Plani 20-pikësh i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Gaza duket se shkon përtej kornizës tipike të armëpushimit dhe negociatave për pengjet, duke i hapur rrugën Izraelit që gradualisht t’ia dorëzojë territorin që ka pushtuar një force ndërkombëtare sigurie.

Propozimi përcakton dy rrugë të mundshme. Në njërën, forcat izraelite do të tërhiqen në vijat e dakorduara nëse Hamasi pranon të lirojë të gjithë pengjet brenda 72 orëve. Në tjetrën, nëse Hamasi refuzon, Izraeli do të vazhdojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza dhe gradualisht do t’ia dorëzojë territorin një autoriteti kalimtar.
Në të dyja rastet, propozimi shënon herën e parë që Izraeli ka rënë dakord publikisht që të tërhiqet përfundimisht nga pjesë të Rripit të Gazës dhe t’ia dorëzojë territorin një force ndërkombëtare sigurie.
Propozimi nuk përcakton një afat kohor për këtë dorëzim. Propozimi tregon gjithashtu se Izraeli duhet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Gazën, edhe nëse Hamasi e refuzon propozimin.
Por një pyetje e madhe mbetet: Si do ta sigurojë Izraeli lirimin e pengjeve nëse Hamasi refuzon? Propozimi i SHBA-së nuk i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “Izraeli do ta përfundojë punën vetë” nëse Hamasi nuk e pranon planin.
Plani i rrugës së administratës Trump për paqen në Gaza, të cilin Shtëpia e Bardhë e publikoi pak para se Presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu t’u drejtoheshin gazetarëve, bën thirrje për t’i dhënë fund luftës, lirimin e pengjeve të mbetura dhe tërheqjen e trupave izraelite.
Duket se ka pësuar disa ndryshime që kur iu prezantua fillimisht udhëheqësve arabë në Nju Jork javën e kaluar, duke u zvogëluar nga 21 pikë në 20.
Trump vuri në dukje se Hamasi ende duhej të binte dakord me të, megjithëse Netanyahu tregoi mbështetjen e tij sot.
“Forcat izraelite do të tërhiqen në vijën e rënë dakord për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve. Gjatë kësaj kohe, të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe të artilerisë, do të pezullohen dhe linjat e betejës do të mbeten të ngrira derisa të plotësohen kushtet për tërheqjen e plotë në faza”, thuhet në plan, pa përcaktuar një afat kohor.
Ja disa pika të tjera të rëndësishme:
1 – Gaza do të jetë një zonë e de-radikualizuar dhe pa terror, që nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët.
2 – Rindërtimi i Gazës do të bëhet për përfitimin e popullsisë, e cila ka vuajtur mjaftueshëm.
3 – Nëse të dyja palët pranojnë propozimin, lufta përfundon menjëherë, forcat izraelite tërhiqen deri në vijën e dakorduar për për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve, ndërsa të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe të artilierisë, do të pezullohen dhe vijat e betejës do të mbeten të ngrira deri në përmbushjen e kushteve për tërheqjen e plotë dhe graduale.
4 – Brenda 72 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjitha pengjet, të gjalla dhe të vdekur, do të kthehen.
5 – Pasi të lirohen pengjet, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur me dënim të përjetshëm dhe 1700 banorë të Gazës të arrestuar pas 7 tetorit 2023, përfshirë të gjitha gratë dhe fëmijët. Për çdo peng izraelit që kthehet, Izraeli do të lëshojë edhe mbetjet mortore të 15 qytetarëve të vdekur të Gazës.
6 – Pasi të kthehen të gjitha pengjet, anëtarët e Hamasit që do të angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzimin e armëve do të marrin amnisti. Anëtarët e Hamasit që duan të largohen nga Gaza do të kenë një kalim të sigurt drejt vendeve që janë të gatshme t’i pranojnë. Anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzimin e armëve do të marrin amnisti, ndërsa ata që dëshirojnë të largohen do të marrin udhë kalim të sigurt.
7 – Pas pranimit të marrëveshjes, ndihmat do të dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës.Minimalisht, ndihmat do të përputhen me marrëveshjen e 19 janarit 2025, duke përfshirë rinovimin e infrastrukturës (ujë, elektricitet, kanalizime), rindërtimin e spitaleve dhe furrave, si dhe hyrjen e pajisjeve për pastrimin e rrënojave dhe hapjen e rrugëve.
8 – Hyrja dhe shpërndarja e ndihmave do të bëhet pa ndërhyrje nga palët, përmes OKB-së, Gjysmëhënës së Kuqe dhe institucioneve ndërkombëtare neutrale. Hapja e pikës kufitare të Rafah-it do të bëhet sipas mekanizmit të marrëveshjes së 19 janarit 2025.
