Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Jeton Lesi (Mbiemri i personit në fjalë është i shkruar “Š”, të gjuhës serbe) është person i afërt me kandidatin për Kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj si dhe me një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Afërsia e Ramush Haradinajt me Jeton Lesin dëshmohet edhe në këtë foto, të cilën e posedon gazeta “Bota sot”.
Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marrë një përgjigjie nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të partisë së tij, lidhur me këtë foto, por deri më tani ata kanë heshtur.

Në fotografi, Ramush Haradinaj shihet në foto duke bekuar duart e Jeton Lesit, i cili është i burgosur për dërgimin e granatës ruse në adresë të gazetës “Bota sot” në Zvicër, në vitin 2002.
Zbulohet personi që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër
Rasti i të arrestuarit për dërgimin e granatës ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më nuk do të jetë sekret.
Gjykata Federale e Zvicrës, ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të akuzuarit, e cila kërkonte mbajtjen sekret të rastit.
Kërkesa e palës së akuzuar ishte bërë me arsyetimin se publikimi i rastit do të mund të ndikonte në një territor me konflikte të hapura politike, por edhe në diasporë.
Por, së fundi Gjykata Federale e Zvicrës, ka shfuqizuar vendimin dhe ky rast më nuk do të mbahet i fshehtë.

Gjyqi do të mbahet më 16 gusht në Gjykatën federale të Zvicrës
Kështu, kërkesa për mbajtjen sekret të çështjes sipas vendimeve të 3 marsit 2017 respektivisht 14 qershorit 2017 është shfuqizuar.
Jeton Lesi (Lleshi), është personi i arrestuar nga Policia Federale e Zvicrës më 31 janar të këtij viti. Ky person është i regjistruar me mbiemrin Lesi (Mbiemri i personit në fjalë është i shkruar “Š”, të gjuhës serbe).
Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Leshi është person i afërt me kandidatin për Kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj si dhe me një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Pakoja brenda së cilës ndodhej granata ruse, mbante mbishkrimin “vertraulich nga gjermanishtja në konfidencë apo në besim”, nga dërguesi John. W
Policia zvicerane e ka arrestuar Lleshin në vendin e tij të punës më 31 janar të këtij viti.
Më pas Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë dhe i ka konfiskuar një revole. Nga 31 janari ai ndodhet në duart e autoriteteve zvicerane. Fillimisht ishte dërguar në një burg në kantonin e Bernit, ndërsa që nga fundi i majit, po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në aeroportin e Cyrihut.

Vetëm fati ka dashur që pakoja të hapej anash dhe jo nga lart. (që zakonisht nuk hapen anash). Hapja e saj nga pjesa e sipërme do të shkaktonte shpërthimin e bombës brenda saj dhe do të merrte jetën e 12 personave të pranishëm.
Policia e ka arrestuar personin Jeton Lesi dhe në bazë të ADN-së ka rezultuar se i njëjti e ka dërguar granatën ruse në adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zvicër më 27 shtator 2002.
Është e rëndësishme të theksohet se ky rast po del në dritë pas 15 vitesh. Nëse pakoja e dërguar do të hapej nga pjesa e sipërme, atëherë granata do të shpërthente menjëherë.
Shpërthimi i granatës ruse do të rezultonte me vdekjen e 12 personave të pranishëm.

Foto e granatës së demoluar nga ekspertët dhe policia zvicerane
Një polic i Policisë Federale, që ishte marrë me hetimin e rastit, menjëherë pas rastit i kishte thënë botuesit të gazetës “Bota sot”: Nëse beson në zot, iu ka ndihmuar zoti e nëse jo atëherë keni pasur fat të madh.
Me rastin e dërgimit të granatës në adresë të gazetës “Bota sot”, që nga fillimi janë marrë instancat më të larta të drejtësisë zvicerane. Gjyqi do të mbahet më 16 gusht në Gjykatën federale të Zvicrës. Kjo gjykatë trajton rastet më të rënda të krimeve.

Burgu i sigurisë së lartë, afër aeroportit të Zyrihut, ku po mbahet i arrestuar personi me emrin Jeton Lesi (Lleshi)
Komentet