Po shkojmë drejt kufirit. Është terr, rruga është bosh, ndërsa një thirrje telefonike prish tingujt e këngës “Despacito” në radio. Një nënë nga Ukraina me dy fëmijë na pret në qendrën e refugjatëve Korçov. Por, fillimisht, shkojmë në pikën kufitare Medika, sepse gruaja në ulësen e pasme po kthehet në Lviv.
Jashtë është ftohtë. Në kufi ka makina që shkojnë kah Ukraina. Parkohemi dhe i japim lamtumirën Katjas, që rrugën e vazhdon në këmbë, me dy çanta në duar.
Vazhdojmë në makinë me Ella Jarmulskën, një grua 38-vjeçare nga zona e Varshavës. Para nesh, shumë gra nga Ukraina kanë hyrë në këtë makinë. Ella i merr nga kufiri dhe u ofron disa orë siguri.
Arrijmë në qendër. Nëna dhe dy fëmijët hyjnë në makinë dhe Ella i çon në ambient të sigurt. Kjo është hera e saj e pesëmbëdhjetë në kufi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Si është moti në Norvegji?
Një ditë para se të takonim Ellën para qendrës së refugjatëve pranë Medikës, kemi hasur një grup prej pesë grash. Nga Ukraina kanë arritur vetë. Vetë shkojnë edhe në Norvegji, për të cilën nuk dinë asgjë.
Të mbështjella me batanije, pinë çaj nga gota letre. Në bagazhin e makinës së tyre kanë gjithë jetën që kanë marrë nga vendi i tyre në luftë.
Natalia dhe vajzat e saj, Julia dhe Tatiana, me shoqen e tyre, Oxana, dhe vajzën e saj, Sofija, përballë qendrës së vjetër tregtare Tesco në Przemysl të Polonisë, 11 prill 2022
Ato vijnë nga Dniepri, qytet në pjesën qendrore të Ukrainës, i treti për nga madhësia që shtrihet në Lumin Dniepër. Pavarësisht tragjedisë që i ka sjellë në parkingun me erë, gratë janë shumë të përzemërta, të hapura dhe na pyesin: Si është Norvegjia?
“Nuk dimë asgjë për Norvegjinë, babai na ka thënë se ka punë atje”, na thonë motrat Julia dhe Tatiana.
Gjithçka që dinin dhe kishin, u ka mbetur në Ukrainë. Baballarët, vëllezërit dhe bashkëshortët u kanë mbetur gjithashtu atje.
Tani, përballë qendrës së vjetër tregtare, ku kanë kaluar natën, ato presin vullnetarët për t’iu sjellë biletat e autobusit për në Norvegji – një vend për të cilin nuk dinë asgjë, përveçqë mund të ketë punë dhe është i ftohtë. Por, së paku, do të jenë të sigurta, thonë ato.
“Është shumë e frikshme. Nuk ka shumë bomba [në Dniepër], por është shumë e frikshme. Babai ynë ka qëndruar atje. Dhe, ne jemi këtu tani”, thotë Julia, duke shtuar se nëna e saj nuk dëshiron të shkojë në Norvegji.
“Burrat le të përgatisin supë, gratë të vozisin”
Grave që ikin nga lufta dhe nuk mund të gjejnë transport për në Poloni ose grup shoqërues, siguri dhe solidaritet do t’iu ofrojë Ella.
“Po të kishte luftë në vendin tim dhe unë do të përfundoja në mes të natës në një vend të panjohur, me burra të panjohur, që më thonë mua dhe vajzës sime – në gjuhë të huaj – se do të më çojnë falas kudo në këtë vend të huaj, unë nuk do të hyja kurrë në një makinë me ta. Do të tmerrohesha”, na thotë Ella.
Atë e takuam pranë Varshavës dhe u nisëm për në kufi.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga ky vend, tregojnë shifrat e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR. Burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen nga vendi, për shkak të mobilizimit. Andaj, refugjatët janë kryesisht gra dhe fëmijë.
Deri më tani, më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Kalimi kufitar Medika, 11 prill 2022.
Pas raporteve të para për sulme në qytetet e Ukrainës dhe një lumë njerëzish që janë nisur drejt kufirit, në Poloninë fqinje, Ella ka pyetur veten se çfarë mund të bëjë.
Ajo ka organizuar mbledhjen e donacioneve, por nuk ka mjaftuar. Pastaj, i ka lindur një ide. Burrit i ka thënë se po del për të bërë pazaret, por ka hyrë në makinë dhe është nisur për në kufi.
“Kur kam mbërritur në kufi, ora ka qenë rreth 20-21:00 në mbrëmje. Ka qenë shkurt dhe errësirë. Kam parë rreth 30 burra që qëndronin atje, me sa duket duke u përpjekur për të ofruar transport. Kam menduar se ndoshta kam shkuar kot, por të shoh se çfarë ndodh brenda qendrës së pritjes. Kam hyrë brenda dhe qendra ka qenë plot me gra dhe fëmijë”, na tregon Ella teksa shkojmë drejt kufirit.
Ajo ka arritur të futet në një qendër të mbushur me njerëz, ku thotë se nuk kishte burra.
“Më është dukur e çuditshme që të gjithë ata burra qëndrojnë jashtë dhe përpiqen të ofrojnë transport, dhe kaq shumë gra dhe fëmijë janë ulur njëri mbi tjetrin. Kam ngritur dorën dhe kam bërtitur ‘Varshavë’. Dhe, brenda pak sekondash, tri gra të mrekullueshme kanë vendosur të më bashkohen”, rrëfen Ella.
Ella ka transportuar deri tani rreth 60 persona në makinën e saj.
Atë natë, Ella ka shkruar në Facebook: “Më falni burra, ju shkoni të përgatisni supë, ndërsa gratë do të marrin timonin”.
Dhe, gratë kanë reaguar, kurse një prej tyre ka sugjeruar krijimin e një grupi. Kështu ka filluar edhe nisma “Gratë në timon”. Tani ka mbi 850 anëtare dhe 150-200 shofere aktive. Ato kanë transportuar qindra refugjatë. Kur arrijnë në qendrën Korçov, ato regjistrohen në sportel, në mënyrë që organizata të dijë se kush është duke vozitur dhe kë.
“Natyrisht, frikësohen”
Dhe, ndjenja e sigurisë për gratë që ikin nga lufta, për gratë që kanë kaluar disa ditë në rrugë, duke kaluar kufij në këmbë, me fëmijë apo vetëm, është e papërshkrueshme.
Ato janë në rrezik të veçantë në luftë. Krahas luftës, kërcënimeve nga bombat, plumbat dhe vdekja, gratë janë edhe në rrezik të torturimit, përdhunimit e trafikimit.
Sipas të dhënave të agjencisë së Kombeve të Bashkuara “UN Women”, mbi 70 për qind e grave kanë përjetuar një formë të dhunës – me bazë gjinore – në mjediset e krizës. Komisioni i Kombeve të Bashkuara gjithashtu ka shprehur shqetësim për rritjen e rrezikut të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, trafikimit, shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të grave ukrainase.
Ella thotë se ka dëgjuar histori të ndryshme dhe se ne nuk mund ta kuptojmë frikën që kanë gratë nga Ukraina.
“Po, sigurisht që kanë frikë, janë të tmerruara. Jeta u ka përfunduar papritur”, thotë ajo.
Ella shton se është gjithmonë më mirë që dikush t’i çojë në kufi, porse ndodh që duhet ta kalojnë kufirin edhe në këmbë.
“Ndonjëherë, ato duhet të paguajnë që dikush t’i vozisë, dhe kjo është e pasigurt”, thotë Ella.
Teksa shkojmë drejt kufirit, flasim se sa gra, edhe në kohë paqeje, përballen me vëmendje të padëshirueshme seksuale – një rrezik që jo gjithmonë materializohet, por është i pranishëm.
Për këtë arsye, misioni i saj i solidaritetit dhe sigurisë njihet nga aq shumë gra që u janë bashkuar vozitjeve, por edhe nga gratë që i ka transportuar drejt ambienteve të sigurta. Me të gjitha thotë se është ende në kontakt.
“Ekziston ky element i sigurisë, elementi i solidaritetit të grave”, thotë ajo.
