DURRËS– Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Burime për media bëjnë të ditur se vendimi për emërimin e tij është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke i besuar Aliut drejtimin e një prej nyjeve më të rëndësishme detare në vend.
Aliu kishte dhënë dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një reagim gjatë verës, ai kishte kontestuar zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke theksuar se ky zhvillim ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij nga kabineti qeveritar.
Nderkohe Belinda Balluku eshte thirrur per hetime nga SPAK