Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan Hovenier për televizionin Dukagjini.
Sipas tij SHBA-të nuk i kanë kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
Hovenier u shpreh se ShBA është duke kërkuar një lloj Asociacioni, i cili bën vetëm renditjen në mënyrë më të mirë të funksioneve qeverisëse komunale, që tashmë, sipas tij, rregullohen edhe përmes ligjeve të Kushtetutës.
Ai ka komentuar edhe nenin e shtatë të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
Ambasadori amerikan thotë se një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit.