Ftesa e Bashkisë me foton e Haki Toskës, si dhe disa foto të paraqitur gjatë festimeve
Nga Kastriot Dervishi Para tre ditësh, më 15 shtator, kryetari i Bashkisë së Tepelenës organizoi disa ceremoni me rastin e “75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës”, të cilat përfunduan suksesshëm me këngë për komandantin legjendar të krimit, tallonave, fukarallëkut dhe gazepit. Kjo gjë bëhej vetëm pak ditë pasi në mënyrë të sikletshme, Tërmet Peçi u pa në ceremoninë e 23 gushtit, në përkujtim të viktimave të komunizmit në ish kampin e internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në profilin e tij të fb nuk gjendet asgjë nga ceremonia e 23 gushtit, ndërsa është shpikur “çlirimi i Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit dhe për t’iu dhënë rastin.
Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme” (botimi i dytë, i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, përgatitur nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda e plotësuar nga Hysni Berdaj), Tiranë 1972, nuk figuron kurrfarë date për “çlirimin” e Tepelenës. Mund të gjesh lloj-lloj datash, por jo për një “çlirim” apo betejë të zhvilluar në Tepelenë. As në burime arkivore nuk gjendet ndonjë ngjarje e tillë. Datat më të afërta për “çlirimeve” të deklaruara janë 18 shtatori 1944 për Gjirokastrën dhe 22 shtatori 1944 për Krujën. Kësisoj supozohet që “gjermanët e Gjirokastrës” të larguar më 18 shtator, kanë kaluar të qetë në Tepelenën e “çliruar” më 15 shtator.
Në ftesën e nënshkruar nga kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, me titull “Në emër të lirisë” paraqitej anëtari i mëvonshëm i Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punës-Haki Toska si dhe Mustafa Matohiti, përkatësisht komisar dhe zëvendëskomisar të brigadës së 6-të komuniste. A thua kishte lidhje Hakiu me “çlirimin” e Tepelenës? Aspak. Edhe Matohiti është vrarë në 29 mars 1944 në betejën e Patosit, e kësisoj nuk ka lidhje me “çlirimin” e Tepelenës. Çfarë lidhje ka kjo brigadë me “çlirimin” e Tepelenës. Ajo u formua më 26.1.1944 në Përmet nga bashkimi i batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri” dhe “Abaz Shehu”. Në gusht 1944 brigada kaloi nga Këlcyra në Skrapar, u vendos në divizionin e 2-të komunist dhe u drejtua drejt Labinotit, Martaneshit e veriut. Pas luftimeve në veri, më 27.11.1944 kaloi kufirin shtetëror (të 1913-s). Por si gjëra krejt pa lidhje ishin edhe fotografitë e tjera e treguara që ishin të kësaj brigade. Referuar pamjeve të sjella nga bashkia dhe origjinalit të albumit nr.5 të Arkivit të PPSH-së, sipas numrave të origjinalit, fotot kanë këtë përmbajtje:
1-Mustafa Matohiti (pa datë)
2-Mustafa Matohiti në mes (dy të tjerët nuk dihen)
4-Bektash Bilimani (pa datë)
6-Partizanë në Drisht afër Vishegradit, më 2.6.1945
7-Partizanë në Mitrovicë më 11.4.1945
8-Sulo Veipi dhe MaksutMyrto (pa datë)
10-Partizanë (pa datë)
Asnjëra prej fotove pra nuk lidhet me “çlirimin” e Tepelenës.
Komiteti Kombëtar-Demokratik “Shqipëria e Lirë”, që u formua me niciativën e Mit’hat Frashërit, më 26 gusht të vitit 1949, në Paris, ishte një organizatë që në vitet në vijim, do të lua . . .
Diaspora shqiptare ishte e pafat pse unifikusi i gjakut të shprishur të Arbërit, Peter Genc Chicos, i biri i njërit prej themeluesve të “Vatrës”, arkëtarit të parë të saj, bashkëshoqëru . . .
Nga kështjellat e saj legjendare dhe fshatrat plot me lule e deri te lumi i festuar në zemër të saj, magjia e Luginës së Loire-s nuk zbehet kurrë.
Nëse shkrimtari i famshëm fra . . .
Doli në qarkullim libri ”Shënime mbi ngjarjet në Shqipëri, 1938-1944″ i Delegatit Apostolik Leone Nigris, nën kujdesin e Frano Kullit. Ky libër përbën një burim shumë të rëndësishëm d . . .
Mirënjohje fisnikja Monda Lleshi
Qysh në fillim të këtyre radhëve nderimtarie për atdhetarin bujar Sulejman Kapo Abazaj (1913-1994), dua të shpreh mirënjohjen time për ndihmesën e dhën . . .
HELENA LULI (1914-2001)
E PAHARRUESHME SHKRIMTARE !
Në Shqipni do të vazhdojnë rrokullisja e shekujve, po Ju shkrimtaria HELENA LULI nuk do të harroheni kurr!
Vepat Tua . . .
Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025
Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen n°18, një shkrim asokoh . . .
Burimi : Caras y Caretas, 19 prill 1930, faqe n°144
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025
“Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144, një shkrim asokohe rreth m . . .
Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2025
“Sunday Pictorial” ka botuar, të dielën e 7 janarit 1940, në faqen n°14, një shkrim . . .
Burimi : El Diario Palentino, e enjte, 8 shkurt 1979, ballinë
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim . . .
Historia e panjohur e bashkëpunëtorit më të afërt të Enver Hoxhës, Nesti Kerenxhit, që njihet si një prej ish-drejtuesve kryesorë të LANÇ-it në Korçë dhe më vonë, si ish-anëtar i Byrosë . . .
Nga Ndue Dedaj
Është e habitshme se si regjimi komunist, asnjëherë nuk i kuptoi kosovarët që kaluan kufirin për të gjetur lirinë në “Shqipninë nanë”, por herët a vonë, i shpalli njërin . . .
Komentet