Ajo ka përshkruar momentin e përplasjes, duke theksuar vonesën e mediave dhe ndërhyrjen e policisë, që pas një vonese prej një ore e gjysmë, u shfaq vetëm pasi ngjarja kishte marrë përmasa të mëdha.
Meta ka shprehur dyshimin se kjo mund të ketë qenë një përpjekje e koordinuar për ta “varrosur” ngjarjen, ndërsa ka kritikuar reagimin e vonuar të medias dhe policisë.
Sipas saj, kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të tilla që tregojnë se sistemi i votës është shkatërruar dhe qeveria Rama vazhdon të bëjë lëvizje që favorizojnë kriminelët.
Ajo ka theksuar gjithashtu se Rama, ka bërë investitor strategjik pronarin e ‘Top Medias’ duke përdorur median si një mjet të fuqishëm për të mbështetur dhe favorizuar grupet kriminale dhe pasuritë e fituara nga to.
“Ne qëndruam aty për gati 1 orë e 30 minuta dhe ishin shumë pak njerëz, disa çuna të forumit të PD që e kishin marrë këtë denoncim dhe kishin telefonuar vazhdimisht policinë dhe SPAK, ndërsa pjesa tjetër ishte ekipi i televizionit tonë. Pra, nuk kishte persona të tjerë.
Mediat e tjera nuk po vinin, as në momentin kur u bë përplasja me Erion Braçen.
Mediat nisën të vinin kur erdhi policia, pra pas një ore e 40 minuta, ku policia ishte telefonuar rreth 5-6 herë, pasi kjo ishte një përpjekje e koordinuar për ta “varrosur” si ngjarje.
Pra, policia nuk donte të dinte fare, edhe pse ishte disa metra më tutje dhe gazetarët kanë ardhur vetëm në momentin kur filloi të kishte përplasje mes policisë dhe eksponentëve të PD, ndërkohë që ishin duke u afruar dhe duke kuptuar se çfarë po ndodhte.
Në momentin kur ndodhi një përplasje, në një farë mënyre mediat u imponuan në ato momente të vinin, edhe pse Braçe qëndronte ende brenda zyrës, mbështetësit ishin jashtë dhe ishte krijuar një situatë që nuk mund të injorohej.
Zakonsisht mua më kanë bërë lajm kur ndodhin të tilla situata, siç ka qenë përplasja me Ramën për Sazanin gjatë vitit që kaloi, kur më preku, deri në ato momente Ramës nuk i interesonte, deri kur mediat apo gazetarët nisën të shkruanin, lajmi doli tek ‘Politico’, ata e konsideruan të pakonceptueshme këtë incident, derisa Rama reagoi në anglisht.
Nuk i kam parë dhe reagimet e gjërat të tilla, edhe pse mua më kanë shkruar mjaft qytetarë të cilët e konsideronin të shpifur reagimin e Braçes, por edhe unë pata një lloj reagimi, nuk isha aq e kontrolluar sa herët e tjera, edhe pse mënyra tipike e tij e sjelljes ishte gjithmonë e tillë.
Është shumë e shpifur ta shikosh veten që të shfaqin me kë je, ku je, etj., kur pas 4 javësh nga skandali, Rama shkon e fiton mandatin dhe vetëm ti aty kupton që ka rënë sistemi i votës dhe çdo gjë që bëmë ne ishte e kotë, sepse ti mund të denoncosh, mund ta bësh punën tënde, e ai nga ana tjetër merr më shumë vota, më shumë deputetë injorantë, dhe kështu vazhdon të japë leje për kriminelët.
A ka gjë më të hapur se kjo? Shkon e bëhet investitor strategjik, pronar i Top Media, dhe ne duhet ta presim që Top Media të bëjë detyrën? “