9 – Gaza do të qeveriset nga një komitet teknokratik palestinez, përgjegjës për shërbimet publike dhe komunat, nën mbikëqyrjen e Bordit Ndërkombëtar të Paqes, i kryesuar nga Presidenti Trump dhe përfshirja e ish-kryeministrit Tony Blair. Ky komitet do të përbëhet nga palestinezë të kualifikuar dhe ekspertë ndërkombëtarë, me mbikëqyrjen e një organi ndërkombëtar tranzitor, “Board of Peace”, i kryesuar nga presidenti Donald J. Trump, me anëtarë dhe krerë shtetesh të tjerë që do të shpallen, përfshirë ish-kryeministrin Tony Blair. Ky organ do të përcaktojë kornizën dhe do të menaxhojë financimet për rindërtimin e Gazës deri sa Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar programin e vet të reformave dhe të mund të rimarrë kontrollin në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Ky organ do të përcaktojë kornizat dhe do të menaxhojë financimin për rindërtimin e Gazës, deri në momentin kur Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar programin e tij të reformave, siç parashikohet në disa propozime, përfshirë planin e paqes të Presidentit Trump të vitit 2020 dhe propozimin saudo-francez, dhe të jetë në gjendje të marrë kontrollin e Gazës në mënyrë të sigurt dhe efektive. Ky organ do të mbështetet tek standardet më të mira ndërkombëtare për të krijuar një qeverisje moderne e efikase që i shërben popullit të Gazës dhe nxit tërheqjen e investimeve.
10 – Një plan zhvillimi ekonomik i propozuar nga Trump për rindërtimin dhe gjallërimin e Gazës do të hartohet duke mbledhur një panel ekspertësh që kanë kontribuar në krijimin e disa prej qyteteve moderne dhe të begata në Lindjen e Mesme. Shumë propozime investimi dhe ide zhvillimi të përgatitura nga grupe ndërkombëtare me vullnet të mirë do të shqyrtohen, me qëllim që të ndërthuren me kornizat e sigurisë dhe qeverisjes, për të tërhequr dhe lehtësuar këto investime që do të krijojnë vende pune, mundësi dhe shpresë për të ardhmen e Gazës.
11 – Do të krijohet një zonë ekonomike speciale me tarifa preferenciale dhe kushte hyrjeje që do të negociohen me vendet pjesëmarrëse.
12 – Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza: kushdo që dëshiron të largohet, do të jetë i lirë ta bëjë dhe të kthehet. Do të inkurajohet që të qëndrojnë, duke u ofruar mundësinë për të ndërtuar një Gaza më të mirë.
13 – Hamas dhe fraksionet e tjera pranojnë të mos kenë asnjë rol në qeverisjen e Gazës, as direkt dhe as indirekt. Të gjitha strukturat ushtarake, terroriste dhe sulmuese, përfshirë tunelet dhe impiantet e prodhimit të armëve, do të shkatërrohen dhe nuk do të rindërtohen. Gaza do të i nënshtrohet një procesi demilitarizimi nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur, duke përfshirë çaktivizimin e përhershëm të armëve përmes një procesi të dakorduar të çarmatimit, mbështetur nga një program ndërkombëtar blerjeje dhe reintegrimi, të verifikuar nga vëzhguesit e pavarur. “Gaza e Re” do të angazhohet plotësisht në ndërtimin e një ekonomie të begatë dhe bashkëjetesë paqësore me fqinjët.
14 – Do të sigurohet një garanci nga partnerë rajonalë që Hamas dhe fraksionet e tjera të përmbushin detyrimet e tyre dhe që Gaza e Re të mos përbëjë kërcënim për fqinjët apo popullsinë e saj.
15 – SHBA-të do të bashkëpunojnë me partnerë arabë dhe ndërkombëtarë për të zhvilluar një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF) të përkohshme që do të vendoset menjëherë në Gaza. ISF do të trajnojë dhe mbështesë forcat policore palestineze të zgjedhura, duke u konsultuar me Jordaninë dhe Egjiptin. Kjo forcë do të jetë zgjidhja afatgjatë për sigurinë e brendshme. ISF do të bashkëpunojë me Izraelin dhe Egjiptin për sigurinë e zonave kufitare, së bashku me forcat e reja policore palestineze të trajnuara. Do të jetë thelbësore të pengohet hyrja e armëve në Gaza dhe të lehtësohet fluksi i sigurt i mallrave për rindërtimin dhe rilindjen e Gazës. Palët do të bien dakord për një mekanizëm de-konflikti.
16 – Izraeli nuk do të pushtojë as aneksojë Gazën. Ndërsa ISF vendos kontrollin dhe stabilitetin, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të tërhiqen sipas standardeve, objektivave dhe afateve të lidhura me demilitarizimin, të dakorduara midis IDF, ISF, garantëve dhe SHBA-ve, me qëllim një Gaza të sigurt që nuk përbën më kërcënim për Izraelin, Egjiptin apo qytetarët e tyre. Praktikisht, IDF do t’i dorëzojë territorin e pushtuar Gazës tek ISF sipas marrëveshjes me autoritetin tranzitor, deri në tërheqjen e plotë, përveç një perimetri sigurie që do të mbetet deri sa Gaza të jetë e mbrojtur nga kërcënimet e reja terroriste.
17 – Në rast se Hamas vonon ose refuzon këtë propozim, procesi i mësipërm, përfshirë operacionin e ndihmave në shkallë të gjerë, do të vazhdojë në zonat e çliruara nga terrorizmi të dorëzuara nga IDF tek ISF.
18 – Do të nisë një proces dialogu ndërfetare bazuar në vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore për të ndryshuar mentalitetet dhe narrativat e palestinezëve dhe izraelitëve, duke nxjerrë në pah përfitimet e paqes.
19 – Ndërsa rindërtimi i Gazës përparon dhe programi i reformës së Autoritetit Palestinez zbatohet me besnikëri, mund të krijohen kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe Shtetit palestinez, që përfaqëson aspiratën e popullit palestinez.
20 – SHBA-të do të nisin një dialog mes Izraelit dhe palestinezëve për të rënë dakord mbi një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë.