Sinqerisht kur lexova ne mediet shqiptare lajmin se futbollistit i Kombetares shqiptare Mergim Mavraj paska refuzuar ti jape doren nje kardinali gjerman, nuk e besova…Dyshova mos ishte ndonje sajim, ndonje nga ato sajimet e shumta te shtypit shqiptar, si nje shtyp i lirë deri ne shthurje, që është…
Por jo,ashtu ishte…per fat te keq!Lojtari i Kombetares se Shqiperise vertete nuk kishte pranuar ti jepte doren nje kardinali gjerman kur ky i fundit kishte vizituar ekipin e Kelnit ku luan Mavraj…po citoj :
-“Kardinali Rainer Maria Woekli ka vizituar ekipin e Këlnit. Si një tifoz i kësaj skuadre, Kardinali ka vizituar ekipin dhe është lutur për të përmirësuar edhe ecurinë e ekipit në kampionat.Mbrojtësi i Kombëtares, një mysliman i devotshëm, ka refuzuar t’i japë dorën klerikut. Kjo raportohet nga “Expres.de” në momentin kur çdo lojtar tjetër ka takuar klerikun dhe ka marrë prej tij,(i shoqëruar nga një babagjysh),një çokollatë në vigjilje të muajit të festave.”
Shtanga…E para Mergim Mavraj eshte futbollist i Kombetares Shqiotare,domethene perfaqesues se Kombit Shqiptar,Komb qe ka ne perberje te vet shqiptare te disa besimeve fetare si Myslimane,Ortodokse dhe Katolike,etj…Duke refuzuar kardinalin katolik,Mavraj indirekt ka refuzuar shqiptaret katolike që identifikohen me ate besim fetar!Te njejten gje do ta kisha shkruar edhe sikur nje futbollist i Kombetares shqiptare,i besimit katolik ose ortodoks ta zeme,te kishte refuzuar shterngimin e dores me nje hoxhë!Futbollisti Mergim Mavraj mund te zgjedhe te jete i paedukate me nje klerik katolik,mund te zgjedhe te jete edhe mosmirenjohes ndaj kombit gjerman,komb prej te cilit vetem te mira ka pasur Mavraj dhe shqiptaret por si lojtar i Kombetares,Mergim Mavraj ne njefare menyre na perfaqeson te gjitheve ne!Pare nga ky kendveshtrim,Mavraj ben nje gabim kardinal,sepse fyen pikerisht ata qe e kane zgjedhur aty ne kombetare!…Nuk po shkojme me gjate dhe ti kujtojme Mergim Mavrajt faktin se eshte treguar i paedukate me vendin ku ka lindur,Gjermanine,(ka lindur ne Hanau Gjermani),me vendin ku eshte bere futbollist,vendit ku luan dhe fiton paq, te gjitha keto fale Gjermanise qe i dha strehe familjes se tij!Ka shume mundesi qe ne fillimet e veta ne Gjermani familja Mavraj te jete strehuar e ushqyer nga ndihmat e kishes katolike!Nuk ka fare nevoje te permendet sa ka bere dhe sa i ka ndihmuar Gjermania shqiptaret e ballkanit se ajo dihet nga ata qe jane njerez!Per fat te keq mirenjohja eshte virtyt qe jo te gjithe njerezit e kane…Mavraj mund te mos kete respekt per vendin ku u be njeri,por ai duhet te ndjeje detyrim per vendin kombetaren e te cilit ka zgjedhur te prezantoje,Shqiperine!Ndaj nuk duhet te fyeje bashkekombasit e tij te besimit katolik!Deri me sot nje nga pasurite me të medha kombetare që kemi pasur ka qene;Harmonia Fetare!Koheve te fundit kane nisur e po na dalin te tille “besimtare të devotshëm” që duan ta minosin edhe këtë vlere!Duan ta minosin njesoj siç minosën Palmirën e Sirise maniaket vehabiste të ISIS …
Turp per ju Mavraj!
Se pari turp qe nuk njeh historine e kombit qe perfaqeson ne futboll!
