Përgjatë gjithë këtyre viteve, kam takuar shumë syresh, nëna a baballarë, të cilët mē kanë raportuar episode të shumta tē ngacmimeve seksuale, kryer kundra femijēve të tyre.
Nga shumë fēmijë gjithashtu kam mēsuar se janë ngacmuar seksualisht më shumë se një herë, nga xhaxhai, gjyshi, mësuesi, komshiu a dhe shitësi përballë dyqanit të shtëpisë.
“Nuk do ta çoj më fëmijën të takojë babain, gjyshin a xhaxhain”….”nuk dua të shkoj më tek shtepia e babait dhe xhaxhait…”, “kam qarë tërë natën dhe nuk i tregova mamit ç’farë ndodhi atē ditë”…”nuk i tregova mamit për cfarë më ndodhi, se babi mund ta vrasë”…
Janē pafund episode të tilla, të rënda plumb, në çdo cep tē këtij vendi…kundra dhjetra minorenëve, vajza por dhe djem!
Shumë prej tyre nuk kishin dijeni që kēto veprime, kryer me dashje kundra tyre, ishin ngacmim seksual, aq mē pak qē mund ta kallzonin si vepër….
Në çdo rast kam orientuar sa herë kam mundur, cilindo ndodhur nē kēto kushte, që pasi tē siguronte një akt ekspertimi psikologjik a mjeko-ligjor, t’i drejtohej komisariatit a prokurorisē për të denoncuar rastin.
Tē pasigurtë për jetën, me mungesē besimi tek organet e drejtësisë, shumē syresh zgjodhën të heshtin e heziruan të vijonin betejën e tyre!
Ato pak syresh të cilët mbërritën në dyert e komisariateve, në shumë raste u trajtuan pa kujdesin e duhur, pa profesionalizëm përveçse, duke u dekurajuar në dëshminē e tyre..
-“Ç’fare thua moj zonjē, si mund t’ia bëjē gjithēkëtē vajzës tënde, gjyshi, daja apo kushëriri…ik vizitoje vajzën (djalin) nē një mjek të mirē…nuk po të marr kallzim se mbetet këtu e gjitha e nuk është mirë për vajzēn….pastaj veç fjalë na solle, s’ke asnjë provë për këtë…!
E kēsisoj historia e denoncimit mbyllej e kalvari i vuajtjes vijonte…
Nënat a baballarēt tërhiqeshin, duke mallkuar vehten në shumë raste që kishin trokitur në ato dyer, duke lënë kësisoj në gjysëm të udhës të drejtën a betejën e tyre për t’i shkuar në fund të gjithës…”Si nuk me besuan”?…”Si ka mundesi”…dēgjohen ende ditē pas dite nē ato korridore tē zymta.
Në dhjetra proçese gjygjësore gjithashtu, jam ndeshur me dëshmi reale të rasteve të ngacmimeve seksuale brenda families e jo vetēm, duke hasur në njē rezistencë unikake të abuzuesve përballē përpjekjeve tē shumta tē viktimēs për tē denoncuar dhunēn a ngacmimin e ushtruar kundra tyre, deri në përpjekje tē skajshme për të zbrapsur viktimën…!
Në komisariate e prokurori, sheh e ndesh jo në pak raste, oficerē tē policisë gjygjësore, të dobët profesionalisht, të patrajnuar, tē katapultuar nē kēto vende me tesera partie, të cilēt kanë futur në dhjetra raste çështje sensitive në udhëkryq, duke i nbyllur e arshivuar, pa i hetuar kurrë.
Ushtarët e partive, përgjatë 30 viteve, i zunë vendin padrejtêsisht specialistëve të fushës.
Pas 30 vitesh ende mungon njē Platformë e posaçme për të ndjekur e monitoruar rastet e krimeve seksuale, për minorenët kryesisht.
Pas 30 vitesh ende mungojnë:
-seksionet e posaçme për krimet seksuale, në komisariate, gjykata e prokurori.
-rregjistrat e dhunuesve, pedofilëve e të gjithë personave të dyshuar se kanë konsumuar këtë vepër, (ndērsa indiciet janë të shumta).
-vrojtimi e ndjekja përgjatë 24 oreve e dhunuesve, nga ana e agjentëve të krimeve pranë komisariateve përkatëse.
-një rregjister i posaçëm për të gjitha rastet e raportuara nga fëmijët kryesisht, (duke ruajtur anonimatin e tyre).
-monitorimi i rasteve nē polici e prokurori kur të dëmtuarit paraqisin ankesa për arshivimin e proçedilmeve penale.
-trajnimi i gjygjtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjygjësore lidhur me krimet seksuale.
-vendosja e kamerave në shkolla kopshte, qëndra sociale e shtëpitë e fëmijëve pa prindër, duke u monitoruar nga struktura të posaçme qē merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, përpos drejtorisë së shkollave.
-përfshirja e lēndës së “edukimit seksual”, në kurrikulat mësimore.
-organizimi i takimeve të posaçme në shkolla me specialistë të fushës për këtë qëllim.
-ruajtja e anonimatit gjate raportimit të ngjarjes nga media e policia.
Kemi prekur fundin tashmë…!
Ndērsa fēmijët tanë kanë nevojē për zë e mbështetje!
Insitucionet e sistemi po lëngojnē prej vitesh…!
Komentet