VOAL- Më 2024 dha dorëheqjen shefja e Policisë Federale të Zvicrës, Nicoletta della Valle. Më parë, zonja della Valle pati shërbyer shërbeu si zëvendësdrejtoreshë e Fedpol për disa vite, dhe para kësaj, punoi për Sekretariatin e Përgjithshëm të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë. Më 1 gusht 2014, Nicoletta della Valle mori përsipër detyrën e drejtueses së Fedpol me misionin e transformimit të Zyrës Federale në një forcë policore operative, duke synuar, ndër të tjera, të intensifikojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të luftuar rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar. Kështu, si drejtuese e Zyrës Federale të Policisë, Nicoletta iu desh të merrej me mafian dhe organizatat terroriste.
Pas daljes në pension, ajo ka hapur një bar kafeje në Bernë, duke ofruar këshillim falas për situata të ndryshme jetësore. “Sempre Berna” është emri i kafenesë që ajo dëshiron të hapë në lagjen Mattenhof të Bernës. Por nuk ka të bëjë vetëm me pirjen e kafesë. Së bashku me rreth 50 vullnetarë, përfshirë ekspertë ligjorë, teologjikë dhe psikologjikë në pension, ajo dëshiron të ofrojë shërbime këshillimi me kosto të ulët.
Këshilla janë të disponueshme për shkrimin e aplikimeve për punë ose deshifrimin e teksteve komplekse administrative, për shembull, varësisht nga ajo që ofrojnë vullnetarët. Bari pritet të hapet në mesin e tetorit. Agjencitë/Wikipedia