Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin make-it-in-germany për t’i mundësuar të gjithë punëkërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim legal në Gjermani. Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune, si doktorë, inxhinierë, infermierë, matematicienë etj. Në portalin përkatës shihet se së paku 5 mijë doktorë të kualifikuar kërkohen për të punuar në klinikat anembanë Gjermanisë.
Kurs gjuhe falas, ja si ta mësoni në Tiranë
Sipas udhëzuesit kush kërkon vend pune, por edhe kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur, teksa theksohet se të mundshme janë edhe kurset e gjuhës në institutin “Goethe” në Shqipëri si dhe kurset falas në faqen e “Deutsche Welle”-s. Po ashtu ju duhet të përgatisni dëftesat dhe vërtetimet e duhura.
“Gjasat më të mira për një vend pune në Gjermani I kanë ato kandidate apo ata kandidatë, të cilët kanë kualifikim të mirë profesional. Ne qoftë se ju jeni i diplomuar në një profesion apo keni mbaruar universitetin, ju me siguri do të jeni në gjendje të dorëzoni bashkë me kërkesën, edhe të gjitha dëftesat e duhura. Në qoftë se ju jeni akademike/ akademik apo fuqi punëtore e kualifikuar, do të ishte mirë që ju të parashtroni një kërkesë për njohjen e kualifikimit tuaj professional që në vendlindje”, thuhet në broshurë. Ndërkaq, udhëzuesi i Ambasadës Gjermane në Tiranë rendit edhe një sërë adresash online, ku ju mund të njiheni me vendet e punës, që ofrohen në këtë shtet.
DOKUMENTET PER VIZE GJERMANE
Pasaportë e vlefshme dhe dy fotokopje
Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar
personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në
ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)
Dy fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond
të në ngjyrë të çelët
Tarifa e vizës dhe shpenzime të mundshme
Origjinali i kontratës së punës ose kualifikimit profesional
Origjinali i miratimit të autoritetit përkatës në Gjermani (Zyrat për të Huaj ose Zyra Federale e Punës)
SI TE APLIKONI PER PUNE NE GJERMANI
Të gjitha ofertat e shpallura për punë publikohen nga Agjencia
Federale e Punësimit në faqen e internetit:
jobboerse.arbeitsagentur.de.
Kontakt: +49 228 713 1313 ose zav@arbeitsagentur.de
Portalet të tjerë
me oferta pune
www.stepstone.de
www.monster.de
www.zeitung.de
www.onlinenewspapers.com
ec.europa.eu/eures
Si mund të aplikoni
Modalitetet e ndryshme të aplikimit në shtetin e Gjermanisë ju mund
t’i gjeni në faqen e internetit make-itin-germany.com/en > Working > Guide.
Duke ju rikthyer dy deklaratave të kryeministrit Rama gati pesë ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 skica e autorit LD-NY25 me diçiturën “Treni i votave” risjell në kujtesën e zgje . . .
Rusia ka humbur afërsisht 1,045,220 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Ky është raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Arma . . .
BILD
Një avion ushtarak amerikan ka fluturuar javën e kaluar nga depoja qendrore e armëve bërthamore në bazën ajrore Kirtland në shtetin amerikan të Nju Meksikos drejt bazës brita . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konsti . . .
Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humb . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. 21 korrik, 2025.
Radio Evropa e Lirë
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha . . .
(U premtoi, i shkatërroi dhe pastaj “i hodhi farën e re”, trilogjia apo trilli e tri mandateve të Ramës kryeministër)
Po e nisim këtë shënim me strukturën e një lajmi që ATSH, mjeti . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, duke përulur me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve.
Ajo ka thënë se Rahoveci është plagë, dhi . . .
Ekspertët e ekonomisë besojnë se tani do të forcohet imazhi i Kosovës si një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm për investitorët.
Bekim Bislimi
Brenda më pak se dhjetë ditësh . . .
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, gjate takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, në Uashington. Korrik, 2025.
Valona Tela
Energjia, mbrojtja . . .
Thuhet se:-“… një fije kashte rrëzon gamilen e ngarkuar”•
Po kështu edhe një lëkundje e vogël apo top bore shkakton ortekun në maja malesh.
Por shkatërrimi pronave pa paralajmërim dhe . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se . . .
Komentet