Mergim Mavrajt,ketij lojtari futbolli,(topkambe),i duhet kujtuar se ne vitin 1919,vendi yne Shqiperia,(Kombetaren e se ciles ai sot perfaqeson),ka shpetuar pa u copetuar mes fqinjeve tane makutë,Serbise,Greqise dhe Italise,fale nje ipeshvi katolik me emrin Luigj Bumçi…
Kur mbaroi Luftes e Pare Boterore fuqite fituese u mblodhen ne Paris qe te ndajne trofete e fituara…Ne qershor të vitit 1919 Shqiperia e dobet dhe fare e pambrojtur u gjend para rrezikut te copetimit nga Fuqite e Medha ne Konferencen e Paqes.Ka qene periudha me e rrezikshme per krejt ekzistencen e kombit tone…Eshte i vetmi rast ne histori kur te tre fqinjet tane Greqia,Serbia dhe Italia ishin marre vesh me njeri-tjetrin per copetimin e Shqiperise se mbetur ne Londer me 1913…Shqiperia qe kishte dale e pavarur me 28 nentor 1912…Gjithshka ishte pergatitur me plan,nga fqinjet makute,Shqiperia do te ndahej ne Shkumbin mes Greqise dhe Serbise,kurse Italia do merrte Vloren dhe Sazanin qe i kishte pasur gjithmone synim,ndaj dhe ne ate vit kishte dhe trupat e veta ushtarake atje.Para nje rreziku te tille Shqiperia e drobitur pati perzgjedhur nje dergate me burrat me te dijshem e me patriote te kombit.Si kryetar te dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Versajë, Paris,pjesetaret e dergates zgjodhen Imzot Luigj Bumçin.Ipeshv katolik o Mergim Mavraj!Nje patriot dores se pare,djali i motres se Pashko Vases,rilindasit tone te madh qe ka lene fjalet lapidare :
– “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!”…
Atje ne Konferencen e Parisit Imzot Luigj Bumçi mbajti fjalimin e pergatitur nga nje tjeter prift katolik,franceskani Ate Gjergj Fishta…Fjalimin me titull “Të drejtat e Shqipnisë etnike”,qe ka mbetur ne histori si model,fjalimin ku mes tjerash shkruahej se :
-“Kerkojme mëvetësinë e tanësinë tokësore e Shqypnisë mbrenda kufijve ethnikë e respektim i të drejtave syprane të kombit shqyptar”…Në dhjetor te atij viti,kryetari i dergates shqiptare Imzot Luigj Bumçi,ndërhyri pranë Papa Benediktit XV,që Korça dhe Gjirokastra mos t’i shkëputeshin Shqiperisë siç e kishin planifikuar mes tyre ne marreveshje Italia me Greqinë,në paktin Tittoni-Venizelos,nënshkruar në qershor të vitit 1919…Patriotet e vertete shqiptare i dine mire perpjekjet titanike te Imzot Bumçit,qe gjatë periudhës tetor-dhjetor,shfrytezoi te gjithe kontaktet,lidhjet dhe njohjet e veta duke takuar kreret e klerit katolik ne Vatikan,po ashtu shfrytezoi te gjithe lidhjet e njohjet qe kishte duke lobuar me politikane evropiane.Zgjedhja e Imzot Bumiçt,si kryetar i beri te duken pa vend pretendimet serbe se “shqiptaret jane mbeturina osmane ne Ballkan dhe se nuk jane nje komb”…Kur u gjenden perballe Imzot Bumçit ne Konferencen e Paqes, atehere serbet,greket dhe italianet nderruan taktike…Mergim Mavraj duhet ta mesoje se gjate punimeve te kesaj konference,francezet,italianet dhe greket,me perkrahjen e heshtur te kryeministrit anglez, David Lloyd George, paraqiten dhe nje plan djallezor ku propozohej qe gjithe shqiptaret e besimit katolik mund te shpernguleshin ne menyre te organizuar dhe te dergoheshin ne Amerike Latine,Argjentine,Brazil apo Uruguaji,u ofruan dhe detaje te atij plani,se si do te transportoheshin,per sa kohe dhe sa veta mund te emigronin…Kur u njoh me kete plan djallezor, Imzot Bumçi bujshem deklaroi para kryeministrave te Fuqive te Medha se : “…me muslimanët jena vllazën!” dhe e kundershtoi ate plan me force!Sepse jemi vllazen,ashtu shkruante i madhi At Gjergj Fishta :
“Vertete ne kemi Bajram e Pashke
Por Shqiptarine e kemi bashke!”
Kundershtimi nga ana e dergates shqiptare i planit per shpernguljen e shqiptareve kristiane ne Amerike Latine,sidomos kur kjo dergate ishte e kryesuar nga nje prift katolik,beri buje dhe zgjoi interesimin e SHBA-ve, Presidentit Uilson dhe pjesetareve te tjere te delegacinit amerikan nga Uashingtoni.Ky kundershtim ju bashkua perpjekjeve te medha te komunitetit shqiptar ne SHBA te cilet kishin kontaktuar mjaft senatore dhe kongresmene amerikane duke i sensibilizuar per ate se çfare pergatitej ndaj Shqiperise…Senatore dhe kongresmene amerikane ishin sinjalizuar mes tjerash edhe fale lobingut te disa kardinaleve qe kishte njohur Imzot Bumçi,pikerisht kardinale si gjermani Rainer Maria Woekli te cilit nuk i dha doren Mergim Mavraj… Çfarë turpi!Mavrajt dhe tjereve si ai u duhet thene lexoni librat e historise dhe mos na turperoni keshtu se na nxite faqen me kete mosmirenjohje!Edhe ne mos lexofshi libra,te pakten njihuni me traditen e pasur te Kombit qe keni zgjedhur te perfaqesoni,traditen e pastert shqiptare te bashkejeteses dhe harmonise fetare nder shekuj.Tradite e ruajtur me shekuj,kur shqiptaret lusnin festat fetare bashke,kur per te gjithe festat shqiptaret e cilitdo besim shkonin per vizita te njeri-tjetri,si vellai te vellai i te njetit gjak!Kur lidhnin kumbari e kur beheshin vellame…
Komentet