Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhëne dënimet për grupin e ‘Xibrakës”.
Trupi gjykues ka dhënë edhe dënimet për 9 të pandehurit:
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për Sajmir Batku
Per kete grup me pare Prokuroria ka kerkuar gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda denimin me burg per 9 të arrestuarit, mes tyre nipi i ish-diktatorit Hoxha.
Kështu prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha, raporton gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami. Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konkretisht dënimet, si më poshtë:
- I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
- I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
- I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
- I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
- I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
- I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
- I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
- I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
- I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim
Akuza
Mes 9 të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”.
Nipi i Enver Hoxhës u arrestua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.
Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.
Dosja e Prokurorisë për Krimet e Rënda
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme në datë 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyqësore gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky informacion iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativë (kryesisht) procedimin penal për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.
Në bazë të të dhënave të përfituara gjatë hetimeve paraprake, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në datë 14.01.2015, prokuroria njofton se u organizua operacioni për arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët gjendeshin në ambjentet e një ish-magazine, e cila rezultoi që ishte shndërruar nga të dyshuarit në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po ashtu, në vijim të operacionit, në bazë të të dhënave të përftuara gjatë hetimeve paraprake të Prokurorisë për Krime të Rënda, u arrestuan edhe disa persona të tjerë në zona të ndryshme, në total u arrestuan 9 persona.
“Në bazë të veprimeve paraprake dhe provave materiale të zbuluara gjatë operacionit, personat e arrestuar, dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “trafikimit të narkotikëve”, të mbetur në tentativë, “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope, “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike” si dhe “grupit të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a-22, 284/c, 284/ç, 285 dhe 333/a. Ndërkohë, dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” të parashikuar nga nenet 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal. Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 9 personat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të akuzuarit:
1. Ilir Hyseni
2. Gentian Gjonaj
3. Kelmend Dalipi
4. Arjan Dalipi
5. Sajmir Batku
6. Ermal Hoxha
7. Kastriot Imeri
8. Cesar Avila
9. Valther Moreno
Komentet