ME RASTIN E DITËS SË GJUHËS SHQIPE
Duke rilexuar librin Genc Leka, Vepra. Botimet “Almera”. Tiranë, 2009, 558 f.
Nuk e kam njohur kurrë nga afër Genc Lekën, por emrin ia kisha dëgjuar si një nga bashkëpunëtorët më të zellshëm e më premtues të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, i cilinë vitin 1972 u nda në dy i nstitute të veçanta: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Historisë. Këto dy institute kanë pasur një aktiv të gjerë bashkëpunëtorësh, gjurmonin, mblidhnin e studionin fjalët e shprehjet popullore, doket e zakonet në krahinate ndryshme letërsinë gojore, elemente të kulturës shpirtërore, e materiale të popullit,kujtime e dëshmi ngjarjesh historike, Herë pas here këta bashkëpunëtorë vinin në Institut,me ndonjë çantë të vjetër, ku mbanin fletoret e tyre të shënimeve dhe gjithçka tjetër, hynin nëpër zyrat me druajtjen e zakonshme që të pushton kur e di që aty është Olimpi i shkencës albanologjike me Perënditë e tij, siç na janë dukur neve të gjithëve profesorët tanë të Universitetit, që na morën më pas për dore në hapat tanë të parë në të përpjetat e rrugës errugës së kërkimit shkencor.
Në kohën kur Genc Leka filloi bashkëpunimin me Institutin e Historisë e të Gjuhësisë deri në fundin e tij tragjik e të dhimbshëm, i jepej rëndësi e madhe masivizimit tëshkencës dhe krijimit të bërthamave shkencore në rrethe. Në raportet e analizave vjetore të punës masivizimi i shkencës zinte një vend të veçantë, vlerësohej puna e bashkëpunëtorëve, përmendeshin më të dalluarit dhe shtroheshin detyra për t’i shtuar radhët e tyre dhe për të ngritur në një nivel më të lartë kualifikimin e tyre shkencor.
Zhvilloheshin edhe aktive ose analiza të veçanta për masivizimin e shkencës. Në këto raste kisha dëgjuar edhe emrin e Genc Lekës si njëri ndër bashkëpunëtorët e dalluar të Institutittonë. Por vetëm më 2009 pata rastin të njoh punën e tij dhe vetë autorin përmes kësaj pune të kryer me përkushtim mallëngjyes për gjuhën shqipe si thelbi shpirtëror i Shqiptarësisë si shprehje simbolike e kombit dhe e atdheut. Duke punuar për ta përgatitur për botim atë pasuri të mrekullueshme që Genci pati mbledhur për dymbëdhjetë vjet, siç shkruan edhe vetë, nga mendja dhe zemrat e njerëzve me të cilët jetoi e punoi, të cilëve u njohumençurinë e zemërgjerësinë, herë-herë më janë përlotur sytë kur e përfytyroja përpara togës së pushkatimit atë natë të 17 korrikut 1977. Bashkë me Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin (1948–1977) ishte vrarë edhe besimi, që na pëlqente t’ia ushqenim vetes, se atdheu ynë po ecte në rrugë të mbarë. Dënimi dhe pushkatimi i dy djemve të Bërzeshtës në lulen e rinisë nuk u popullarizua, nuk u organizuan mbledhje “për të demaskuar dhe dënuar veprimtarinë sabotuese të një grupi armiqësor”, nuk u kërkua “të solidarizoheshim” me “dënimin e tyre të merituar” dhe të ishim vigjilentë. Ngjarja megjithatë u mor vesh dhe u përhap mbytur-mbytur , një fjalë sot, një fjalë nesër. Nuk kishte asnjë fakt të besueshëm për “fajin” e tyre.
U mor vesh se ata ishin viktima krejt të pafajshme të çmendurisë së luftës së klasave, qe kishte pushtuar trurin e shtetit. Truri i shtetit kishte mprehur shpatën. Shpata e tij qëndrontepezull kudo, mjerë kujt i binte mbi krye. Jeta, sa vinte, bëhej më pa shije.
