor 1943, McLean u thirr në Londër. Megjithatë, tensioni mes partizanëve dhe Legalitetit e Ballit Kombëtar, shkaktuan shqetësime mes britanikëve se lufta po pengohej, dhe Billy McLean u dërgua përsëri në Shqipëri në prill 1944 me një ekip të vogël i përbërë nga David Smiley dhe Julian Amery, me mision për një bashkim forcash mes nacionalistëve dhe partizanëve, por pa sukses. Pas kësaj, strategjia britanike ndryshoi; Mclean u urdhërua nga Londra të braktiste shtabin e Abaz Kupit, dhe përkrahja britanike i kaloi vetëm partizanëve. Pas luftës, në fund të viteve 1940, Billy McLean iu bashkua përpjekjeve të agjencive amerikane dhe britanike të zbulimit kundër regjimit komunist në Shqipëri.
1989 – Lufta e Ftohtë : Revolucioni Kadife fillon: Në Çekosllovaki – demonstrata e studentëve në Pragë shtypet nga policia . Kjo u bë shkak për protesta në shkallë të gjërë që çuan në përmbysjen e qeverisë komuniste më 29 dhjetor.
284 – Diocletian u shpall perandor nga ushtarët e tij.
1511 – Spanja dhe Anglia bashkohen kundër Francës.
1603 – Udhëtuesi dhe shkrimtari anglez Walter Raleigh hidhet në gjyq për tradhëti.
1878 – Tentimi i parë për vrasje të mbretit Umberto I i Italisë.
1922 – Sulltani i mëparshëm i Perandorisë Osmane Mehmedi VI largohet në ekzil në Itali.
1939 – U krijua lidhja ajrore Romë-Rio de Janeiro.

1944 – U çlirua Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.
1954 – Koloneli Gamal Abdel Nasser u bë president i Egjiptit.
1970 – Lufta në Vietnam: Leutenant William Calley paraqitet në gjyq për Masakrën në My Lai
1970 – Douglas Engelbart fiton patentën për miun e parë kompjuterik.
1973 – Studentët athiniot protestojnë ndaj qeverise diktatoriale greke.
1983 – U themelua Armata Zapatista e Çlrimit Kombëtarë
1985 – U paraqit edicioni i parë i revistës Phrack. Është revista më e vjetës e nëntokës kompjuterike e cila akoma botohet edhe pas 20 viteve ekzistim.
2000 – Alberto Fujimori largohet nga zyrat si president i Perusë.
2003 – Arnold Schwarzenegger inagurohet Guverner i Kalifornisë.
2004 – Kmart Corp. shpall blerjen e korporatës Sears, Roebuck and Co. për 11 miliard dollrë amerikan dhe riemërimin në Sears Holdings Corporation.
2006 – Emërtimi zyrtarë i elementit të 111 kimik Roentgenium (Rg).
Lindje
1749 – Nicolas Appert, francez
1755 – Luigji XVIII, mbret francez
1790 – August Ferdinand Möbius, matematikant gjerman
1886 – Janko Poliq Kamov, shkrimtar kroat
1887 – Bernard Montgomery, udhëheqs ushtarak britanez
1917 – Indira Gandhi, politikane indiane
1925 – Rock Hudson, aktor amerikan
1942 – Martin Scorsese,regjisor amerikan
1944 – Danny DeVito, aktor amerikan
1966 – Sophie Marceau, aktore franceze
1969 – Ryotaro Okiayu, dublues japonez
1973 – Bernd Schneider, futbollist gjerman
1983 – Christopher Paolini, shkrimtar
Vdekje
1207 – Shën Elizabeta e Hungarisë, princeshë dhe shnjtore hungareze (v. 17 nëntor 1231).
1558 – Marija I , mbretëresha angleze.
1796 – Katarina II , mbretëresha ruse.
2000 – Louis Néel, fizikant francez.
2006 – Ruth Brown, këgëtare merikanea.
2013 – Doris Lessing, shkrimtare britanike Nobeliste

Festa dhe përvjetore
17 Nëntor 1944, Çlirimi i Tiranës nga nazistët gjerman.
Dita që Kisha Katolike Romake përkujtonë Shën Elizabetën e Hungarisë.
Komentet