Shumë prej njerëzve që qëndrojnë në pozita të larta drejtuese në shtetet e ish-Jugosllavisë kanë qenë funksionarë dhe bashkëpunëtorë të Policisë Sekrete Jugosllave (UDB).
Kështu deklaron Josip Manoliç, ish-funksionar i UDB-së, në një intervistë për “Dnevni Avaz”, transmeton INA.
Manoliç, që njihet edhe si bashkëpunëtor i ish-presidentit të ndjerë kroat Franjo Tuxhman, në kujtimet e tij të shkruara zbulon se në të gjitha shtetet e dala nga ish-federata jugosllave, disa bashkëpunëtorë të UDB-s janë në pozita të larta shtetërore.
Sipas tij, UDB-ja ka lënë gjurmët e saj në çdo shtet dhe njerëzit e saj janë të fuqishëm në politikë e biznes.
Komentet