Atmosferë inkuizicioni.
Kur lexon fjalët dhe shprehjet që Genc Leka ka mbledhur nga ata njerëz të mirë e tëthjeshtë, me të cilët punoi dhe ndjeu gëzimin e punës, kur lexon letërkëmbimin e tij me prof. Androkli Kostallarin, të shfaqet përpara një djalë i ri i mençur e shumë i edukuar, i mbrujtur me pasionin e mësuesisë dhe me dashurinë për gjuhën shqipe nga mësuesit e tij të përkushtuar në të mirënjohurën shkollë pedagogjike të Elbasanit, vijuese e traditave të shkollës Normale të Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit dhe një vargu arsimtarësh të virtytshëm e atdhetarë. Të shfaqet përpara një djalosh plot shpresa e dëshira të larta, që përpiqet të mësojë e të mësojë sa më shumë, që krahas punës së mësuesit e ndien si detyre të tijën të bëjë diçka me vlerë për gjuhën shqipe, të vërë edhe ai disa gurë, qoftë edhe të vegjël e të palatuar mirë, pranë atyre gurëve të patundshëm të mjeshtërve të mëdhenj tëgjuhës shqipe. Dhe Genci nuk bëri pak. Fjalët e mbledhura prej tij pasuruan jo vetëm Kartotekën e Leksikut të Shqipes (KLSH – fatkeqësisht sot e pashfrytëzueshme), por edhe
“Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (FGjSSh 1980), për të cilin kam pasur edhe unë nderin të punoj si njëri nga katërmbëdhjetë hartuesit e tij. Duke kaluar nëpër duar mijëra e mijëra skeda, kam kuptuar atëherë sa e dobishme dhe e pazëvendësueshme ka qenë puna e mbledhësve të fjalës së popullit, puna e Genc Lekës dhe e shokëve të tij. Në letërkëmbimin e Gencit me Institutin më ka tërhequr vëmendjen, ndër të tjera, këmbëngulja e A. Kostallarit për të kërkuar sqarime lidhur me fjalët albër e albërishtë, krahas dashamirësisë dhe vlerësimit për punën e vyer të këtij djali të mbarë. Me shpjegimet e hollësishme e të përpikta të Gencit lidhur me kuptimet e përdorimet e këtyre fjalëve, ato u përfshinë për herë të parë në FGjSSh.
Në punën e Genc Lekës si mbledhës dhe studiues i fjalëve dhe shprehjeve popullore vërehet se ai hap pas hapi zgjeroi njohuritë zgjeroi njohurit e tij shkencore në fushën e gjuhësisë dhe, po të mos ishin hijet e zeza të mëkateve klasore, që nuk i kishte bërë kurrë, ai do ta kishte vendin në mes nesh, në Institutin e Gjuhësisë. Por mbi fillin e jetës së tij ra egërsisht dhe e pamëshirshme shpata e mprehur “që u rinte armiqve te koka”. Ishte koha kur edhe ata që kishin luftuar me armë dhe kishin përballuar sakrifica të shumta për pushtetin popullor, pyesnin veten dhe shokët (sigurisht me zë të ulët, po edhe me revoltë):
Pse për këtë luftuam ne?
