Gazetari shqiptar që jeton në Paris, Genc Burimi gjatë diskutimit në ‘Taks Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, u shpreh se, vota e diasporës mund ti kthehet në një bumerang PS-së dhe KQZ-së.
Sipas Burimit, kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu për verifikimin e çdo zarfi të dërguar jashtë, mund të sjellë bllokimin e votës së diasporës.
‘Ka tre lajme sot, që më në fund Berisha e theu më në fund akullin, që këto zgjedhje nuk do të njihen dhe se hapi i parë do të jetë protesta në 16 maj. Berisha siç duket do të jetë aty, me ato argumente të dhëna dje, nga vetë europianët gjatë konferencës së shtypi, nga përfaqësuesit më të lartë të zgjedhur.
E dyta është vota e diasporës, që sot po ndodh një virus, ku në një seancë në KAS, ku përfaqësuesi i PD po kërkonte ndarjen e votave nga Greqia, aty zbuluam se kjo mund të bëhet një bumerang për mazhorancën dhe KQZ.
Meqenëse në Shqipëri, më provon se, ai që voton është ai person, më gjej gjurmën në diasporë që ai që voton, ai që voton, dhe kjo gjë bëhet vetëm me anë të firmës dhe letërnjoftimit. Kjo është.
Edhe unë e kam thënë dje, e po e them, zarfin e kam marrë pa firmë. Nuk është firma ime. Kjo është diçka e vogël, por aty është e madhe, dhe më mirë e anulojmë fare, por diaspora del kundër.
Jemi në një tunel që nuk do të ketë certifikim të zgjedhjeve këto ditë, as pas 1 jave, deri kur DHL të provojë këtë. Pra kemi hyrë në një tunel shumë të gjatë.
Faktori i parë, Berisha që theu akullin, faktori i dytë është diaspora që ka rëndësi, sepse dhe 1 votë të mos certefikohet bllokohet.
Dhe e treta është, është prononcimi i Komisionit Europian, i cili ka vite e vite që thotë hapni negociatat, dhe jo e BE-së.’, tha Genc Burimi në SYRI TV,