Ligjërimi është pothuajse i njëjtë vetëm gjuha më pak agressive dhe më moderne.
Ndryshe nga mjaftistet, haçkistët nuk janë kufizuar në një drejtim por janë hedhur në ofensivë në të gjitha drejtimet dhe hapësirat që kanë gjetur të lira.
Ata janë tërheqës për median e regjimit por jo më pak për atë opozitare!
Nëse mjaftistët e provuan më vete me G99, haçkistët apo “diasporistët” kanë depërtuar si metastaza kanceroze në departamente dhe degë të PD-së sidomos jashtë vendit.
Çdo gjë tjetër është e njëjtë, falsiteti, boshllëku në përmbajtje animi me opozitën apo shtirja opozitare aq sa ju vlen për promovim dhe propagandë dhe mbi të gjitha mashtrimi në nivele që vetëm MJAFTi mund ti konkuronte!