Genc Leka nuk ishte armik, nuk kishte kryer veprimtari armiqësore. Këtë e dinin edhe ata që e dënuan si të tillë. Ai ishte njeri i punës, i virtyteve të larta morale dhe për këtë gëzonte simpati në krahinën e tij. Ishte poet lirik me ndjeshmëri për natyrën, për vlerat e jetës, për dashurinë. Shkroi vjersha edhe për luftën e partizanëve. Ai dinte të çmonte edhe të mirat që pati ajo kohë, veçanërisht në shkollimin masiv të fëmijëve deri në skajet më të largëta, në shkundjen e pluhurit të prapambetjes mendore të njerëzve, në ngjalljen e shpresave të mëdha për ditë më të mira, ashtu siç ka ditur të ndrynte brenda vetes edhe brengat e tij për prangat e padukshme që e mbanin të mbërthyer shpirtërisht, derisa një ditë iu hodhën prangat e hekurta. Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u pushkatuan për të ndrydhur dhe për të mpirë mendjet dhe vullnetin e rinisë, për të vrarë shpresën e përparimit e të ndryshimit. Genc Leka është edhe një dëshmor i gjuhës shqipe. Gjuha shqipe dhe trashëgimia kulturore shpirtërore e krahinës së Bërzeshtës u bënë frymëzimi i jetës së tij intelektuale. Ai do të mbetet i paharruar.
Genc Leka për veten dhe punën e tij
Tetor 1963
“Jam arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën 7-vjeçare Zdrajsh të lokalitetit të Çermenikës. …. Seksioni i arsimit të rrethit tonë deri tani nuk na ka njoftuar mbi sa ju na shkruani. Sidoqoftë, një punë të tillë unë e kam nisur vetë pa më thënë ndokush, vetëm e vetëm se jam i pasionuar pas gjuhës shqipe.”
15 dhjetor 1964
“Unë dua që të jem një “bashkëpunëtor”, nëse mund ta quaj kështu, i Institutit të Histori-Filologjisë, ose më mirë një mbledhës i rregullt i fjalës. Për këtë kam besim se do të jap kontributin tim në sajë të ndihmës suaj. Mora edhe ftesën që më dërgonit me rastin e sesionit shkencor organizuar në kuadrin e 20-vjetorit të çlirimit. Do të ishte ngjarje e madhe për mua sikur të mundja të merrja pjesë, por letra erdhi më datë 3.XI, kështu që mbeta pa ardhur.”
17 janar 1968
“… Dua t’jua shpreh me zemër të hapur, shoku drejtor, se dëshira ime e zjarrtë është dhe do të mbetet gjithmonë që të kem një bashkëpunim të rregullt dhe të përhershëm me ju, … prandaj ju premtoj me besim në forcat e mia, se do të vazhdoj të mbledh materiale sa më të vlefshme… Një ngjarje e paharruar për mua dhe shumë e vlefshme, do të ishte edhe pjesëmarrja ime në Konferencën e Dytë Albanologjike, që po zhvillohet në kuadrin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë të madh, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Sot, që kjo konferencë e çmuar albanologjike po përfundon punimet e saj të frytshme, edhe unë e ndiej veten krenar dhe shpreh edhe një herë dëshirën time të zjarrtë për të rifilluar së shpejti bashkëpunimin tim të rregullt, sapo të lirohem nga radhët e ushtrisë.”
4 tetor 1970
Një dorë fjalësh e shprehjesh frazeologjike. Ja më në fund fryti i thjeshtë i një pune, duke u endur poshtë e lart te ky vend plot gjurmë, që të çojnë deri në thellësitë më të largëta të lashtësisë. E ndoshta, mjeshtërve të thesarit gojor të popullit do t’u duhet një punë shumë e madhe për t’i bërë këto fjalë e shprehje të vlefshme për gojën e brezave të ardhshëm!
Pasioni për fjalën shqipe
Ky është Genc Leka me pasionin e tij për të bërë diçka më shumë sesa detyra e mësuesit të fshatit, për të sjellë një ndihmesë sado të thjeshtë për gjuhën shqipe. Në radhët emësipërme pulson zemra e tij me frymëzim atdhetar, zemër e një mësuesi, si shumë e shumë të tjerë që ka nxjerrë Normalja emërmadhe e Elbasanit. Duke bashkëpunuar me Institutin e Gjuhësisë, që është përpjekur gjithnjë ta mbajë afër atë dhe të tjerët si ai, Genc Leka fitoi më shumë besim në vete, studioi, i zgjeroi dijet e tij për fjalorin e gjuhës shqipe, e përsosi mjeshtërinë e vëzhguesit dhe mbledhësit të fjalës së popullit, hyri në mendjet dhe zemrat e njerëzve të thjeshtë dhe atë pasuri fjalësh e shprehjesh që gjeti atje, e quajti në mënyrë kuptimplote “Nga mendjet dhe zemrat e njerëzve të thjeshtë”.
