Ish-presidenti Bill Clinton ka shkaktuar shqetësime të reja për gjendjen e tij shëndetësore, pasi u pa së bashku me gruan e tij, Hillary, në Hamptons, duke transportuar një defibrilator portativ.

Sipas Daily Mail, çifti u vërejt në aeroport duke mbajtur një pajisje që ngjante me Propaq MD Air Medical Bag, një ngjarje që rriti pyetjet për shëndetin e brishtë të ish-Presidentit 79-vjeçar.

Clinton ka një histori të gjatë problemesh kardiologjike. Në vitin 2004 ai pësoi një infarkt, që çoi në një operacion bypass, ndërsa në vitin 2010 ai u shtrua në spital përsëri për dhimbje në kraharor dhe iu vendos një “stent”.

Në vitin 2021, ai u shtrua në spital për një infeksion të rëndë urologjik që kishte shpërthyer në gjak, ndërsa në dhjetor 2023 kaloi disa ditë në spitalin MedStar Georgetown University në Washington për shkak të gripit.
Në shfaqjen e tij të fundit, Clinton mbante një xhaketë blu dhe një kapelë të zezë, i shoqëruar nga rojet e tij personale. Hillary Clinton ishte veshur me një xhaketë të zezë mbi një komplet blu. Deri tani, Zyra e ish-Presidentit nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me këtë ngjarje.

Përveç shqetësimeve për shëndetin e tij, çifti Clinton është gjithashtu në qendër të hetimeve lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein.
Më 5 gusht, ata morën thirrje për dëshmim nga Komiteti i Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, edhe pse ata nuk janë nën hetim. Dëshmitë e tyre janë caktuar për në tetor, Bill më 14 tetor dhe Hillary më 9 tetor, por nuk është e qartë nëse do të paraqiten. GSH
