Po zhvillohej nji finale e Basketbollit Amerikan ( NBA ) !
Stadiumi ishte plot e perplot.
…Dy persona qe ishin ulun ne radhen e pare ku bilietat kushtojne shume, kishin ne mes nji ndenjese bosh!
Pyet i pari ate qe kishte ne krah:
“A thue nuk po vjen njeri me u ule ketu?”
I pergjigjet i dyti:
“Jo…kjo ndenjesja bosh asht e imja.”
“Si keshtu?! Ju keni pague per dy vende?!”
“Po pra…sepse ime shoqe nderroi jete e na i kemi ndjeke finalet gjithmone bashke dhe asht hera e pare qe shof nji finale pa te!”
“Ah, po me vjen shume keq, m’a besoni. Ngushellime.”
“Ju faleminderit.”
Mbas pak:
I pari: Po mire…me falni qe po ju bezdise…po perse nuk ftuet ndonji te aferm apo ndonji mik tuejin meqe e paskeni pague kete ndenjese ne radhen e pare?!
“ Jo pra…s’kisha ke me marre sepse ata jane ne FUNERAL te tane !”