Një zyrtar i lartë i Hamasit ka reaguar me tone të ashpra ndaj një plani të propozuar nga qarqe pranë presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas Washington Post parashikon zhvendosjen “vullnetare” të popullsisë së Gazës dhe shndërrimin e territorit në një qendër teknologjie dhe turizmi, të njohur si “Riviera e Lindjes së Mesme”.
Përmbajtja e planit
Sipas dokumentit 38-faqësh të publikuar nga gazeta:
Banorëve që pranojnë të largohen do t’u ofrohen 5,000 dollarë cash, katër vjet qira të paguar dhe ushqim për një vit.
Pronarët e tokave do të marrin kupona digjitalë në këmbim të së drejtës për të rindërtuar pronat e tyre në të ardhmen.
Administrimi i Gazës për 10 vjet do t’i kalonte një entiteti të ri, të quajtur GREAT Trust (Trusti i Rindërtimit, Përshpejtimit Ekonomik dhe Transformimit të Gazës), i cili më pas do ta dorëzonte menaxhimin një **“entiteti palestinez të reformuar dhe të deradikalizuar”*.
Pas këtij projekti qëndron një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili ka nisur të shpërndajë ndihma që nga maji, megjithëse burimet e financimit mbeten të paqarta.
Reagimi i Hamasit
Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Bassem Naim, reagoi publikisht:
“Gaza nuk është në shitje. Territori është një pjesë integrale e atdheut të madh palestinez. Hamasi dhe populli ynë e hedhin poshtë këtë plan kolonial.”
Një tjetër zyrtar i Hamasit, në kushte anonimiteti, shtoi:
“E refuzojmë çdo plan që zhvendos popullin tonë dhe i jep legjitimitet pushtuesit.”
Ky plan ka ndezur debat të gjerë, pasi përfshin elementë të zhvendosjes së popullsisë palestineze, duke rritur frikën për spastrime etnike të maskuara si projekte zhvillimore. gsh