Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert ka thënë se ajo që Izraeli “po bën tani në Gaza është shumë afër një krimi lufte”, gjatë një interviste me BBC-në.
Olmert, i cili ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009, i tha BBC-së se qeveria e Benjamin Netanyahut po zhvillonte “një luftë pa qëllim – një luftë pa shans, për të arritur diçka që mund të shpëtojë jetën e pengjeve”.
Ai tha se “pamja e dukshme” e fushatës ishte se Izraeli po vriste shumë palestinezë dhe se “nga çdo këndvështrim, kjo është e bezdisshme dhe skandaloze”.
Ai tha se qeveria izraelite duhej të ishte më e qartë se po “luftonte vrasësit e Hamasit, ne nuk po luftonim civilë të pafajshëm”.
Nga ana tjetër Mjekët pa Kufi akuzojnë Izraelin se po përdor furnizimin me ndihmë ‘qesharake të pamjaftueshme’ ,si një ‘perde tymi’ për të pretenduar se rrethimi i Gazës është hequr.
‘Sasia e ndihmës që Izraeli ka filluar të lejojë në Rripin e Gazës nuk është aspak e mjaftueshme dhe është “një perde tymi për të pretenduar se rrethimi ka mbaruar”, tha grupi i ndihmës MSF të mërkurën.
AFP raporton se Pascale Coissard , koordinatore e emergjencës së Mjekëve Pa Kufi në Khan Younis të Gazës, tha: “Vendimi i autoriteteve izraelite për të lejuar një sasi qesharake të pamjaftueshme ndihme në Gaza pas muajsh të tërë rrethimi hermetic, sinjalizon qëllimin e tyre për të shmangur akuzat për njerëz të uritur në Gaza, ndërkohë që në fakt i mbajnë ata që mezi mbijetojnë.”
Gjatë natës, agjencia shtetërore e lajmeve në UAW tha në një telefonatë midis zyrtarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, se ky i fundit kishte rënë dakord të lejonte hyrjen e ndihmës humanitare që do të furnizonte 15,000 njerëz. Popullsia e Gazës vlerësohej të ishte rreth dy milionë, para se të fillonte fushata ushtarake e Izraelit./ The Guardian.