Dhe, derisa kalojmë fushat e Polonisë, ajo na tregon për Nadien, një grua nga Ukraina që jeton tek ajo, bashkë me tre fëmijët e saj.
Ajo i ka rrëfyer përjetimet e transportit me nismën “Gratë në timon” dhe se sa ndryshe ka qenë ajo në krahasim me përvojën e një mikeje të saj, që është vozitur nga një burrë.
“Kam qenë e relaksuar, kam pushuar, kam fjetur në makinë. Mikja ime gjatë rrugës ka qenë e tmerruar. Nuk i ka ndodhur asgjë, por ka qenë e tmerruar. Pasi ka arritur nga Ukraina, ka udhëtuar kushedi se sa ditë… Kur shoferi ka ndaluar në mes të asgjëje, për të kontrolluar diçka në makinë, ajo gati se ka pësuar sulm në zemër”.
Shembuj të pasigurisë ka shumë. Nga gra që paguajnë transportin dhe meshkuj që nuk shfaqen deri te vëmendja e padëshiruar në makina, prekjet…
“Unë di histori kur gratë dhe fëmijët kanë mbetur në pyll. Sepse, edhe pse udhëtimi është falas… më jepni gjithçka që keni ose do t’ju lë”, rrëfen Ella.
Ajo thotë se nuk është ndjerë as vetë e sigurt kur i ka parë të gjithë ata burra para qendrës së refugjatëve, natën e parë.
Në pikën kufitare Medika, Ella bisedon me dy gra të interesuara për iniciativën e saj, 12 prill 2022
“Gra për punë shtëpie”
Dega ukrainase e organizatës anti-trafik “La Strada”, e cila lufton kundër trafikimit të grave, thotë se deri më tani nuk ka pasur raste të konfirmuara të përpjekjeve për trafikim në kufi, por se kanë pasur informacione për propozime të paqarta nga njerëzit që kanë qenë në rrugë.
“Le të themi akomodim për gratë dhe fëmijët për të kryer punët e shtëpisë, por ndoshta edhe për të bërë seks me pronarët e akomodimit. Ka tingëlluar shumë e dyshimtë”, na thotë drejtoresha e “La Strada-s”, Kateryna Cherepakha.
Edhe Ella na tregon mesazhet që ka marrë në Facebook nga një burrë që besohet se jeton në Spanjë. Ka kërkuar një vajzë nga mosha 20 deri në 35 vjeçe, fotografinë e saj dhe ka thënë se do të ishte i lumtur t’i ofronte punë dhe strehim, sepse “dëshiron të ndihmojë”.
“…gjë që është e çuditshme, sepse nëse doni të ndihmoni, nuk ju intereson mosha e personit që po ndihmoni. Sidomos me punë si pastrimi. Një vajzë 20-vjeçare dhe një grua 50-vjeçare mund të pastrojnë pak a shumë njësoj”, thotë Ella.
Julia, e cila drejton Departamentin e akomodimit në qendrën e vullnetarëve në stacionin e trenit të Varshavës, na thotë se rreth 500 njerëz po arrijnë këto ditë dhe se organizatorët nuk mund të pranojnë më strehim nga individët.
“Si individ, ju nuk mund të regjistroheni këtu për të ofruar strehim, sepse unë nuk mund t’i verifikoj qëllimet tuaja dhe kush jeni ju… Andaj, këtë e bëjmë në bashkëpunim me organizata dhe institucione që mund ta marrin përsipër këtë lloj përgjegjësie”, thotë Julia Karwan-Jastrzebska.
“Prej jush, si individë, nuk mund të pranojmë strehim, por mund t’ju drejtoj në adresën e duhur, ku mund të regjistroheni dhe, pastaj, qyteti i Varshavës do të verifikojë prejardhjen tuaj dhe banesën tuaj dhe do t’ju dërgojë refugjatë”, shton ajo.
Por, në fillim, thotë Julia, nuk ka qenë kështu. Qendrat e mëdha për strehim kolektiv nuk kanë qenë ende të hapura dhe ata kanë strehuar njerëz te kushdo që ka ofruar banesën.
“E kemi ndaluar këtë, sepse nuk është e sigurt”, thotë Julia.
Vullnetaret Klaudia Kalita dhe Katarzyna Bialous ndihmojnë një grua nga Ukraina në stacionin e autobusëve Zahodnia në Varshavë, 8 prill 2022.
Ndihma e vullnetarëve
Vullnetarët që punojnë në stacionet hekurudhore dhe të autobusëve në Varshavë, ku arrijnë refugjatët nga Ukraina, thonë gjithashtu se po monitorojnë në mënyrë aktive situatën.
Klaudia Kalita është një nga gratë vullnetare në stacionin e autobusëve Zahodnia, në Varshavë. Ajo kujton ditët e para, kur një grua e re e ka pyetur se si mund të arrijë në një vend, derisa rreth tyre ka lëvizur një burrë.
“Kur ka dëgjuar se ku donte të shkonte gruaja, ai menjëherë ka thënë se mund ta transportojë. Menjëherë e kemi thirrur policinë, por nuk ka mundur të bëjë shumë. E ka trembur pak, e ka legjitimuar dhe kaq”, thotë Klaudia.
Për të veshur jelekun e verdhë dhe për të ndihmuar refugjatët, është e nevojshme të kalohet procesi i regjistrimit dhe identifikimit. Vullnetarët kanë gjithashtu një kartë regjistrimi për çdo ditë.
“Në këtë mënyrë, të gjithë e dinë se kush jemi dhe përpiqen ta pengojnë trafikimin e njerëzve, për të cilin kemi dëgjuar”, thotë Andy Spark, vullnetar nga Britania e Madhe.
Ai thotë se ka dëgjuar për një situatë, në të cilën një grua e re u ka thënë refugjatëve se do t’i ndihmojë dhe, më pas, i ka çuar te shoferët meshkuj.
“Policia është njoftuar dhe nuk kemi dëgjuar më shumë [për këtë rast]”, thotë Andy.
Kateryna, nga organizata “La Strada”, thotë se janë në kontakt me organizata partnere në vende të tjera dhe se ato janë të vetëdijshme për rreziqet.
“Nuk ka shumë raste të konfirmuara, por ata shohin numrin e grave, numrin e grave të traumatizuara dhe të cenueshme”, thotë ajo.
Brenda stacionit të autobusëve Zahodnia në Varshavë, 8 prill 2022.
Si të mbroheni?
Por, çfarë duhet të bëni kur e gjeni veten në një situatë të pambrojtur? Çfarë duhet të bëni kur në mes të natës, pas disa ditësh arratisjeje nga lufta, hyni në një vend të huaj, gjuhën e të cilit nuk e flisni dhe përballeni me njerëz që nuk i njihni?
Nga “La Strada” thonë se është e rëndësishme që t’i mbani dokumentet me vete dhe të mos ia jepni askujt.
“Mundohuni të mos udhëtoni vetëm, përpiquni të qëndroni në grup. Kërkoni informacione në lidhje me personin që ju transporton ose ju ofron strehim”, thotë Kateryna.
Nga organizata e saj gjithashtu i këshillojnë gratë që të krijojnë një sistem, një fjalë të caktuar, apo një simbol, që do ta dërgonin ose thoshin, nëse diçka nuk është në rregull.
Ella thotë se nuk duhet të hyni në makinë me burra që nuk i njihni.
“Fotografojeni makinën me targa. Kërkoni të fotografoni patentën e shoferit, vendoseni pranë fytyrës suaj, fotografohuni dhe fotografinë dërgojeni te miqtë, te të gjithë që i njihni. Kërkoni hotspotin [lidhjen me internet]. Çdo person në Poloni ka telefon; ai mund të ndajë internetin me ju, nëse nuk keni ende kartelë telefoni. Në këtë mënyrë mund të qëndroni të lidhur gjatë transportit dhe të ndiheni më të sigurt”, thotë Ella.
Nuk ka ditur për nënën 17 ditë
Ella më së shpeshti regjistrohet si shofere në qendrën e madhe të refugjatëve në Korçov. Derisa udhëtojmë me makinë, ajo na tregon se me gratë nuk flet kurrë për luftën.
“Unë jam aty për t’i vozitur, për t’iu dhënë ujë, për t’i ndihmuar, për t’i çuar në një vend të sigurt”, na thotë Ella.
