DASHI*** Me siguri nuk do t’ju mungojë veprimi dhe energjia për të prodhuar shumë, dhe mirë. Sot do të jeni në gjendje të demonstroni talentin tuaj i cili do t’ju lejojë të bëheni të njohur në sektorët që kanë më shumë rëndësi për ju. Jeta juaj e dashurisë do jetë më e mira dhe miqtë do ju kërkojnë vazhdimisht.
DEMI** Hëna do ju hedhë në trazira por Venusi do të ndërhyjë në favorin tuaj. Do të jeni emocionalë dhe pak nervozë, por kur të vijë koha do të jeni në gjendje të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme dhe të lini mënjanë fantazitë e kota dhe negative. Kënaqni krijimtarinë tuaj.
BINJAKËT ** Nëse ndiheni paksa të bllokuar në një rutinë që ju bën dembel mendërisht, jepini hapësirë interesave të reja ose aktiviteteve krijuese. Mbrëmja do të mbetet e paharrueshme për ata që janë në kërkim të diçkaje të re. Çdo iniciativë juaj do të pranohet me miratimin e partnerit.
GAFORRJA ** Çdo problem apo vështirësi do ta zgjidhni në mënyrën më të mirë sot, veçanërisht nëse është i kahershëm dhe aq më tepër nëse ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve ndërpersonale. Një debat me një mik duhet të zgjidhet menjëherë, me takt dhe fleksibilitet.
LUANI*** Bëjini partnerit tuaj një dhuratë: kjo do t’ju ndihmojë të keni një humor të mirë dhe ta bëni lidhjen tuaj emocionale edhe më të thellë. Nëse zemra juaj është e lirë, mund të mbështeteni në sharmin tuaj në rritje për të fituar zemrat e atyre që ju interesojnë.
VIRGJËRESHA*** Afërdita dhe Mërkuri premtojnë qetësi, dashuri nga miqtë dhe suksesin e planeve tuaja, veçanërisht nëse ato përfshijnë udhëtime, pushime, takime dhe kontakte telefonike me njerëz të largët. Nëse jeni duke kërkuar për shpirtin tuaj binjak, përfitoni nga dita!
PESHORJA*** Me Hënën në fushën e pestë, do të jeni aq plot entuziazëm dhe energji, saqë disa ëndrra mund të realizohen. Do të jeni të suksesshëm në punë dhe do të keni pikërisht atë që dëshironi në sferën tuaj emocionale, pavarësisht nga gjendja juaj.
AKREPI ** Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të dëgjoni motivimet e partnerit, sepse vetëm kështu do të arrini të pajtoheni me të! Në familjen tuaj do të përfshiheni në një situatë mjaft të sikletshme, por falë instinktit tuaj të pagabueshëm do të arrini të shpëtoni!
SHIGJETARI* Në punë, përpiquni të përqendroheni në detyrat më të rëndësishme, mos e humbni energjinë tuaj për detyra që mund të shtyhen. Nëse ende nuk i keni idetë e qarta, shtyjeni diskutimin me ata që ju duan.
BRICJAPI** Jini shumë të kujdesshëm sepse Marsi sot do të kontribuojë për t’ju komplikuar hapat edhe në shpenzimet e përditshme apo në përballimin e vështirësive të vogla të ditës. Nga ana tjetër, jeta familjare apo në çift do të rrjedhë thjesht dhe në mënyrë lineare.
UJORI** Aftësia për të intuituar është rritur. Mesazhet e përforcuara nga një aspekt i dashur i Hënës sjellin njohuri me fat. Të paktën sot pasuria e instinkteve do të lartësohet. Mundohuni të përfitoni nga kjo sepse fati juaj i dashurisë është ende i pasigurt.
PESHQIT ** Dielli në shenjën tuaj sot së bashku me Neptunin do ju bëjnë të shihni gjithçka në mënyrë të madhe. Projektet për zgjerimin e mundësive në lidhje me punën do të marrin hov dhe jeta juaj në çift do të gjallërohet dhe në disa raste do t’ju duhet të përballeni me tundime jashtëmartesore.