Një saksi lulesh me ngjyra dhe aroma hyjnish!
Pra na le…..na le ne miqve të tu, të afëmit e tu, admiruesit e tu!
Shkove kur doje dhe si doje! Shkove ashtu siç u lute! U nise siç dëshiroje dhe jam i sigurt se mbërrite ashtu sikurse e parafytyroje! Sikurse me mua bisedoje, e paqtë, e qeshur, fjalëmbla ti, e uruara ti, ti që vetëm uroje e bekoje gjithkënd që takoje, e mira ti Nënë Xhevahire Sadria!
Më kujtohet si sot takimi ynë i parë, tek Hotel Sheraton ne Tiranë ne ditët kur do te përuronim një nga veprat me te bukura të Skënderit veprën madheshtore LOVE ne vitin 2012, që me kujton edhe sot, një nga takimet dhe bisedat më mbresëlënëse në jetën time, takim kur u ngjiz një miqësi e rrallë që shenjohet nga një mirkuptim i ndërsjelltë, i çuditshëm për mua, i pazakontë, i pangjashëm më parë dhe kjo për shkak të faktit se pas fjalëve të para, mu bë se ishim njohur prej vitesh, se mendimet e tua i gjeja si të verteta të mijat dhe anasjelltas, se funksionuan intuita të ngjashme për gjera e fenomene shpirtërore, se na u perputhen shpresa te ngjashme dhe mbi te gjitha se diagnozat dhe prognozat e tua per realitetin shqiptar ishin aq të ngjashme me të mijat. Dhe më le plot habi!
Ti po shkon o Nënë shpirtrash te munduar! O Nënë e madhe që merakun më të thellë e pate për Shqipërinë dhe njerëzit e thjeshtë e të varfër të saj. Një merak prej vegjëlie.
Më përshkrove me një rrëfim të çiltër, të hapur, thuajse fëmijnor , gjithë jetën tënde. Vuajtjet e pengesat e pabesueshme, veshtirësitë e rritjes së fëmijëve, por edhe rritjen tënde, sepse edhe ti ishe “një fëmijë i rritur” nga hallet e brengat, që po rriteshe edhe vetë ndresa rritje femijet e tu. Më fole për lotët me të cilat ti njomje e lagie plagët e tua të rinisë, plagët e ëndrrave që ti dogji martesa e shpejtuar, anrrat qe treteshin ne punën jashtë shtëpisë duke larë e shpëlarë bashkë me sendet e rendomta të punës për të mbajtur familjen e fëmijet, ti o grua e re, o vajze e vogël grua, kujdeseshe të laje e shpëlaje edhe shpirtin tënd miturak nga të ligat dhe veset që jeta të ofronte! Ti e gjeje në gjithë atë terr vuajtjesh e cfilitjesh, dritën e miresinë!
Ti ëndërroje arsimimin, dijen, emancipimin tënd e te femijeve e jeta te shtonte barra të rënda per supet e tua te mitura por edhe më të renda per shpirtin tēnd të njomë e ku mik e ndihmë s’tu bë askush. Ti duhej te mbaje o e Nena madheshtore, punen jashte shtepie, femijet e dashur por edhe Odat malesore me duart, mundin dhe pagjumesite e tua. Tre shkëmbinj të rënde fati, sa per tre Sizifë. Dhe aty, në atë vetmi e durim si prej legjendash të zgjodhi Zoti yt për fëmijën e vet të privilegjuar, zgjodhi të shtjerë në shpirtin tënd të njomë, dritën e vet të Miresisë dhe Embelsisë hyjnore!
Ti e ndjeve, e mbajte me dhemshuri dhe me dinjitet dhe e përhape sa munde kete drite nga e cila te falej Miresia, te shfaqeshin te vertetat te dhuroheshin durimi e saktifica dhe edhe pse pa shkollat përkatëse, vegim et e tua të udhëzonin njohje të thellë atë njohje qe e jep vetem metafizika.
Gjithmonë dije të lexoje qartë shpirtra e situata të paqarta. Dije të ishe e vertetë dhe sheruese. Ti kishe kryer shkollën me te fuqishme në botë, shkollë përmes vuajtjes së shpirtit mbi tokë, shkollen e shenjtoreve. Ndaj njerezit prane teje gjenin prehje e qetesim! Dhe kjo dije mistike shfaqej permes nje shpirti qe edhe pse po i afrohej nje shekulli jetë shfaqej si shpirt i pafajshrm femije, femijenor dhe madheshtor njeheresh! Ja çfare kuptoja nga sakrificat e uratat e tua!
Ti shkove dhe jam i sigurt, pranë dhe përkrah baballarëve të mëdhenj të besimit e të kombit dhe ke zenë vendin tënd aty. E thjeshtë ,e paqtë, si dritë, si një pëshpërimë hyjnore shtuar në Odën e Shpirtrave të lartë e të kulluar dhe unë të shoh me sytë e shpirtit qe teksa edhe aty tu lejua të mbash si relike të shtrenjta nga kjo bota jonë , bastumi që simbolizonte qëndesën tënde tokësore, kapela qe simbolizonte peshen e besimit mbi ty dhe shamija ngjyra plot nga aromat e embla të luleve qe i doje aq shumë! Një shami të tillë ta dërgova edhe unë nga Shqipëria për të të thëne se shpirti yt ishte dhe do mbetet një saksi lulesh të bukura, me aroma hyjnish!
Dritën shtofsh në Parajsë o Nënë e rrallë !
Tiranë më 24/10/2023