Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është bërë nënë për herë të dytë më 1 maj. 28-vjeçarja ndau lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale, duke zbuluar se vajza e saj quhet Viviana, ose shkurt Vivi.
“Është perfekte dhe e shëndetshme, ndërsa vëllai i saj i madh po përshtatet me shumë gëzim me jetën pranë motrës së vogël. Po shijojmë çdo moment në flluskën tonë të lumtur me të porsalindurën. Falënderoj të gjithë ata që më dërguan lutjet e tyre gjatë shtatzënisë, i ndjeva vërtet gjatë gjithë kësaj eksperience. Zoti është i mirë”, shkroi 28-vjeçarja krahas një fotografie ku shfaqet duke mbajtur në krahë foshnjën.
Edhe pse dita e saj e fundit në Shtëpinë e Bardhë para lejes së lindjes ishte planifikuar për 24 prill, Leavitt mori pjesë në darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe u rikthye sërish në detyrë pas një incidenti me armë.
Ajo zhvilloi edhe një konferencë të papritur për shtyp më 27 prill, ku dënoi dhunën politike dhe kritikoi moderatorin Jimmy Kimmel, përpara se të rikthehej në lejen e lindjes.
Leavitt është gjithashtu nënë e një djali 21 muajsh, Nikos. Ajo kishte bërë publike shtatzëninë e dytë në dhjetor të vitit të kaluar përmes Instagram-it.
Në fotot e publikuara, ajo pozonte pranë pemës së Krishtlindjes duke mbajtur barkun e rrumbullakosur.
“Dhurata më e bukur e Krishtlindjes që mund të kërkonim ndonjëherë, një vajzë që do të vijë në maj 2026. Bashkëshorti im dhe unë jemi shumë të lumtur që familja jonë po zgjerohet dhe mezi presim të shohim djalin tonë të bëhet vëlla i madh.
Zemra ime është plot mirënjohje ndaj Zotit për bekimin e mëmësisë, që sinqerisht besoj se është gjëja më e afërt me Parajsën mbi tokë”, kishte shkruar ajo.
Nicholas Riccio dhe Karoline Leavitt u fejuan gjatë Krishtlindjeve të vitit 2023 dhe mirëpritën djalin e tyre, Nicholas Robert Riccio, më 10 korrik 2024.
Vetëm pak kohë pas lindjes së djalit të parë, Leavitt iu rikthye fushatës presidenciale të Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. gsh