VOAL – BERNË, 13 NËNTOR – Iniciativa RASA (“Raus aus der Sackgasse”, ose “Dalja nga rrethi vicioz”) ka arritur numrin e duhur të votave, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. U verifikuan të vlefshme 108’640 firma nga 109’089 të depozituara. Lajmin e njoftoi Kanceleria Federale.
RASA synon shfuqizimin e vdneimeve të iniciativës së SVP të 9 shkurtit 2014 për emigracionin në masë. Ajo propozon zgjidhje për të ruajtur marrëveshjet dypalëshe Zvicër-BE. ATS
Komentet