Prej vitesh e vitesh tashme jemi deshmitare te sjelljes johumane dhe politikave te pasuksesshme, te nxituara dhe te deshperuara per te “pastruar” rruget e qyteteve tona nga banoret minoritar katerputrosh qe jane ne listat e zeza te bashkive tona, duke u shpallur “persona” non grata.
Ata jane viktima te modernizimit te qyteteve, te fushatave elektorale dhe sezoneve turistike.
Qe nga ciftja, tek shiringat me ajer, helmimet , zhvendosjet.
Nderrohet figura, orientimi, nderrohet emri, por mbetet deshtimi.
Deshtohet, te na provohet se po punohet me politika afatgjata e standarte nderkombetare sterilizimi, per te kontrolluar popullsine e qenve endacake.
STERILIZIMI dhe jo, zhdukja e elemininimi, eshte ZGJIDHJA.
Per ti thene MJAFT politikave driteshkurtra,nga ana e Bashkive tona Neser 20 Maj 2017, ora 10 30, Eja edhe ti perballe Bashkise Tirane!

Komentet