“Nëse gratë duan të tregojnë, sigurisht që i dëgjon”, thotë ajo.
Njëra prej tyre, Katja, ose Katerina, është ulur në makinë me ne dhe po kthehet në Ukrainë për të marrë nënën e saj. Ndonëse prej kohësh jeton në Londër, ajo është me origjinë nga Mariupoli – një qytet në Ukrainë, i cili ka qenë në qendër të luftimeve që nga fillimi i luftës. Në Mariupol ndodhej edhe nëna e saj, për të cilën nuk ka ditur asgjë për 17 ditë. Ajo është informuar se është gjallë përmes Telegramit.
“Ndërtesa jonë ka qenë në qendër të luftës aktive”, thotë Katja. Tani, ajo ndërtesë është shkatërruar plotësisht.
Nëna e Katjas ka arritur të dalë në këmbë nga qyteti, bashkë me një grup, dhe më pas me minibus kanë arritur në qytetin tjetër, Zaporizhja. Kur ka mbërritur në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ajo ka pasur edhe sinjal telefonik.
“Çdo mëngjes, që nga fillimi i luftës, kur ngrihesh, përpiqesh t’i marrësh në telefon njerëzit e tu të dashur. Kështu do ta thërrisja edhe nënën. Dhe, jam mësuar të mos ketë sinjal”, thotë Katja.
Sot thotë se flasin në telefon dhe qajnë. Pasi një mik ta transportojë atë nga kufiri në Lviv, Katja dhe nëna e saj do të kthehen në Britaninë e Madhe.
Katja jeton në Londër, por më 22 shkurt ka shkuar në Ukrainë dhe ka mbetur atje. “Më është dashur pothuajse një muaj që të kthehem në Britani të Madhe”, thotë ajo.
Ella dhe Katja gjatë pushimit nga ngasja e automjetit, 12 prill 2022.
Ajo e ka gjetur Ellën rastësisht përmes Facebook-ut.
“Aty kam shkruar se kërkoj transport për në kufirin polak. Më është lajmëruar një vajzë, e cila ma ka shpjeguar…”, rrëfen Katja.
Ajo thotë se është në një pozicion tjetër, ndryshe nga gratë e tjera që vijnë vetëm nga Ukraina, sepse e di se ku po shkon.
Katja nuk është e vetmja që i ka dërguar një kërkesë direkte Ellës. Edhe gratë që janë tani në Ukrainë, kanë dëgjuar për shërbimet e saj dhe po e telefonojnë.
Përkëdhelja në krah në shenjë falënderimi
Ella, deri më tani, ka transportuar me makinën e saj nga kufiri rreth 60 gra dhe fëmijë. Disa qëndrojnë në Poloni, kanë akomodim; për disa të tjera, strehimin e gjen grupi. Të tjera vazhdojnë edhe më tej.
Grupi i saj, për të cilin thotë se ndihet shumë krenare, ka transportuar rreth 300 persona.
“Më duket fantastike që 850 gra punojnë së bashku për t’i ndihmuar motrat tona në Ukrainë. Në Poloni kemi thënien: ‘Aty ku janë gjashtë kuzhiniere, nuk ka asgjë për të ngrënë’. Por, ky nuk është rasti me këtë grup. Jam e mahnitur nga këto gra”, thotë Ella.
Ajo na tregon se sapo i është bashkuar një polake nga Britania e Madhe, e cila drejton kamionë dhe autobusë. Ajo ka pesë vajza dhe do të ngasë një autobus për në Ukrainë.
Ella ka përgatitur edhe mjete vizuale për ta bërë më të lehtë komunikimin me gratë dhe fëmijët që transporton.
Ella thotë se është e lumtur që mund t’i ofrojë disa orë nga jeta e saj për t’i bërë gratë ukrainase të ndihen pak më të sigurta dhe të mos kenë frikë për veten dhe fëmijët e tyre.
Në pesëmbëdhjetë udhëtime drejt kufirit dhe mbrapa, ajo thotë se ka vënë re edhe momentin kur gratë e kuptojnë se janë të sigurta.
“Ky është momenti më i bukur. Për rreth një orë vozitje e sheh momentin kur u çlirohen mushkëritë. Ju përkëdhelin në krah në shenjë falënderimi… Pas kësaj, pak flitet dhe i zë gjumi. Atëherë e kuptoni se janë mirë, se ndihen të sigurta”, thotë Ella.
Ndahemi nga Ella përballë qendrës së refugjatëve në Korçov. Në makinën e saj, në një parking të errët, ulet një grua me dy fëmijë, që kanë ikur nga Ukraina dhe nuk e flasin gjuhën. Ella i lutet vullnetarit që t’iu tregojë se ku ua ka lënë ujin dhe ushqimin.
Dhe, na përshëndesin me dorë derisa largohen nga zona e pandriçuar në drejtim të dritave të Varshavës.
Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues.
“Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi.
Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar.
Prania e madhe e korpusit diplomatik dhe e gazetarëve flisnin për rëndësinë e ngjarjes.
Ende pa filluar prezantimet e kandidatëve, në sallën e mbledhjeve të KLP-së u akomoduan ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.
Prokurori Klodian Braho, anëtari I KLP-së Erion Fejzulla dhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE gjatë një pushimi në seancën maratonë të përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Foto: Malton Dibra/LSANë sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë. Dhjetra gazetarë dhe operatorë u kujdesën gjithashtu për më shumë se gjashtë orë që të raportonin çdo detaj nga ecuria e procesit, platformat e kandidatëve apo pyetje-përgjigjet me anëtarët e KLP-së.Katër kandidatët në garë nisën prezantimet sipas rendit alfabetik; fillimisht Adnan Xholi dhe më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pasi prezantuar në mënyrë të detajuar përvojën e tyre dhe platformën për drejtimin e SPAK, ata iu përgjigjën pyetjeve të disa prej anëtarëve të KLP-së.Pyetjet ishin të larmishme, duke prekur nga çështjet organizative në SPAK deri te aspekte personale të kandidatëve. Përgjigjet në të kundërt ishin pothuajse të ngjashme dhe nuk diferencuan asnjë prej kandidatëve.Procedura e votimit u krye ndryshe nga herët e tjera dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësuan në një fletë votimi emrin e kandidatit të preferuar.Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani shpjegoi se kjo mënyrë parashikohet në rregullore dhe se votimi do të ishte i hapur. Në fund, ajo lexoi vullnetin e secilit prej anëtarëve, duke nxjerrë edhe rezultatin; Klodian Braho u shpall fitues me 7 vota, Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1 votë. E vetmja kandidate grua në garë, Doloreza Musabelliu nuk arriti të merrte asnjë votë.Prokurori Klodian Braho pas përzgjedhjes si kreu i ri i SPAK. Foto: Malton Dibra/LSAPas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shpërndau në Facebook një mesazh në mbështetje të procesit të zgjedhjes së kreut të SPAK.Në postim shkruhet se Gonzato dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ishin të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të shprehur mbështetjen e plotë për Këshillin në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm dhe interesimin e tyre për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.
“Duke pasur parasysh rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një shtyllë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE”, citohet në postim. “Dje theksova se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të tregojë integritet, pavarësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta evropiane. Sot, dëshiroj ta përgëzoj z. Klodian Braho për emërimin e tij dhe pres të punojmë ngushtë me të dhe ekipin e tij në muajt dhe vitet në vijim,” tha ambasadori Gonzato./BIRN
Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital. Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.
Pas marrjes së mesazhit, gazetari i News24, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi. I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik. Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.
Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik. Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj. bw
Shpesh flitet për Gjermaninë naziste të Hitlerit, duke harruar së atëherë kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore.Nuk dua të arsyetoj Gjermaninë Naziste,që për ne shqiptarët ishte dhe ka mbetur mike, por nga të gjtha veprimet dhe dokumentet e fashizmit , Serbia ja kalon shumë herë qdo fashizmi tjetër.Lufta për Serbi të Madhe prodhojë viktimat më të mëdha njerëzore dhe materjale më rastin e shpërbërjëss më dhunë të ish-Jugosllavisë .Projekti për Serbi të Madhe u hartua nga racisti, Vasa Çubrilloviqi në vitin 1937, kur shkroi librin –memorandumin ‘Ndjekja e Arnautit”, që kishte të bënte më Kosovën dhe Shqipërinë.Ky memorandum ishte themeli gjenocidit , etnocidit dhe urbicidit të Millosheviqit në Kosovë . Ideja e Çubrilloviqit nuk ndryshojë pikë as presje, nga Drazha Mihajloviqi, Millosheviqi,Shesheli dhe deri te Aleksander Vuqiqi, një kriminel tjetër, ish minister për informim në kohën e Millosheviqit, që mori pjesë në rrethimin e Sarajevës, duke vrarë boshnjakë më snajperkë, dhe tash Evropa bisedon për paqe më te në rajon dhe më shqiptarët, kur dihet së Serbia është e lidhur ngushtë historikisht më Rusinë!Krimineli i luftës mbetet gjithmonë kriminel, siq ka mbetë edhe presideneti serb.Vlenë të përmendet së Vuqiqi , më Dodikun e Republika Serpska ,se bëshku më Kishën Ortodokse Serbe e kan rolin kryesor në realizimin e idesë për Serbi të Madhe.Harrova më lartë të përmendi se Çubrilloviq gjithashtu ishte anëtar i SANU-së, i cili ka thënë se një e treta e shqiptarëve të Kosovës duhet të likuidohen , një e treta të serbizohet, dhe një e treta duhet të dëbohet nga Kosova.Kur jemi të kjo temë duhet përmendur edhe një tjetër ideator , fashist dhe gënjeshtar të Serbisë së Madhe, Dobrica Qosiq.Ai serbeve iu preferoj që të gënjejnë sa më shumë, që përsertija e këtyre genjeshtrave të shëndrrohen në një të vërtetë historike.Duke i renditur gjerat që nuk eleborohen të gjitha në një tekst të vëtem, është evidente së edhe sot po vazhdohet e njejta logjikë luftënxitëse në rajon për Serbi të Madhe nga regjimi i Vuqiqit dhe Krerët e Kishës Ortodokse Serbe.Mu për atë para disa kohësh edhe kishin mbajtur në Beograd, Kuvendin Gjithë Serb, nga dolen edhe konkluzionet për realizimin e e Serbisë të Madhe, gjoja se aty ku jeton një serb, është Serbi.Si ka mundësi shtetet e BE-së ta marrin seriozisht një kriminel lufte, që glorofin kriminelet tjerë?Si mund të ndërtohet ndonjë marrveshje për normalizim të mardhënjeve më Kosovën , kur Serbia në thelb është shtet fashist? Si ka mundësi ti besohet Vuqiqit, i cili përditë kërkon luftë më Kosovën?Ai është se bashku më Radojqiqin ata që u përpoqën që më aktin terrorist në Banjskë, të bëjnë faktike ndarjën e veriut të vendit?Nese Rusia po e mban në pushtet , qfarë aryse ka BE-ja ta përmban që ai mos të pëmbysët që një vit nga protestat masive studentore në Serbi?Çdo regjim më protesta të tilla moti do të kishte rënë, po mos të ekzistonte fuqia e Rusisë mbrapa, më të cilin shtet , Serbia po mban lidhje të forta , dhe duket se kot po e përmban BE-ja regjimin kriminal të Begrdait , më motivacion që Serbinë ta largojnë nga ndikimi politik nga Rusia e Putinit. Kjo politikë deri më tash nuk funksionojë nga ana e BE-së, edhe për faktin se presidenti serb, nuk e ka guximin të largohet nga Rusia.Duhet tshmë të rrënohet miti të një shiteti kriminal.Serbët më logjikë pushtuese ende po japin mësim rreth mitomanise historike.Është kjo paradoksale për shtetet e rajonit dhe ato të BE-së,që serbët po na japin një mësim mbi mitomaninë historice.Kjo mitomani e njërzve të pa mend në kokë siq janë drejtuesit e shtetit serb, por edhe shumica e sërbëve, ende nuk po mbaron.Beteja e Kosovës, Princi Llazar, Car Dushani, narrativa e “serbëve të kërcënuar” dhe “të drejtave historike” u përdorën si lëndë djegëse për luftëra, spastrime etnike dhe pushtime.Kisha Ortodokse Serbe gjithashtu merr pjesë vazhdimisht në riprodhimin e narrativës së “të drejtës së lashtë të serbëve mbi tokën serbe”.Prandaj, mitomania është e gjallë tek serbët, të cilët gjithmonë kanë për qëllim të pushtimit të tokave të huaja dhe tokave shqiptare në Ballkan. Garašanin e pohon qartë në Naçertani, “Serbët duhet të përvetësojnë të gjitha tokat ku kanë jetuar paraardhësit tanë.”Nga kjo logjikë fashiste për Serbi të Madhe nuk po lirohet as presidenti serb-një kriminel lufte, Aleksander Vuqiqi….Shqiptarët sikur kan harruar së këndë kemi fqinjë, një shtet grabitqar, nga i cili gjithmonë duhet të bëjmë shumë kujdes!Ata nuk do të ndalën më akte terroriste siq është edhe rasti i fundit më shëmbje të urës, për të mbajtur në shenjestër pushtuese shtetin e Kosovës …
Një nënë e moshuar në zonën e Astirit po kalonte natën e dytë në rrugë, e ulur në një stol, me pak rroba dhe vetëm qenin e saj pranë.
Ajo ishte nxjerrë nga banesa sepse nuk mund të paguante më qiranë, dritat dhe ujin.
Prej dy muajsh jetonte në errësirë, vetëm me pensionin e saj të vogël.
Fotoja e publikuar nga JOQ u shpërnda me shpejtësi dhe preku zemrat e shumë njerëzve.
Falë vullnetares Ina Malhani dhe drejtoreshës së Qendrës “Ismail Bej Vlora 2”, Agetina Hidershaj, rreth orës 03:00 të mëngjesit nëna u mor nga stoli i ftohtë së bashku me qenin e saj besnik.
“Vetëm qeni më qëndroi besnik…” – tha e moshuara teksa po largohej drejt strehimit.
Sot ajo ndodhet e ngrohur, e ushqyer dhe nën kujdes në qendër. Ka kaluar të 70-tat, nuk ka familjarë pranë, vajzat e saj jetojnë jashtë dhe prej vitesh janë shkëputur.
Por sot ajo nuk është më vetëm. Pranë ka të vetmin që nuk e tradhtoi kurrë – qenin e saj./LJ
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj raportimeve mediatike që ngrejnë pikëpyetje mbi shëndetin dhe energjinë e tij, duke i cilësuar ato “kryengritje, ndoshta edhe tradhti”. Në një mesazh të gjatë në Truth Social, Trump akuzoi veçanërisht “New York Times” dhe media të tjera se po përhapin insinuata se ai nuk ka më ritmin e dikurshëm.
“‘New York Times’ dhe të tjerët shkruajnë vazhdimisht artikuj të rremë për të më diskredituar dhe për të ulur figurën e presidentit të SHBA-së,” shkroi ai.
Trump, 79 vjeç, aktualisht presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, tha se ka kryer ekzaminime të thelluara mjekësore dhe se “asnjë president nuk ka punuar më shumë se unë”. Ai shtoi se ka “shkëlqyer” edhe në testet njohëse, teste që, sipas tij, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë kurrë.
Reagimi i Trump erdhi pas një artikulli të “New York Times”, që raportonte se rutina e tij ditore është dukshëm më e lehtë se gjatë mandatit të parë dhe se ai duket se përgjumet gjatë eventeve publike. Trump u përgjigj me tone të ashpra duke deklaruar se “gjëja më e mirë për këtë qytet do të ishte që ‘New York Times’ të ndalonte së botuari”.
Zëdhënësja e gazetës, Nicole Taylor, i tha AFP-së se amerikanët kanë të drejtë të marrin informacione të plota për shëndetin e zyrtarëve që zgjedhin. Ajo rikujtoi se vetë Trump kishte lavdëruar më herët raportimet e NYT për shëndetin e presidentëve të tjerë, dhe se e njëjta qasje profesionale ndiqet edhe për të.
Gjatë fushatës së tij, Trump ka akuzuar shpesh rivalin demokrat Joe Biden për probleme shëndetësore, duke pretenduar se vuan nga demenca. Edhe në një tubim të fundit në Pensilvani, ai e quajti Biden-in “i fjetur” gjatë një fjalimi që zgjati mbi një orë.
