Gjithkush në Amerike duhet qe ta shikoje filmin e ri “Sounds of Freedom”, “Tingujt e Lirise” .
Filmi bazohet mbi nje ngjarje te vertete dhe i kushtohet trafikut sexual te femijeve.
Filmi ka nje mesazh te fuqishem: “God’s children are not for sale”, “Femijet e Zotit nuk jane per shitje.
Aktori kryesor, Jim Caviezel, eshte aktori qe ka luajtur në “The Passion of Christ”, “Pasioni i Krishtit”.
Ky film eshte realizuar para dy vjetesh, por qe nuk eshte lejuar te dale në publik deri në 4 korrik.
Kur doli filmi, kisha degjuar se njerez me pushtet dhe politikane po mundohen qe te pengojne reklamimin e filmit në internet dhe rrjete sociale.
Dikush me tha se segmente te caktuara po i blejne biletat në mase qe njerezit te mos kene mundesi qe ta shohin filmin.
Ne u munduam qe t’i rezervojme biletat në websitin e teatrit, por qe biletat ishin shitur.
Shkuam në teater për te pare vete se si ishte e verteta.
Tek sporteli na thane qe sallat jane plot dhe jane shitur biletat.
I merzitur pak, shkova tek bari aty te marr nje pije.
Hajt thashe te shoh fshehtas sallen ku po fillonte filmi nese kishte apo jo vende.
Hapa deren dhe pashe qe kishte mjaft vende bosh!!!!
Hyme brenda, u ulem në ndenjeset bosh e pame filmin pa paguar gje.
Duket se dikush tjeter kishte paguar për gjith ato vende bosh.
Me gjithe pengesat dhe teatrot e limituara ku shfaqet, filmi “Sounds of Freedom” eshte Filmi nr.1 ne Amerike duke mundur edhe filmin e madh Amerikan ”Indiana Jones”.