Kurr s’kam tentue
me u ba „i modës“
tue u dhanë dorën
e tue i perqafue
servilët, injorantët,
zagarët, papagajët
fodullët, skllavët.
T’ue u buzqesh me sforcim
kukullave të kurdisuna
në prapaskenë,
që dhe hapin, shikimin,
gjestin, ngerdheshjen
susta e padukshme
ua kronometron.
Premtojnë mal
pjellin një mi,
duartrokasin
ku duhej me shqelmue.
Nepër gjuhën akull
tue ftohë ndjenjën e zjarrtë.
Nëpër ligjërimin njalë
tue lmue mendimin e vrazhdë.
Nëpër thesin e shekujve
litar i ndrymë
ka mbetë drejtësija
e pagjuhë, e pafrymë.
Rrëshen-Mirditë,1971