Në përfundim të deklaratës së tij, Trump theksoi: “Nëse një ditë do të ngadalësohem, do ta di vetë. Por kjo nuk po ndodh tani.” gsh
Gruaja më dinte që kisha dalë për pazar kur unë i nisa këtë foto.
-Kam hyrë në grevë me Adriatik Lapajn, – i shkrova.
Më mori urgjent, por nuk ia hapa.
-Jam në mbledhje, jemi duke diskutuar për strategjinë,-i bëra mesazh.
Atë sekondë filluan zilet e cel. Merrte goca, mbesa, një djalë xhaje i gruas deri motra nga Korça. I kishte alarmuar shqiponja ime. Por unë stoik. Në karrike, poshtë zyrës së Ramës dhe në krah të Tikut.
-Ej, po si nuk vijnë tiranasit more? Të paktën gjysëm ore, sa të duken që janë të shqetësuar që qeveria me një tender vjedh 50 milionë euro?
Ai më sheh në sy, gatit përgjigjen, por nuk është shumë i merakosur nga mungesa e njerëzve.
-Jemi më keq se në komunizëm,-thotë.-Atëhere të trembte, të burgoste, të vriste ama shumica e popullit në heshtje e urrenin. Tani të shpërfillin. Sikur në këtë trotuar s’ka protestues, sikur çdo gjë ecën fjollë. Asnjë lajm në tv a mediat e tjera.
Pas kësaj shton:
-Më kanë bërë padi penale se doja të ngrija një çadër.
M’u kujtua historia e një çadre para Shtëpisë së Bardhë në Washington. Pa leje e ngriti një zonjë për të protestuar ndaj armëve bërthamore. Askush nuk ia preku. Aty te ajo çadër u protestua 35 vite rresht.
Kuptoj që mediat e tv do mungojnë. Se pronarët e tyre janë hamësit e buxhetit të shtetit. Po gazetarët pse nuk vijnë. Pse?
Shkova sot, do shkoj nesër e çdo ditë se e kam dhe porosi nga vëllai im Teodor Keko:
-Ai gazetar që nuk kritikon qeverinë është impotent.
Ke të drejtë Dorka i vogël. Gazetaria shqiptare sot është mbushur dingaz me impotentë. Me impotentë të pasur.
Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka nisur me një tablo që vë seriozisht në pikëpyetje koherencën dhe përgjegjshmërinë e opozitës. Ndërsa maxhoranca mbështet një kandidat të vetëm, opozita paraqitet me 6 emra, duke fragmentuar vetë votën, por duke krijuar edhe dyshime për manovra të brendshme.
Përfaqësuesit demokratë, pasi dhanë firmat për disa kandidatë, u tërhoqën papritur nga mbështetja. Edhe kryetari i PD, që kishte nënshkruar më herët, deklaron tani tërheqjen e firmës. Ky luhatje i shton kaosin një procesi, ku duhet qartësi dhe qëndrueshmëri, duke ngritur pyetjen se kush e drejton realisht strategjinë e opozitës dhe nëse strategjia ekziston në të vërtetë.
Ky nuk është precedent i ri. Në vitin 2022, PD propozoi dhe mbështeti zyrtarisht Ledio Brahon për Avokat të Popullit, por situata përfundoi në konfuzion dhe moskoordinim politik.
Më herët në 2017 kur u zgjodh Erinda Ballanca pati akuza për pazare si pasojë e marrëveshjes së 17 majit mes Ramës dhe Bashës.
E sot historia duket se po përsëritet. Opozita shfaq dobësi të brendshme, mungesë vendimmarrjeje dhe një qasje që prodhon më shumë mjegull se sa garanci për një institucion të pavarur dhe të besueshëm.
Për qytetarët, mesazhi është i thjeshtë; kur opozita nuk di çfarë do, humbet jo vetëm pozicionet, humbet besimin.
Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po bëjnë një lojë të pistë, lidhur me kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit.
Në një prononcim për mediat ai ju drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës se sot ishte dita të tregonte nëse është me antikomunistët apo është më komunistët dhe bën propagandë antikomuniste.
“I bëjmë një thirrje doktor Berishës. Sot është dita të tregosh veten, je me antikomunizmin apo je me komunizmin dhe bën propagandë antikomunsite. PS dhe PD tju vijë turp dhe të turpëroheni para shqiptarëve që kandidoni antikomunistë për avokat populli”,- është shprehur Ndregjoni.
Kjo deklaratë e Ndregjonit vjen pasi, Berisha deklaroi sot se është tërhequr nga proçesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e lënë në “mëshirën” politike të Edi Ramës kandidaturën e Ndregjonit dhe 5 kandidatëve të tjerë.
Shumica socialiste miratoi me 9 vota pro dhe 3 kundër, listën me 6 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit duke e kaluar kështu në seancën plenare për votim.
Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani, emrat e të cilëve do të votohen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend .
Ndërkohë, Komisioni skualifikoi gjithashtu nga gara 4 kandidatë, me pretendimin se nuk kishin marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.
Rregullorja e re e BE-së për azilin, e cila forcon procedurat kufitare dhe hap derën për qendrat e kthimit në vendet e treta, rrezikon të legjitimojë modelin e qendrave në Shqipëri të promovuar nga qeveria Meloni.
ITALI- Raporti i fundit i ‘Fondacionit Migrantes’ mbi të drejtën e azilit nxjerr në pah një çështje tashmë vendimtare në politikën evropiane: eksternalizimin e kontrollit të migracionit. Në vitet e fundit, Unioni ka zhvendosur në mënyrë progresive disa nga procedurat e tij kufitare jashtë kufijve të tij, duke deleguar fazat më të ndjeshme të pritjes, ndalimit dhe riatdhesimit të migrantëve në vendet e treta. Brenda këtij procesi, projekti italian për qendrat e azilit në Shqipëri, i ndjekur nga qeveria Meloni dhe deri më tani i bllokuar nga apelet dhe sfidat ligjore, bëhet studimi më efektiv i rastit për të kuptuar se ku po shkon Evropa dhe rreziqet me të cilat përballet.
Çfarë përfshin plani i qeverisë Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri?
Marrëveshja e nënshkruar nga Roma dhe Tirana parashikon menaxhimin në tokën shqiptare të një pjese të procedurave kufitare për migrantët e kapur në Mesdhe dhe të transferuar direkt përtej Adriatikut. Dy objektet e ndërtuara në Shqipëri, aktualisht gati por ende joaktive, kanë për qëllim të “pritin” njerëz nga vende të konsideruara “të sigurta”; ata do të mbahen atje për kontrolle, identifikim dhe përpunim të përshpejtuar të kërkesave për azil.
Qëllimi i deklaruar i qeverisë italiane është i dyfishtë: të përshpejtojë procedurat për ata që nuk kanë të drejtë për mbrojtje dhe të rrisë numrin e riatdhesimeve. Megjithatë, deri më sot, projekti nuk ka filluar kurrë vërtet. Gjykatat italiane dhe evropiane kanë ngritur dyshime në lidhje me përputhshmërinë e marrëveshjes me ligjin e BE-së: është e paqartë nëse të drejtat themelore të azilkërkuesve do të garantoheshin në të vërtetë, në çfarë mase Italia do të mbetej përgjegjëse për vendimet e marra në qendra dhe cilat mjete juridike do të ishin në dispozicion për ata që kundërshtojnë një refuzim ose ndalim të paligjshëm.
Korniza e re evropiane: reforma e azilit rihap rrugën
Marrëveshja e fundit politike e arritur nga Ministrat e Brendshëm të BE-së mund të rihapë derën për aktivizimin e qendrave. Reforma e miratuar në Bruksel prezanton disa risi që ndikojnë drejtpërdrejt në modelin shqiptar:
1. Për herë të parë, është krijuar një listë e përbashkët e vendeve të konsideruara të sigurta (të cilat shpesh nuk janë, si Tunizia, Egjipti ose Bangladeshi), e cila lejon zbatimin e procedurave të përshpejtuara për qytetarët që vijnë nga shtete të konsideruara pa konflikte ose persekutim të përhapur (përfshirë Bangladeshin, Egjiptin dhe Tunizinë);
2. Procedurat kufitare po forcohen, duke u bërë më të shpejta, më të gjera dhe më të orientuara drejt refuzimeve të menjëhershme të aplikimeve;
3. Mundësia e krijimit të qendrave të kthimit jashtë Evropës, domethënë qendrave në vendet e treta ku mund të mbahen ata që janë të destinuar për riatdhesim, është hapur zyrtarisht;
4. I gjithë sistemi i paraburgimit forcohet më pas, me afate kohore më të rrepta dhe standarde minimale të reja.
Sipas Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi, këto masa i bëjnë objektet shqiptare “plotësisht funksionale”. Me fjalë të tjera, legjislacioni i ri evropian do të legjitimonte përfundimisht atë që deri më tani nuk kishte mbështetje të fortë ligjore.
