Në raport-informacionin e ambasadorit shqiptar në Vjenë, Idriz Bardhi derguar ne javën e fundit të gushtit të vitit 1987, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, hidhet dritë mbi menyren se si u arratis diplomati shqiptar nga makina ku ndodhej me kolegët e tij.
Faksimile e raportit sekret për Vullnet Thanasin
Ne raportin sekret, publikuar në “Panorama“, ambasadori përshkruante me hollësira dhe detaje lidhur me arrestimin e diplomatit shqiptar Vullnet Thanasi nga ana e autoriteteve policore austriake, të cilët e akuzonin atë për “kontrabandë cigaresh”, pasi e kishin kapur në flagrancë me 300 steka cigaresh që ia kishin gjetur në makinën e tij me targa diplomatike.
DASHNOR KALOÇI
(Vijon nga numri i kaluar)
Thanë gjithashtu se çështja do të mbahej e mbyllur dhe nuk do të publikohej dhe se cigaret mund t’i tërhiqnin me të paraqitur deklaracionin e miratuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.
Ambasadori Bardhi me stafin në Vjenë
Gjatë gjithë kohës që u zhvillua ngjarja dhe bisedimet, Vullnet Thanasi dukej i tronditur, por nuk e kishte humbur ekuilibrin mendor dhe logjikën. Shokët tanë shkëmbyen pak fjalë me të dhe i bënë të qartë që në fillim se po bënin përpjekje për ta liruar nga arresti.
Prej shokëve tanë u konstatua se pasaporta e tij ishte e falsifikuar, kishte vetëm vulat e Ambasadës dhe një firmë të falsifikuar zv.ministrit tonë të Jashtëm.
Gjatë gjithë kësaj ngjarjeje në zyrat e Doganës, nëpunësit austriakë u treguan korrektë dhe të predispozuar për të gjetur një zgjidhje, që nuk cenonte ligjin e tyre. Për të sjellë deklaratën e Ambasadës sonë erdhën në zyrat e Doganës dhe shokët Mitro Ziko e Klime Prifti, e të gjithë së bashku me Vullnet Thanasin u larguam nga Dogana.
Në paradhomë të zyrës ku u zhvillua biseda ishin vendosur në një tavolinë të gjitha stekat e cigareve, të cilat u panë nga të gjithë shokët që ishin të pranishëm. Pasi dolëm nga Dogana, nuk u zhvillua asnjë bisedë midis shokëve tanë dhe Vullnet Thanasit, i cili së bashku me shokët Mitro e Kujtim hipi në makinën që e ngiste Petriti, duke qëndruar në ndenjësen e prapme së bashku me shokun Kujtim.
Pasi ishim larguar afro një kilometër nga zyrat e Doganës, makina ku ishte Vullnet Thanasi ndaloi në një semafor. Para saj ndodhej makina ku kishin hipur shokët Klime dhe Ilir, të cilën e ngiste shoku Andon Koka.
Në kohën që pritej të hapej sinjali jeshil, në makinë ku ndodhej Vullnet Thanasi u dëgjua një e thirrur dhe kur shokët Mitro e Petrit kthyen kokën për të parë se çfarë ndodhi, panë se Vullneti, pasi kishte qëlluar Kujtimin me grushte në fytyrë, kishte hapur me shpejtësi derën e makinës dhe po vraponte gjatë rrugës në drejtim të kundërt. Menjëherë në ndjekje të tij me vrap u vunë shokët Petrit, Klime, Mitro dhe Ilir.
Pas 250 metrash, ai u kthye në një kthesë majtas dhe vazhdoi të vraponte deri te një udhëkryq ku ndodhej një park, disa oborre dhe apartamente banimi. Ndriçimi në këtë vend ishte i dobët dhe ai u humbi shokëve tanë nga sytë. Nga të gjithë shokët e pranishëm, u kërkua dhe u kontrollua me imtësi e gjithë zona, pa mundur ta gjenim. Kjo ndodhi rreth orës 22 e 30.
Mbasi shokët u kthyen në Ambasadë, u shpërndanë në disa grupe, duke kontrolluar stacionet e trenit, aeroportin, stacionet e autobusëve dhe metrove. Një grup shokësh u nis menjëherë për në pikën kufitare duke menduar se ai mund të kthehej për të marrë sërish makinën dhe familjen që kishte lënë në Znajm.
Aty pritën disa orë. Kërkimi vazhdoi gjithë natën dhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Gjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes, nga të gjithë shokët nuk u la të kuptohej se do të trajtohej ashpërsisht, duke mos e qortuar dhe pa i thënë asnjë fjalë të rëndë.
Trajtimi i çështjes u bë me urtësi dhe korrektësi. Më pas vepruam sipas udhëzimeve tuaja.
AGIM JAZAJ/ Në kujtesën e kombit, me kujtesë, dhe në faqet e historisë, mbeten të gdhendur edhe 400 luftëtar që ranë për çlirimin e Vlorës, të vitin 1920, mbetur të përjetshëm, p . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të . . .
Marrë nga libri i
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 – 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 199 . . .
Çdokush ka një histori, e shënjon atë. Një histori të vërtetë. Dhe e vërteta është edhe më e bukur, sado e trishtuar që është e thuhet. E vërteta është e thjeshta. Dhe ky artist gje . . .
“Kanë qenë dy javë bashkë në nji dhomë spitali në Rrëshen. Të njajtin ushqim që pregaditnim për nanën (vjehrrën) me i çue t’u spitali, të njajtin pregaditnim edhe për Musinenë. Qe një . . .
Ramize Gjebrea ishte një partizane e Luftës së Dytë Botërore, e akuzuar për sjellje imorale nga një gjykatë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe e pushkatuar në fshatin Ramicë, Vlorë në 1 . . .
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
1361 – 1967
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Maj 2025
Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit të familjes mbretërore shq . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2025
“Hampstead News” ka botuar, të enjten e 30 nëntorit 1944, në ballinë, homazhin e Mbretit Zog me rastin e ndarjes nga jeta askohe të udhëtares dh . . .
Dihet se pas vdekjes së Stalinit, në mars të vitit 1953, në gjirin e PK të BS filloi lufta për pushtet. Malenkovi trashëgoi postet kyçe të pushtetit: sekretar i parë i PK dhe kryeminis . . .
PAPA GJON PALI II… PËRBALLË GJ.KASTRIOTIT N’ TIRANË KA THANË ME 25 PRILL 1993:
“Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një . . .
Komentet