Genc Leka e ndjeu kënaqësinë e bashkëpunimit me një institucion shkencor, që jovetëm ia vlerësoi punën, por edhe e ndihmoi të ecte përpara, i dha besim në vete, ia ngriti autoritetin përpara burokracisë vendore. Letrat që merrte ky mësues fshati, të nënshkruara nga drejtori i Institutit A. Kostallari, dëshmojnë se Genc Leka ka pasur jo vetëm vullnet e pasion për hulumtime, por edhe një aftësi intelektuale të spikatur. Materialet e tij që në fillim janë vlerësuar si të mira e shumë të mira. Genc Leka si djalë i rritur pranë bujqve të mirë të Bërzeshtës, dinte të mblidhte e të shpjegonte fjalët e shprehjet më karakteristike etë trevës së tij dhe plot të tjera që e zgjeronin njohjen tonë për gamën e kuptimeve të fjalëve
dhe për shtrirjen gjeografike të tyre.
Ja disa nga vlerësimet për punën e tij si mbledhës i fjalës shqipe:
4.12.63
Një pjesë e mirë e materialit tuaj është mjaft i vlefshëm për Kartotekën e Leksikut të Shqipes. Lutemi që në mbledhjen dhe regjistrimin e fjalëve e frazave të rralla shqipe të keni parasysh udhëzimet e dhëna nga ne.
1964
Ju njoftojmë se materialet leksikore dërguar prej jush në datën 28.12.1963 u vlerësuan. Të gjitha materialet ishin të vlefshme për Kartotekën e Leksikut të Shqipes. Vazhdoni të na ndihmoni me materiale të tilla, për të cilat leksikografia shqipe ka nevojë.
3.3.1964
Theksojmë se materiali juaj i përmbush pothuajse të gjitha kërkesat e udhëzuesit. Si i tillë, ky material është i vlefshëm për leksikografinë shqipe. Disa udhëzime dhe vërejtje më speciale që po jua shkruajmë më poshtë, do t’ju ndihmojnë në punën e mëtejshme.
16.4.1964
Materiali juaj pasqyron një punë më të ngritur nga ana cilësore për mbledhjen e fjalës së rrallë e të frazeologjisë shqipe. Ne shpresojmë se puna juaj do të shkojë edhe më tej nga caqet e nivelit të tanishëm. Ju keni filluar t’i zgjeroni kërkimet tuaja në lëmin e leksikut abstrakt. Këtë duhet ta vazhdoni edhe më tej. Për mbledhjen e frazeologjisë popullore shqipe të krahinës suaj keni bërë gjithashtu hapat e parë… Ne kërkojmë gjithashtu që ju t’u
shtini dashurinë për punën edhe arsimtarëve të tjerë të rrethit tuaj dhe t’i nxisni ata që të kontribuojnë në mbledhjen e leksikut. Instituti ynë ka udhëzuar Seksionin e Arsimit të rrethit tuaj për të ndjekur punën për krijimin e fletores së fjalës së rrallë në çdo fshat. Ne duam që përvojën tuaj t’ua jepni edhe të tjerëve. (shih: Letërkëmbimi i Genc Lekës me prof. Androkli Kostallarin, f. 495–529 te libri Genc Leka “Vepra”
Vepra e Genc Lekës
Më 2009 u botua vepra e plotë e Genc Lekës, ku janë përmbledhur poezitë, studimet etnografike, materialet gjuhësore (fjalë e shprehje të mbledhura nga goja e popullit)1. E gjithë lënda e librit është gjurmuar, mbledhur dhe sistemuar nga Bedri Blloshmi. Libri u redaktua dhe u pajis me shënime dhe parathënie nga prof. Sadik Bejko.