Një model i errët dhe ligjërisht i brishtë
Vlerësimi i Migrantes është shumë më i rëndë. Raporti argumenton se procedurat e outsourcing-ut nuk janë vetëm joefektive nga ana operative, por edhe të rrezikshme nga ana demokratike. Raporti identifikon katër probleme kryesore.
1. Mungesa e mbikëqyrjes publike.
Qendrat e vendosura jashtë BE-së janë të vështira për t’u aksesuar nga gazetarët, OJQ-të dhe vëzhguesit e pavarur. Kjo do të thotë që ajo që ndodh brenda tyre mbetet kryesisht e padukshme, përtej mbikëqyrjes demokratike dhe shqyrtimit gjyqësor.
2. Një zonë gri e përgjegjësisë ligjore.
Kur një procedurë kryhet në një vend të tretë, është e paqartë nëse mbizotëron ligji evropian, ligji i vendit pritës apo ligji i përcaktuar nga protokollet dypalëshe. Në rastet e shkeljeve, ndalimit arbitrar, procedurave të padrejta ose mungesës së aksesit në avokat, identifikimi i juridiksionit kompetent bëhet pothuajse i pamundur.
3. Dobësimi strukturor i garancive.
Zhvendosja e procedurave larg territorit evropian në mënyrë efektive do të thotë distancimi i njerëzve nga mekanizmat mbrojtës të ofruara nga vetë BE-ja. Azilkërkuesit rrezikojnë të trajtohen si raste administrative që duhen zgjidhur shpejt, në vend që të trajtohen si individë me të drejta.
4. Një logjikë që është më shumë politike sesa efektive.
Migrantes vëren më tej se efektiviteti i riatdhesimeve është larg të qenit i provuar. Ajo që duket se funksionon, përkundrazi, është efekti politik: demonstrimi i vendosmërisë, përcjellja e një ndjenje kontrolli dhe qetësimi i opinionit publik vendas, edhe nëse rezultatet konkrete janë të kufizuara.
Për këtë arsye, raporti e përcakton modelin shqiptar si një “laborator” të vërtetë: një eksperiment i kryer mbi njerëz jashtëzakonisht të prekshëm, i cili mund të bëhet modeli strukturor për politikat e ardhshme evropiane.
Një pikë politike: Evropa rrezikon të normalizojë përjashtimin
Analiza e Migrantes shkon përtej këtij rasti specifik. Pika thelbësore ka të bëjë me aftësinë e Bashkimit Evropian për t’i qëndruar besnik parimeve të tij themeluese, ndërkohë që zhvillon një pjesë të politikave të tij përtej kufijve të tij. Mbeten tre pyetje të hapura: a është realiste të garantohen standardet evropiane të mbrojtjes në vendet jo-anëtare të BE-së? Kush monitoron në të vërtetë atë që ndodh në qendrat ekstraterritoriale? A mund të konsiderohet ende koherente me veten një Evropë që zhvendos aspektet më të ndjeshme të ligjit të azilit diku tjetër? Sipas Migrantes, përgjigjja e këtyre pyetjeve do të përcaktojë të ardhmen e ligjit evropian të azilit dhe, në përgjithësi, besueshmërinë politike të BE-së.
Një udhëkryq për BE-në
Përfundimi i dosjes është i qartë: outsourcing nuk është vetëm një zgjedhje teknike. Është një hap politik që ripërcakton marrëdhënien midis të drejtave themelore dhe menaxhimit të kufijve. Modeli shqiptar, së bashku me marrëveshjet me Libinë, Tunizinë dhe vende të tjera të treta, bëhet një “shtrat prove” për stabilitetin demokratik të Bashkimit Evropian.
Çështja, në fakt, nuk është vetëm nëse këto qendra do të funksionojnë apo jo, por nëse Evropa është e gatshme të pranojë që një pjesë e sistemit të saj të azilit të transferohet jashtë territorit të saj. Dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo në transparencë, ligjshmëri dhe vetë besueshmërinë e parimeve që Bashkimi pretendon se mbështet./Dosja.al
Autoritetet belge kanë nisur një hetim në lidhje me kontratat e dyshuara të fituara nga kompania izraelite Elbit Systems, e cila ka firmosur disa marrëveshje me kompaninë shqiptare KAYO, të drejtuar nga Ardi Veliu për prodhimin e armëve.
Prokuroria Federale e Belgjikës ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, në kuadër të disa kontratave të rëndësishme të dhëna nga një agjenci e NATO-s, raporton alettre.fr.
Në qendër të hetimit ndodhet Eliau Eluasvili, 60 vjeç, shtetas italian, i cili dyshohet për “korrupsion aktiv” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Konsulent në arrati
Ai është në kërkim që prej 30 shtatorit, ndërsa sipas burimeve të hetimit, Elbit Systems u pezullua në korrik nga të gjitha prokurimet publike të NATO-s.
Hetuesit besojnë se gjatë disa viteve, Eluasvili ka ndihmuar Elbit Systems të siguronte kontrata të manipuluara nga NSPA (Agjencia e Prokurimeve në NATO). Ai rezulton i përfshirë në një rrjet kompanish konsulence të regjistruara në Lituani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Rumani.
Sipas dokumenteve të brendshme, NATO pezulloi gjatë verës 15 kontrata, prej të cilave 13 i përkisnin Elbit Systems dhe filialit të saj Orion Advanced Systems. Këto kontrata përfshinin furnizime me ndezës ajrorë, municione, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.
Ndër kontratat më të mëdha të pezulluara është ajo për modernizimin e flotës së anijeve patrulluese të Marinës Portugeze, me vlerë 100 milionë euro për periudhën 2016–2024.
‘Parregullsitë’ e kontratës
Në një dokument të datës 31 korrik që shoqëronte listën e kontratave të pezulluara, kreu francez i programit të municioneve të NSPA-së, Céline Danielli, i paralajmëroi përfaqësuesit e Aleancës për shkallën e mashtrimit.
“Pezullimet e shitësve vijnë pas shfaqjes së akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, shkroi ajo. “Si rezultat, strategjia jonë ekzistuese e Prokurimit tani nuk mund të ekzekutohet”, shtoi Céline Danielli. NSPA mbetet e disponueshme për të diskutuar ndikimin operacional të këtij vendimi dhe ai mund të jetë i kufizuar.
Dyshimet përforcohen nga fakti se të gjithë agjentët ose ish-agjentët e NATO-s të arrestuar në muajt e fundit ishin aktivë në programin e municioneve të NSPA-së. Duke filluar me Guy Moeraert, një ish-ushtar belg i cili ishte aktiv në vitet 2015-2020 në departamentin e operacioneve, ku u caktua në programin e prokurimit të municioneve. Ai më vonë u bë konsulent. Ai aktualisht i nënshtrohet etiketimit elektronik pas një qëndrimi gjashtëmujor në burg.
Moeraert dyshohet nga gjykatat belge se ka marrë 1.9 milion euro në ryshfete për programe municionesh dhe pajisjesh aeronautike me vlerë disa qindra milion euro. Ai është akuzuar për “korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”. Avokati i tij tha se klienti i tij “ka vënë gjithçka në tryezë, ka dhënë emra (dhe) nuk i konteston elementët faktikë”, por “ende përfiton nga prezumimi i pafajësisë”.
Gjykatat belge duan të zbulojnë nëse ish-agjenti i NSPA-së, i cili u bë konsulent i pavarur në vitin 2021, ka punuar për Eluasvilin dhe e ndihmoi atë të siguronte disa kontrata të NATO-s për Elbit Systems, sipas burimeve tona.
