Mbroni femijet tuaj!
——o——
Jeta,
dashnorja ime e vetme
dashnorja
që më deshi aq marrëzisht,
çdo ditë shoh
dashurinë e saj te zbehet
dhe drejte divorcit
me shtyn pabesisht.
Shoh dhëmbjen
që më rrjedh nga gjoksi i çarë
dhe zemrën e rrëmbyer
tradhetisht,
mallkoj çdo ditë që ikën
më lë gjallë
ne ankthin e divorcit
mizorisht.
Numuroj rrudhat
gërvishtur mbi fytyrë
kërkoj zemrën
e shkulur çmendurisht
dhe pres çdo çast
nga kjo kurve e ndyrë
divorcin
qe do m’varrosë llahtarishisht.
S’i trëmbem
nuk i fshihem hasmes sime
deshperuar,pikelluar
tmerrësisht,
me duart që më dridhen
gris të fundit kujtime
dhe pres divorcin…
i heshtur…..qetësisht…
Dashamir Dini
Komentet