Lënda gjuhësore në “Veprën” e Genc Lekës zë 181 faqe (313-494) dhe letërkëmbimi i tij me Institutin 34 faqe (495-529).
Genc Leka ka mbledhur dhe ka shpjeguar rreth 2000 fjalë e shprehje. Kohë pas kohe ai bënte plotësime e sqarime të reja për kuptimet dhe përdorimet e fjalëve. Dihet se njeriut nuk i bie rasti të bëjë gjithnjë atë punë që do, që ka për zemër, por njeriu duhet gjithnjë ta dojë atë punë që bën. Veçse nuk ndodh gjithnjë kështu. Një pjesë e mbledhësve të fjalës shqipe punën e tyre e kanë ndier më fort si një detyrim administrativ. Për rastin e Genc Lekës mund të them, besoj pa u gabuar, se ai ka lëvruar atë arë që ka pasur më për zemër: arën e gjuhës shqipe e të kulturës popullore shqiptare dhe e ka dashur me gjithë zemër edhe njërën edhe tjetrën. Si redaktor i lëndës gjuhësore të librit, mund të them me bindje të plotë se Genc leka ka punuar me shumë kujdes e me shumë dashuri, prandajmaterialet e tij janë plotësisht të besueshme. Dorëshkrimet origjinale të tij dhe të mbledhësve të tjerë kanë vlerë dokumentare e arkivore. Megjithëse mbi bazën e tyre mund të përgatiten botime të ndryshme, ato ruajnë vlerën e dokumentit origjinal.
Vlera e fjalës së popullit
Në vitet 1963-1975, kur Genc Leka ka mbledhur materialet gjuhësore, Instituti ynë kishte ndërmarrë një aksion të madh kombëtar për mbledhjen e fjalës së popullit. Njerëzit më të shquar të gjuhësisë shqiptare kanë theksuar se në gojën e popullit gjenden mijëra e mijëra fjalë të panjohura dhe me vlerë të madhe jo vetëm për ta pasuruar fjalorin e gjuhës e shkrimit, por edhe për studimet gjuhësore. Prof. A. Kostallari dhe bashkëpunëtorët e tij, që po ndërtonin atëherë projektin e një fjalori të ri të gjuhës shqipe, e kishin të qartë se ky fjalor, pa një fushatë kombëtare për mbledhjen e pasurisë leksikore, do të dilte i gjymtë. Fjalorët (jo vetëm të mesmit, po edhe të mëdhenjtë) e gjuhëve me tradita lëvrimi dhe me letërsi të pasur përmbajnë, si rregull, fjalë që dëshmohen në gjuhën e shkrimit, në botime.
Në rastin e shqipes gjendja është ndryshe. Nga përvoja ime mund të them se një numër jo i vogël fjalësh të “Fjalorit të gjuhës shqipe” (FGjSh 1954) nuk dëshmohen në letërsinë evjelë për kartotekën. Ato janë vetëm fjalë fjalorësh, d.m.th. FGjSh i ka marrë nga Kristoforidhi, nga Bashkimi, nga N. Gazulli, nga P. Tase e nga mbledhës të tjerë të fjalës shqipe, që janë mbështetur kryesisht te gjuha e folur. Pra, shumë fjalë të fjalorëve nuk kanë hyrë ende në gjuhën e shkrimit, ndërsa fjalët e gjuhës së shkrimit deri në vitet ’70 përgjithësisht kanë hyrë në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), kuptohet kurpërmbushnin kriteret leksikografike përkatëse.