Një rrjet ish-agjentësh të shndërruar në konsulentë, të cilët me kënaqësi i hapin librat e tyre të adresave për industrialistët, graviton rreth selisë së NSPA-së në Luksemburg. Ata kanë përfituar nga situata e re gjeopolitike, shpërthimi në buxhetet e mbrojtjes evropiane dhe njohuritë e tyre të brendshme për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ndihmuar kompani të caktuara të fitojnë kontrata pas tenderëve kompleksë të nisur nga NSPA.
Ndonjëherë ata madje dhanë këshilla mbi detajet më të imëta të kontratave. NSPA, kodi i etikës së së cilës hesht për agjentët e saj që kalojnë në sektorin privat, ka treguar pak shqetësim për zhvillimin e karrierës së ish-punonjësve të saj. gsh
Krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Fotografi ilustruese.
Aleksandar Samarxhiski
“Ende nuk e kemi një partner për tango”, u shpreh kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, duke folur për bisedimet e mundshme me Republikën e Bullgarisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane. Por, sa e gatshme është Sofja për të vallëzuar tango me Shkupin në një situatë kur përballet me probleme të brendshme – protesta masive dhe presion për dorëheqjen e Qeverisë?
Vetëm situata në Bullgari mund të çojë në atë që pala maqedonase të mos ketë me kë të bisedojë, tha profesori universitar Vasko Naumovski, i cili ka qenë ambasador në Uashington dhe ish-zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane.
Ai theksoi se deri tani ka pasur iniciativa nga pala maqedonase për rritjen e besimit dhe mbajtjen e disa takimeve në nivel të lartë, por ato nuk janë pranuar.
“Tani mbetet e hapur pyetja nëse në muajt e ardhshëm Bullgaria do të ketë një skenë politike të qëndrueshme dhe do të jetë një partnere stabile me të cilën mund të hyjmë në bisedime të thella. Nëse skena politike atje vazhdon të destabilizohet, ne nuk do të kishim me kë të biem dakord, ose ajo që do të biem dakord nuk do të mbijetonte në Bullgari për një kohë më të gjatë”, tha Naumovski për Radio Evropa e Lirë (REL).
Më 1 dhjetor, Bullgaria u përball me disa nga protestat më të mëdha që nga vitet 1990, të nxitura nga buxheti që e propozoi Qeveria. Ekzekutivi e tërhoqi propozimin, por protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij, kërkesë që u mbështet edhe nga presidenti Rumen Radev. Përveç planeve buxhetore, një nga faktorët që shkaktoi zemërim te qytetarët që dolën në rrugë dhe sheshe, siç thanë vetë ata, ishte korrupsioni.
Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka rëndësi pasi autoritetet maqedonase kërkojnë garanci se pas ndonjë ndryshimi kushtetues nuk do të ketë kushte të reja për integrimin evropian të vendit. Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës. Kjo është një detyrë që vendi e mori në vitin 2022, pasi dy vjet më parë Bullgaria kishte vendosur veto për fillimin e negociatave të Shkupit me Bashkimin Evropian.
Ambasadorja gjermane konsideron se ekziston vullnet politik
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis dy vendeve, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Dreksler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, vlerësoi se “në të kaluarën e afërt mund të dallohen shembuj të mirë” se si ato mund të forcohen.
Si shembull, ajo përmend marrëveshjen për Korridorin 8, të cilën në nëntor e nënshkruan zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, dhe ministri bullgar për Zhvillim Rajonal, Grozdan Karadzhov.
Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimin e një tuneli të përbashkët kufitar për nevojat e transportit hekurudhor.
“Ky është një investim nga i cili do të përfitojë e gjithë Evropa, kur të kompletohet rrjeti ynë evropian hekurudhor. Është diçka nga e cila do të përfitojnë fuqishëm të dyja vendet, do të forcojë ekonomitë tona, diçka që mund të nxisë edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas mendimit tim, padyshim që ekziston interes dhe vullnet politik për përparim, dhe këtë Gjermania e mbështet plotësisht, ashtu si edhe Bashkimi Evropian”, tha Dreksler, në intervistën për Shërbimin maqedonas të REL-it.
Aktivitetet në dy fronte
Por, si mund të vazhdohet më tej, duke marrë parasysh situatën aktuale në Bullgari?
Sipas Naumovskit, aktivitetet nga pala maqedonase duhet të vazhdojnë me paraqitjen e qëndrimeve të saj para institucioneve të BE-së, dhe me këtë të pritet që “institucionet evropiane ose shtetet anëtare të nisin që ta nxisin Bullgarinë që të heqë dorë nga e drejta e vetos”.
“Paralelisht me këtë, duhet të vazhdojnë edhe nismat për një qasje dypalëshe drejt zgjidhjes së këtij problemi me institucionet përkatëse në Bullgari. Përmes këtyre dy proceseve paralele, mund të shpresojmë se mund të bëjmë një hap përpara gjatë vitit të ardhshëm”, tha Naumovski.
Ndërsa mbetet e hapur pyetja se çfarë dhe nëse do të ndryshojë diçka në periudhën e ardhshme, pala bullgare deri tani ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin se Maqedonia e Veriut është ajo që duhet të përmbushë detyrimet e saj.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, deklaroi ditë më parë se me përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, Maqedonia e Veriut do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shpresoj që fqinjët tanë jugperëndimorë ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur për të hapur dyert për negociata për anëtarësim të plotë”, deklaroi Radev gjatë pritjes për përfaqësuesit e organizatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut.
Mickoski: Nuk kemi informacione nga pala bullgare
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një bisedimi me gazetarët më 4 dhjetor, përsëriti qëndrimet e tij se nëse Maqedonia e Veriut bënë ndryshime kushtetuese, kjo mund të rezultojë me kërkesa të reja, prandaj nevojiten garanci.
“Ndryshimet kushtetuese janë vetëm fillimi. Edhe sikur nesër t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, pyetja mbetet vetëm nëse për tre, gjashtë apo nëntë muaj do të ketë një kusht të ri”, tha Mickoski.
Ai theksoi se ka pasur nisma nga “disa vende me ndikim” në BE për takime me Bullgarinë në nivel të lartë, por shtoi se deri tani nuk ka informacione nga pala bullgare për gatishmërinë për bisedime.
Mickoski theksoi se është dilemë se si eventualisht Sofja do të donte të zhvilloheshin bisedimet. Nga njëra anë, u shpreh ai, Bullgaria pretendon se “kjo nuk është më një çështje dypalëshe” dhe se logjike është të bisedohet me Brukselin.
“Këtu pala bullgare thotë se mund ta zgjidhim vetë. Le të vendosin… Nëse është dypalëshe, jemi të gatshëm të bisedojmë me ta. Nëse jo, atëherë të bisedojmë me Brukselin”, tha Mickoski për gazetarët.
Ndërkaq, opozita ka kritika për këtë çështje. Lidhja Socialdemokrate (LSDM) e ka akuzuar Qeverinë se me qëllim po pengon rrugën evropiane, se nuk dëshiron reforma dhe nuk lejon funksionimin e shtetit ligjor.
Qeveria do të dëgjojë mesazhet për ndryshimet kushtetuese nga Brukseli
Ndërkohë, Këshilli i Evropës po përgatitet të miratojë konkluzionet për zgjerimin. Parashikohet që kjo të ndodhë më 16 dhjetor, periudhë kur kryeministri Mickoski dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë maqedonase do të jenë në Bruksel, ku do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas draft-konkluzioneve, të cilat i ka parë më herët Radio Evropa e Lirë, Këshilli parashikon t’i bëjë një thirrje tjetër Maqedonisë së Veriut për të përmbushur detyrimet dhe për të kryer ndryshimet kushtetuese.
Sipas këtyre draft-konkluzioneve, Këshilli “konfirmon gatishmërinë e tij për të thirrur edhe një konferencë ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme apo vendime politike shtesë”.
Aty thuhet po ashtu se “Këshilli është i gatshëm të hapë grup-kapitullin e parë negociues sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Këto konkluzione bazohen në raportet e Komisionit Evropian të publikuara në nëntor lidhur me progresin e vendeve aspiruese për anëtarësim.
Një ushtar ukrainas patrullon një pozicion në vijën e frontit pranë Pokrovskut në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 20 nëntor.
Steve Gutterman
Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi nuk ka as të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga ndonjë pjesë e tokës së vet.
“Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë nga tokat tona. Ne, pa asnjë dyshim, nuk duam të japim asgjë. Pikërisht për këtë po luftojmë”, tha Zelensky, vendi i të cilit është përballur me agresion ushtarak nga Rusia që nga viti 2014 dhe me një pushtim të plota qysh nga shkurti i vitit 2022.
Duket e thjeshtë. Megjithatë, në të njëjtën bisedë online me gazetarë, ai tha se bisedimet me Uashingtonin përfshijnë “çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin” dhe se “ende nuk është arritur kompromis për këtë”.
Më poshtë mund ta lexoni një vështrim mbi kontrollin territorial në Ukrainë, që është një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt paqes.
Donbasi
Qëllimet dhe fiksimet që e nxitën presidentin rus, Vladimir Putin, ta niste pushtimin shkojnë shumë përtej thjesht grabitjes së tokave; ato përfshijnë një dëshirë për ta nënshtruar Ukrainën, për ta dobësuar Perëndimin dhe për t’i përmbysur disa nga rezultatet e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së perandorisë sovjetike.
Por, kontrolli mbi rajonet Donjeck dhe Luhansk, që përbëjnë Donbasin, është qartazi synimi kryesor.
Dhe, së bashku me sundimin e Krimesë dhe pjesëve të rajoneve Zaporizhja dhe Herson, kjo mund të jetë më e pakta që Putin beson se mund ta pranojë, të paktën për tani, pa u vlerësuar në atdheun e vet si një dështak i një lufte për të cilën në fillim shpresonte ta bënte Ukrainën të gjunjëzohet brenda javësh.
Telashi për Putinin është se forcat e tij nuk kanë qenë në gjendje ta pushtojnë të gjithë Donbasin. Përveç, disa pjesëve të vogla në rajonin Luhansk, pjesa tjetër është nën pushtimin rus, pjesë e pothuajse një të pestës së territorit të Ukrainës që kontrollohet nga Moska.
Por, Donjecku ka dalë të jetë më i vështirë: trupat ruse kontrollojnë rreth 77 për qind të rajonit, pasi janë zhvendosur me hapa të ngadaltë në një ofensivë të gjatë dhe rraskapitëse, por nuk kanë arritur të marrin përfundimisht qytetin e shkatërruar të Pokrovskut, dhe disa qendra të tjera të banuara mbeten nën kontrollin e Kievit.
Numri i madh i ushtarëve rusë të vrarë mund ta ketë forcuar vendosmërinë e Putinit për ta përfunduar kapjen e rajonit, nga frika se përndryshe gjakderdhja do të shihej si e kotë.
Në çdo rast, marrja nën kontroll të plotë e Donbasit tani është kërkesë themelore e tij në çfarëdo marrëveshje për paqe. Putin tha javën e kaluar se Rusia do të merrte me forcë pjesën e mbetur nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin tërheqjen e Ukrainës nga to.
Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.
Çdo marrëveshje për paqe që i jep tokë Rusisë ose forcon kontrollin e Kremlinit mbi tokën që ai pushton, do të shihej në Kiev dhe në Perëndim si shpërblim i agresionit të Moskës. Megjithatë, një pakt që i detyron forcat ukrainase të tërhiqen nga toka që kanë mbrojtur, gjithashtu me një kosto të madhe njerëzore, do të ishte edhe më i vështirë për t’u kapërdirë.
Një gjë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha politike për Ukrainën dhe Zelenskyn, gjë që është arsye pse Putini e dëshiron.
Siç theksoi Zelensky më 8 dhjetor, është edhe një pengesë e fortë ligjore për t’i dorëzuar tokë një shteti tjetër: Kushtetuta e Ukrainës, e cila thotë se çdo ndryshim territorial “zgjidhet ekskluzivisht” përmes një referendumi kombëtar.
De facto, de jure
Një ndërlikim tjetër – të paktën sepse Putini ngul këmbë ta bëjë të tillë – është pretendimi i Moskës, i pabazuar në realitet por i mishëruar në ligjin rus për më shumë se tri vjet, se rajonet Luhansk, Donjeck, Zaporizhja dhe Herson janë pjesë e Rusisë, jo e Ukrainës.
Putini përpiqet ta theksojë këtë pretendim duke thënë se Rusia do ta “çlirojë” pjesën e mbetur të Donbasit, në vend se të thotë se do të marrë apo do të pushtojë toka ukrainase.
Kjo çështje e pazgjidhshme e Donbasit u përmend edhe në propozimin 28-pikësh për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili shkaktoi një stuhi diplomacie kur u bë publik muajin e kaluar.
Drafti u cilësua nga shumë si tepër i favorshëm për Rusinë dhe Ukraina e kundërshtoi atë në bisedimet me zyrtarë amerikanë dhe udhëheqës evropianë, të cilët janë rreshtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Kievit për shmangien e një marrëveshjeje të njëanshme.
Por, formulimi për Donbasin, i cili qartazi shkaktoi pakënaqësi në Ukrainë, duket se nuk do t’i pëlqente as Rusisë.
Së bashku me Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, drafti propozonte që rajonet Donjeck dhe Luhansk të “njihen si de facto ruse”, e jo de jure, siç dëshiron Moska.
Ai gjithashtu kërkonte që Ukraina t’i tërhiqte forcat e saj nga pjesa e rajonit Donjeck që ajo mban, dhe që kjo tokë të kthehej në një “zonë neutrale të demilitarizuar” që do të ishte “e njohur ndërkombëtarisht” si tokë ruse, por që forcat ruse nuk do të lejoheshin të hynin.
Ndër pengesat e tjera të mundshme, si çështja e atyre që do ta mbikëqyrnin zbatimin e marrëveshjes në Donbas, disa analistë thanë se njohja de facto është kundërthënëse në terma: Njohja, sidomos e përcaktuar në një pakt paqeje, sugjeron pranimin formal, ndërsa de facto nënkupton pranimin joformal të fakteve në terren.
Zelensky tha më 8 dhjetor se drafti amerikan ishte kufizuar nga 28 pika në 20, dhe se disa prej pikave më pak të favorshme për Ukrainën ishin hequr.
Megjithatë, ai nuk është publikuar dhe mënyra sesi trajtohet territori mbetet e paqartë, megjithëse, nga komentet e Zelenskyt, dukej qartë se Kievi nuk është i kënaqur.
Më 9 dhjetor, Zelensky tha se Ukraina dhe mbështetësit evropianë do t’ia dërgojnë së shpejti një propozim të “rishikuar” Shteteve të Bashkuara.
Hersoni dhe Zaporizhja
Përveç Krimesë dhe Donbasit, rajonet Zaporizhja dhe Herson paraqesin sfidë për çdo përpjekje për paqe.
Rusia kontrollon pjesë të secilit rajon, duke krijuar një “korridor tokësor” nga kufiri rus deri te ngushtica që lidh Krimenë e pushtuar me Ukrainën, si dhe kontroll mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas – i cili është më i madhi në Evropë dhe një çështje tjetër e ndërlikuar në bisedimet e paqes.
Por, pasi Ukraina rimori qytetin e Hersonit në një kundërofensivë të madhe në vjeshtën e vitit 2022, Rusia nuk mban nën kontroll kryeqytetin e asnjërit prej dy rajoneve.
Midis përpjekjeve të SHBA-së për paqe që nisën kur Trump mori detyrën në janar të këtij viti, Moska herë pas here është dukur e hapur për marrëveshje që do ta lejonte Ukrainën t’i mbajnë në kontroll tokat që i kontroll – ashtu siç parashikonte propozimi 28-pikësh.
Megjithatë, Putini hodhi dyshime mbi këtë ide në deklaratat e tij të ashpra javën e kaluar, duke pohuar se Rusia do t’i marrë me forcë jo vetëm Donbasin, por edhe “Novorossian”, nëse Ukraina nuk tërheq forcat e saj, duke përdorur një term shumë të kontestuar që i referohet sundimit të Rusisë cariste mbi pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore.
Përveç Krimesë, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit, Rusia kontrollon edhe disa zona shumë më të vogla në rajonet Harkiv, Sumi dhe Dnipropetrovsk.
Plani 28-pikësh thoshte se “Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera që kontrollon jashtë pesë rajoneve”, por nuk jepte hollësi.
Komentet