“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.
“Çfarë keni bërë gabim?”
Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.
Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.
Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.
Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.







Bota mburret me personalitete te medha qe i perkasin nje kombi, pavaresisht se ku kane vepruar.
Ne shqiptaret, per fat te keq akoma dhe sot, dhe jo vetem ne kohen e diktatures komuniste, i shqyejme dhe duam t’i zhdukim fare personalitetet qe kane dale ne pah dhe jane shquar, qofte ne Shqiperi, qofte dhe jashte saj. Kjo vecori psikologjike e jona si popull, eshte fatkeqesi dhe nje nga veset me te ulta njerezore.
Le te kujtojme se si u soll diktatatura komuniste, e cila nuk njihte figure tjeter pervec Enver Hoxhes; madje dhe Skenderbeun vone filloi ta vleresonte, edhe duke e quajtur si vella te vogel te Enverit, pasi ky ishte vellai i madh i Skenderbeut!!!
Makabriteti i komunisteve edhe ne perdhosjen e varreve, eshte i pashembullt. Si rasti konkret i Ferit Pashe Vlores, por edhe raste te tjera, si i Pater Gjergj Fishtes, e te tjera. Akti me makaber ne kete aspekt i komunisteve eshte kur, me et hyre ne kryeqytetin e Shqiperise, pas largimit te gjermaneve, hodhen ne ere varrin e te jemes se Mbretit Zog. A ka akt me te poshter se te hedhesh ne ere me dinamit, t’i shperndash gjithandej eshtrat e nje gruaje, vetem se ajo ishte e jema e nje personi qe kishte udhehequr vendin per nje periudhe kohe?
Po mir nuk e kan ditur keta se ku ka qen i varrosur Ferit Pash Vlora .po ne kanin ka qen me para ka qen i varrosur te ish varrezat e vietra ne kanin ku eshte shkolla sot e Fshatit kanin pasi sitemi i shvendosi ku jan sot varrezat e kanines.atje ku eshte Eqrem bej vlora isuf luzi e te tjeret si gjyshi i m apo gjyshia e te tjer kaninjot.