Me këtë sy, me syrin e përfshirjes në fjalorin e ardhshëm, është parë nga sektori i leksikologjisë edhe materiali i Genc Lekës. Atij i është kërkuar të japë shpjegime plotësuese, të gërmojë më thellë për të shkuar te rrënjët e kuptimeve të fjalëve, të bëjë skica e vizatime sqaruese (që ai i ka bërë me mjeshtëri). Dhe disa nga fjalët e Genc Lekës, që ai besonte se mjeshtërit e thesarit gojor të popullit do t’i bënin të vlefshme për gojën e brezave të ardhshëm, vërtet kanë hyrë në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980).
Po sjell nja dy shembuj. Në FGjSSh gjenden fjalët ALBËR dhe ALBËRISHTË.
ALB/ËR, ~RA f. sh. f. sh. ~ra, ~rat 1. Ashkël e hollë, cifël e hollë druri. Albra sëpate.
2. Lapër, copë lëkure e shqitur. Iu ngrit një albër në dorë.
3. Cipa e hollë që mbështjell pjellën, ani.
Trembet nga një albër trembet nga një punë a nga një vështirësi fare e vogël.
ALBËRISHT/Ë, -A f. sh. ~a, ~at. Vendi ku zakonisht çahen drutë me sëpatë dhe ku bien e mblidhen vazhdimisht albra; grumbull albrash në një shesh a në oborr. E kaluan dimrin me albërishtën.
Për këto fjalë Genc Leka, me kërkesë të A. Kostallarit, që ka ngulmuar shumë për fjalën albër, ka dhënë shpjegime të hollësishme gjatë v. 1971
2. Nuk e di nëse në Kartotekë kjo fjalë është sjellë edhe nga mbledhës të tjerë, por shpjegimet e FGjSSh (1980) duket se janë formuluar sipas shpjegimeve të Genc Lekës.
Në FGjSSh janë përfshirë për herë të parë edhe fjalët: XIBËRRIMË, ~A f. sh. ~a, ~at. Vend shumë i pjerrët; tokë joprodhuese, xibërrakë.
XIBËRRISHT/Ë, ~A f. sh. ~a, ~at. Vend i pjerrët e me tokë të keqe; tokë që nuk prodhon; xibërrakë, xibërrimë.
Të dyja këto fjalë, me të cilat besoj se sqarohen dhe toponimet Xibërr e Xibërrakë, gjenden të shpjeguara në materialet e Genc Lekës.
Genc Leka sjell dhe fjalën tum/e, ~ja me kuptimin “vend i ngritur në formë të rrumbullakët”, që të kujton po këtë fjalë te FGjSh (1954) “Majë kodre a mali pa dru”. Kjo nuk është përfshirë në FGjSSH, por aty gjendet tum/ë, ~a si term i arkeologjisë me kuptimin kodërvarr (italisht tumulo). Ndoshta fjala tume nuk ka të bëjë me italishten tumulo dhe me këto të dhëna mund të përfshihet përsëri në fjalorin shpjegues të shqipe.
Fjalori i Genc Lekës qëndron me meritë përkrah fjalorëve të mbledhësve të tjerë të zellshëm të fjalës shqipe, të cilëve gjuhësia shqiptare u detyrohet shumë. Lënda e tij kam përshtypjen se nuk është skeduar e gjitha në KLSH. Materialet e mbledhësve të fjalës shqipe e fitojnë vlerën e tyre të vërtetë vetëm kur radhiten së bashku në skedarët e kartotekës dhe plotësojnë njëra-tjetrën me hollësitë e kuptimeve e të përdorimeve dhe me të dhënat për shtrirjen gjeografike. Të vështruara kështu së bashku ato rivlerësohen dhe nga skedarët e KLSH kalojnë nëpër faqet e fjalorëve, bëhen pasuri e përbashkët, e të gjithëve.
Genc Leka me materialet e tij të pasura ka sjellë një ndihmesë të çmuar për njohjen më të plotë të visareve të gjuhës e të kulturës sonë popullore.
Emil LAFE