Këtë sonet e ka ndarë me miqtë në faqen e tij në facebook z. Hakik Mena, duke e shoqëruar me këtë shënim:
.
Me rastin e 25 vjetorit te ndrrimit jete te njeriut tone te dashtun e te shtrenjte, dajes tone te çmuem, Ahmet Kolgjini, po postoj nji prej poezive te tij qe une preferoj ma shume!
Guxova me guxue; ndo keq, ndo mire
Se, pa guxim, s’arrihet asnji cak.
Shume kufinj kam shkele me hir, pa hir
Dhe vdekjes, ndonjihere, i shkela ne prag
.
Zbraztinë e shpirtit e shqyrtova tepërtej
Edhe me shprese e mbolla, me besim
Dhimbjes ia zbuta plagët gjithandej
Keshtu iu kthye hareja shpirtit tim
.
Me terrin u perfyta me guxim
Sa, ma ne fund, ia çarta dhe rrethimin
Dhe dritën përshendeta me gezim
–
Çdo padrejtësie i shkela kufinin
E i zbertheva prangat e vetmise
Per t’u ngritë ne qiejtë e kaltërsisë
.
Janar 1992
.
Ahmet Tahir Kolgjini