Mësuesia nuk asht profesioni, i cili të ka ngelë n’ dorë nga halli pse ke dështu për me u ba diçka tjetër. As nuk asht zanat për me hangër nji kafshatë bukë.
Mesuesia asht profesioni ma delikati, ma fisniku, ma frymezuesi, por aq sa ma i vështiri dhe kompleksi krahasu me profesionet e tjera.
Fuqinë shaktërruese ndër breza, dhe pse të ngadalshëm, e ka me t’ fortë se atë ndërtuese. Mësuesi duhet me parë të jetë njerëzor me shumë sesa profesionist. Njerëzorja, qytetaria formon nji fëmi si qenie të bukur për t’u përballë me jetën.
Nuk dhunohet krenaria e nji fëmije e as nuk mund të hakmerresh te nji femi, këto sjellje janë mëkatet tuaja mësues nga mënyra sesi ju jeni rritur dhe formu.
Gezuar të gjithë mësuesve, të cilët e dashurojnë dhe i janë përkushtu me gjithë qënien e tyne këtij profesioni të randësishëm në formimin e njeriut. Gëzuar të gjithe mësuesve që ia bajnë të dashur shkollën dhe edukimin nxënesve!
Denata Rroji