Foto histori: Gazeta zyrtare e Krahinës autonome të Kosovës, me numër 21, Prishtinë, më 3 korrik 1990, publikon vendimin e Kuvendit për Kosovën njësi të barabartë në Federatë: “Në bazë të të drejtave sovrane të popullit të Kosovës, duke përfshirë edhe të drejtën për vetëvendosje, Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në mbledhjen e përbashkët të të gjitha dhomave të mbajtur më 2 korrik 1990, miratoi këtë
DEKLARATË…”
Kjo foto është shpërndarë sot nga kryeministri Albin Kurti në faqen e tij në facebook.
