Ylli i popit Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, duket se kanë konfirmuar thashethemet për një lidhje dashurie, pasi u fotografuan duke shkëmbyer një puthje në jahtin e saj në Santa Barbara, Kaliforni.
Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë çiftin duke kaluar një pasdite të qetë së bashku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej muajsh.
Ky moment romantik vjen pak kohë pasi thuhej se marrëdhënia mes tyre ishte ftohur, pasi Trudeau ndihej “i sikletosur” nga vëmendja e medias pas darkës së tyre në Montreal.
Megjithatë, fotot e fundit sugjerojnë të kundërtën, pasi çifti duket tepër i afërt dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Në imazhet që po qarkullojnë në rrjete sociale, Perry shihet me një kostum banje të zi ndërsa shkëmben një puthje me Trudeau-n pa bluzë. Të dy janë fotografuar gjithashtu duke u përqafuar, ndërsa Trudeau duket se i jep një puthje në faqe këngëtares.

Një dëshmitar tha për The Daily Mail: “Ajo afroi jahtin e saj pranë një varke publike për shikim balenash dhe pastaj filluan të putheshin. Nuk e kuptova menjëherë se kush ishte me të, derisa pashë tatuazhin në krahun e burrit dhe menjëherë kuptova që ishte Justin Trudeau.”
Dyshja u panë për herë të parë së bashku në korrik të këtij viti gjatë një darke në Montreal, pas së cilës Trudeau u fotografua gjithashtu në një nga koncertet e saj të turneut të suksesshëm Lifetimes në Kanada.

Jeta personale e Katy Perry ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Këngëtarja i dha fund fejesës me aktorin Orlando Bloom në qershor të vitit 2025, pas shtatë vitesh bashkë dhe gjashtë vitesh të fejuar. Ata jane prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove, e lindur në gusht të vitit 2020.
Nga ana tjetër, Justin Trudeau njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau në gusht të vitit 2023, pas 18 vitesh martesë. Ish-çifti ka tre fëmijë: Xavier, 17 vjeç, Ella-Grace, 16 vjeçe dhe Hadrien, 11 vjeç. gsh
