Shiu bie në këto momente
deti i egërsuar, trazon shpirtin e brishtë,
Poseidoni më fton në duel,
Circet kanë dalur e tundojnë
me këngët e fërshëllimat e tyre në bordin e anijes,
diku larg melodia ndihet si një harpë e vjetër,
si në sallonet që di kenget dhe melodit hyjnore
ka vazhdimisht nga ajo që duket e bukur e nga harmonia.
Do t’i kërkoj detarit të më ledhatoj zërin dhe mua,
këngën e që kanë kapur valët, brigjet dhe anijet
do të bëhen kalendar një ditë në jetë, pa vonuar,
sepse arti do loz rolin e tij, si pjalmi i luleve
në gojën e bletëve dhe në shpirtin e të dashuruarve.
Kori i sirenave të detit të trazuar kishte përherë roli të zi
të robërimit të udhëtarëve në det, por qiellit do t’i lutem
që të më vejë zërin tek perënditë e Olimpit,
Zeusit t’i përgjërohem e të më nis zogjtë e tij shtegëtar,
Afërditës do t’i dhuroj buzëqeshje, se fort dua
ngjyrat e ëmbla të petaleve të luleve ndër njerëz
si më pushton era, sikur gjoksin do te ma ndeze vullkan …
dëgjojkëngët e shpirtrave pas dallgësh të egra të fateve…
E dua prandaj dhe i kam frikë egërsive të detit e bregut,
ku dua dhe ne të ngremë dolli me verë të të pagjumëve.
Detar, kije mendjen për rrugët e të të gjithëve, kështu si mua
po më pervelon shpirti për trëndafilin që dua të më pres
në breg dhe nuk dua t’i vonohem as unë asnjë çast.
Kam nisur këtë këngë dhe bekimi i perëndive s’më vonon,
deti lojën vazhdon dhe pulëbardhat ngrihen e bien pranë,
zilia, ndjenja e verbër… o jo jo këto lule që nuk njeh,
nuk nxjerrin gjethe rrotull valëve të udhëtimit.
Aida Meti
Komentet