Drejtuesja politike e PD për Sarandën, Ina Zhupa, ngre alarmin për manipulimin e votës së diasporës
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, në një postim në rrjetin social Facebook, ka denoncuar ashpër procesin e votimit të diasporës, duke deklaruar se ai është shkatërruar qëllimisht dhe me skema të dyshimta. Zhupa thekson se zarfat e votave nuk kanë ardhur sipas kontratës përmes DHL, por përmes “Postës së Ramës” dhe mjeteve të tjera të paautorizuara, siç i quan ajo, “thasët e Taulantit”.
‘Ky proces i deformuar përkon me deklaratat e mëhershme për manipulime dhe ndërhyrje në votim, duke minuar seriozisht integritetin e të gjithë procesit zgjedhor.’– cilësoi ajo
Zhupa shprehet se nga këto “vota të thasëve”, Partia Demokratike ka humbur një mandat në qarkun e Vlorës, duke akuzuar për një tjetër akt të rëndë në një proces që e cilëson si të mbushur me shkelje dhe manipulime të qëllimshme.
Postimi:
Me zë dhe figurë si është shkatërruar votimi i diasporës!
Zarfat nuk kanë ardhur me DHL (sipas kontratës) por me Postën e Ramës dhe mënyra të tjera si psh me thasët e Taulantit. Edhe kjo përkon me kohën kur deklaruan mish mashin dhe që do i mbushnin vetë!
Votat qartësisht nuk janë më të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.
Është njëlloj sikur në votimin në Shqipëri dikush të shkonte me fletën e vet me vete dhe të lejohej ta hidhte direkt në kuti!!!
Nga votat e thasëve të Taulantit, PD në qarkun e Vlorës humbi një mandat, duke shtuar akoma më shumë shkelje një procesi të brendshëm me skema po aq kriminale.