Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Joti.
Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.
Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi ai ka marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.
Lajmi vjen në kohën kur një gjykatë arbitrazhi ka konfirmuar gjobën prej 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Emri i Jotit ishte shfaqur gjatë këtij skandali.
Kur Beketi drekoi me Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi, ai i tha se duhej të fliste me Enkelejd Jotin, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Top Channel.
Dialogu i zbardhur:
Françesko Beketi: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?
Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.
Françesko Beketi: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?
Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit. syri.net