Përmendja e parë e vllehëve në dokumentet mesjetare serbe asht për vllehët e Kosovës. Asht nji akt dhurimi i Stefan Nemanjës, në vitet 1198-1199, për manastirin e Halindarit nga mali Athos, ku përmenden vllehët në zonën e Prizrenit, të udhëhequn nga dy juzi, Radu dhe George. Ilona Czamańska shkruen se: “Shumica e serbëve nga Republika Srpska e Bosnja moderne asht me origjinë vllahe, si dhe shumica e popullsisë nga Bosnja e Hercegovina në përgjithësi. Shumë emna personalë të përdorun në Ballkanin Perëndimor u identifikuan si vllahë: Banjan, Balac, Bilbija, Boban, Bokan, Banduka, Bencun, Belen, Bender, Besara, Bovan, Čokorilo, Darda, Doman, Dreço, Gala, Jarakula, Kalin, Kešelj, Keser, Koço, Kalaba, Kokoruš, Kosor, Lopar, Macura, PaĎen, Palavestra, Punja, RiĎan, Šola, Šolaja, Šabat, Šurla, Šatra, Škipina, Špira, Tubintor, Keçmani, Šikmani, Toromani, Šumani, Karani, Šurlani, Servani. Njihen edhe shumë emna malesh me origjinë vllahe: Vllashiq, Vllashko Brdo, Stari Vlah, Vlasina, Vlaninja, Vlahinja Planina; dhe emnave vendesh, si; Vlahov Katun, Valakonje, Vlahoni, Vlaškido, Vlaški, Vlasic, Vlase, Vlasi, Vlasotince, Novovlase, Vlaška Draca, Vlaška, Vlahi, Vlahinja. Shumë emna vllahë janë zhdukë kur vllehët u sllavizuen. (Faqja në fb Pro Gegnishtes)
