HIRIT TËND GUFIM
-martirit Tahir Hasan Tahiraj-
Tahir
Pse ne ëndrra
Me flet aq sertë.
Bulecin nuk e lash
Në shtet rrethim
As gjumë as ne zgjim.
I prita në të
Iku shtreza
Acari
Ne pa kthim.
2.
Ti je bust
I ngjallur
Në shpirt tanë
Po ne zjarrin
E shpirtit tim.
Lule fushë luadheve
Nuk u thanë,
Siç nuk u tha
As loti im.
Nga vijmë
Nga shkojmë,
Shohim fytyrën
Tënde.
Në përqafim
Lindje,perëndim.
Buleci s’pranon
Tjetër kujtim,
Për veç
Hiri tënd
gufim…
MOLLA E KUQE
Një mal i madh
ka qa pa lotë,
brënda vetës
është ndry.
më vite Drite
në vend te vajit,
është dëgjuar
kënga e tij.
është mbyll
në vetëvete,
brezni pas
breznie.
Mollën e kuqe
e Lanë Jashtë
mbretërisë se tij.
sot e mot
është zverdhur
melankoli.
2.
ligji është
jashtë vetës se tij
bira ,bira.
Shoshë.
minjtë e kanë
grimëcuar
e bluar
natën pa hënë.
munduan t’i humbin
te vetminë gjen.
Mollës se kuqe
është vel pipi,
lastari këputet
s’rri pëbri.
dikush i ka ble
veremin e zi.
Llakërdi…