POEZIA
Me coprat e thyera te pasqyres,
mozaik ku vezullojne dhembet e gjatë te vampireve,
nishanet e vajzave të bukura, ekranet e teleskopeve pertej hapesires…
KUJTIMET
Mizë zhurmëmadhe
në rrjetën e marimangës
së mallit.
FJALA E KEQE
Glaca e zogut hutaq
që qorron pasqyrën
e qiellit të mëngjesit.
POETI
Zog i burgosur
në kafazin
e shpirtit.
ME PREHERIN PLOT
Erdhi nipi im i vogël,
zbriti si engjëll sot,
shikojeni se si ditën e parë
i menduar e sheh ketë tokë..
Pasi i shprazi të embël
të parët lot,
mos u shqetëso
i foli gjyshit,
do ta ndryshoj ketë botë…
Me ketë endërr të bukur që e besoj fort,
nuk ka rendësi se kur
gjyshi në ditën e fundit
do të shkoj zemër plot…
ARAT ME MISËR NË NEW JERSEY
Ketë mëngjes vjeshte
më dhuruan vendlindje
përtej këtij shekulli…
Fola me ditët e mia të hershme,
midis arave me misër
në lojën imagjinare të luftrave
me supërfuqitë në glob.
Tek kthenin fytyrën misrat,
prej erës vjeshtake,
ashtu në rrjesht si ushtarët,
ndjeva dridhjet e komandës “në rresht gatitu” në të famshin emër stalinist
Zbor…
Larg, larg këto kujtime,
ara me misër
në Flemington
mi trazoj sot…
PSE PO BIEN ATA TUPANA ?!
Kodër n’kodër binin tupanat
E hej, hej…
Hasmi na ka rrethue !
E sot
Dasmë n’dasmë bien tupanat
E hej, hej…
Pse nuk po shkyhen ata tupana ?
Hasmi copë copë
na ka thërmue ..?!
VITE PA DASHURI
Si retë që shkrhen kot
pa lenë shenjë lart në qiell,
pa lenë shenjë hije poshtë në tokë.
NË RINI
Ditët ishin
të shkurtëra,
vitet e gjata…
NË PLEQËRI
Ditët janë
të gjata,
vitet të shkurtëra…
A ISHIM LODRA…?!
Edhe ju,
Edhe veten vazhdoj të pyes,
A do ndiheshim kaq mirë,
a do ishte njësoj
të isha prapë i joti
e të ishim prapë bashkë
në ketë ditë ?!
Apo ishim thjeshtë lodra
e pasi mbaronim lojën
ditët na hidhnin në rafte për të tjera duar,
e siç harronin njëra tjetrën,
harronin mbi ne
pluhurin pa e fshirë…
Gjithnjë ikte një dje
E vinte një tjetër ditë