Arroganca? – Nihil novi sub sole! *
Arroganca? Nuk hiqet me nje te rene te lapsit, a me nje te shtypur te tastieres per te shkruar nje email. Ka 25 vjet ky popull qe vuan arrogance ministrash, kryeministrash, kryetare bashkishe, policesh, punonjes administrate, pronare mediash etj etj. Ju thjesht jeni te fundit ne kete zinxhir.
Arroganca? Eshte semundje Zoti kryeminister! Eshte shume e keqe si semundje dhe eshte semundja e zengjinave te rinj, e pasanikeve te rinj. yyy sa shume ka pasur ne keto 25 vite dhe sa vazhdon te kete e per fat te keq, nje post ne administrate vetem sa e zgjon dhe shton kete semundje se te ben te ndjehesh nje mikrozot.
Arroganca? Nuk keni zbuluar asgje te re Zoti Kryeminister. Eshte semundje e vjeter. Eshte nje nga nuancat e pushtetit i parë si prone private. Por kur nje prone private merret pa mund, pa djerse, pa merite atehere per ta mbrojtur njeriu ka vetem arrogancen dhe dhunen. Ndodh kudo edhe neper religjione fatkeqesisht.
Arroganca? Eshte semundje, por ka ilaç: Puna dhe pervujtenia! Puna sjell dejt meritës, ndërsa pervujtenia tregon lirine se ajo çka ke arritur i perket te gjitheve dhe se nuk je pronar. Kete gje ende nuk e mesoi askush. Te vjetrit nuk munden se u rriten ne nje sistem te zventenuar. Te rinjte? Nuk paten te vjeter qe t’ua mesonin…
A mos u tregova pak arrogant edhe une?
Nihil novi sub sole! * Asgjë e re nën këtë diell
Komentet