Të hënën, më 22 dhjetor, në Sallën Koncertale të RTSH-së, ora 19:00, publiku do të përjetojë një ngjarje të veçantë artistike: premierën botërore të veprës “Gjema e Illyricum” – Koncert Nr. 5 për Violonçel dhe Orkestër.
Kjo vepër lind nga thellësitë e kujtesës ilire dhe shndërrohet në një klithmë moderne muzikore — një gjëmë që përmbledh dhimbjen, sakrificën, lutjen dhe qëndresën shpirtërore të një toke dhe një populli. Violonçeli, me zërin e tij njerëzor dhe dramatik, bëhet rrëfimtar i fatit ilirik, ndërsa orkestra krijon hapësirën monumentale ku përplasen historia, mitologjia dhe ndjenja bashkëkohore.
Soliste në violonçel është Dorina Laro, një interprete me ndjeshmëri të thellë dramatike, ndërsa dimensioni vokal i veprës përforcohet nga Gesu Zefi, soprano dramatike, e cila sjell një prani rituale dhe tragjike, si një zë i lashtë që vjen nga thellësia e shekujve.
Vepra interpretohet nga Orkestra Simfonike e Filarmonisë së Shqipërisë (OSFA), nën drejtimin e dirigjentit Arlen Nikolli, me Arben Skënderin si dirigjent artistik.
Një mbrëmje që nuk është thjesht koncert, por akt kujtese, reflektimi dhe fuqie shpirtërore,
Eshte shkruar ne kohe te gjemes qe kaloi bota gjate pandemise dhe kjo premiere vjen 1 vit pas premieres ne TKOB te Drama e vonesave koncert no.6 per cello orkester.
Bota hepesiren e illyricum qe shtrihej nga jugu i Austria e deri tek Morea( 4 gishtat e Peloponezit )e ka tragjikisht ngushtuar.Ndersa ne artistet me gjuhen universale te muzikes e rikrijojme.
* Rituali i gjemes i lashte sa Akili. Mbas gjemes te Simfonia n5 Skenderbeu koha e 8 e sjell per here te dyte si forme ne kete veper Madhore.te dyja veprat jane modele te universit boteror te muzikes mbasi me gjemen s’eshte marre kush.
* 4 nota MI – LA – SI bemol – La bemol gjenerojne ne nje hapesire Arberore. 4 nota gjenerohen ne 4 milion a me shume nota.
* Hone Malesh percjellin klithma Maj krahu, fioritura ornamentike, jo te barokut ,jo klasike, por arberore te gjemes, teknika te reja ne cello te nje kapilari te ri ne muzike si OI-GJEMA ku zgjeroj hapesiren edhe me elemente jugore, nje polifoni rezonancash qe s’eshte karakteristike per veriun ku mbizoterorn homofonia, por per djepin e polifonise shqiptare, djep Europian i polifonise,siç eshte jugu shqiptar, une i integroj natyrshem ne veper, teknika homothetise. teknika te tilla si kontrapunkti cartesian, mekanical teknik, carousel teknik ne arkitekture madhore orkestrale, polifonia e celulave te gjemes, trajtimi i maj krah e gjemes, nga fosile homofonike,me profesionalizmin e polifonise sepse jane honet e maleve qe prodhojne eho rezonancash polifonike, apo zbritjet kromatike nga piccolo e ngjitjet kromatike nga bassot drejt qendres deri kur akordi mblidhet ne pozicion te ngushte te ngushta jane edhe 28 mije klm2 e sic grushte e gjematareve godasin gjokset, ketu jane timpanet qe godasin fuqishem. keto jane shkurtimisht disa nga infot per publikun.
Song Homeriane me vargje nga iliada eshte seksioni permbylles me vargjet
O ZEUS, JEPNA DREJTESI
MOS LER TE NA SHUHET Dielli.
O ZEUS, NGA ERRESIRA ÇLIRONA
O ZEUS, O JEPNA DRITEN E SYVE NQIELL TE PASTER
O NA SHUAJ TE GJITHEVE SA JEMI
NE DRIT TE VDESIM … TE VDESIM .
O ZEUS.
sa Madherishem perkojne keto vargje me gjithe historine e shkuar Pellazgo Iliro Arberore Shqiptare por edhe me te sotmen e te ardhmen.
FALEMINDERIT MINISTRISE KULTURES PER MBESHTETJEN
